Gruaja me sëmundje të rrallë të gjakut bëhet nënë, rasti i parë në Shqipëri

12 Qershor 2024, 19:24Sociale TEMA
Gruaja me sëmundje të rrallë të gjakut bëhet

Një rast suksesi u arrit tek një paciente e diagnostikuar përpara shtatzënisë me trombocitopenia, purpure idiopatike, falë bashkëpunimit të mjekëve obstetër-gjinekologë, mjekëve reanimatorë, hematologë dhe atyre pediatër në SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në një postim në rrjetet sociale.

“Falë kësaj ndërhyrje pacientja dhe bebi i saj gëzojnë shëndet të plotë. Ky është rasti i parë në Shqipëri i dokumentuar që një shtatzëni e tillë të shkojë deri në muajin e 9-të duke shpëtuar jetën e nënës dhe vogëlushit të saj”, theksoi Koçiu.

Ministrja Koçiu shprehu mirënjohje për ekipin e mjekëve: Prof. dr. Eliona Demaliaj, dr. Marinela Lica, dr. Zef Delia, dr. Adela Perolli dhe dr. Spiro Dama.

Në videon e publikuar nga ministrja Koçiu, prof. dr. Eliona Demaliaj tha se “sakrificat e një nëne janë të pafundme. Nëna përpara shtatzënisë vuante nga një patologji e rëndë në shtatzëni. Nëna me dashurinë e madhe për të pasur fëmijë rrezikoi jetën dhe mori përsipër vazhdimin e shtatzënisë, por pati besim tek mjekët dhe sistemi shëndetësor publik dhe duke bashkëpunuar me ne arriti të ketë shtatzëni të suksesshme dhe fëmija të gëzojë shëndet të plotë”.

Dr. Zef Delia u shpreh se “Irma Sulaj, 35 vjeçe erdhi nga Berati në Tiranë për një trajtim më të kualifikuar, pasi vuan nga një sëmundje e rrallë e gjakut. Bebi edhe nëna e re, Irma Sulaj falënderoi mjekët për përkushtimin e tyre”.

“Falë përkushtimit të prof. dr. Eliona Demaliaj për 9 muaj rresht arrita të kem djalin tim Amar sot në krahë”, tha Sulaj duke shtuar se “mjekët janë heronj”.

4 Komente

  1. Q
    Qazim Mulleti

    Zoti ju shperblefte

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bismilah, happy birthday!

      Bebja me jete e nafake! Saudite osh kjo nona qy e ka qujt çunin Amar?

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kunder injorances shqiptare!

        Injoranca e instituticioneve eshte pa kufi. Perse sillen detaje te personit, me emer dhe mbiemer? Kane degjuar keta per ruajtjen e privatesise se personit?

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zoti te falte !

          INJORANCE !!!!!!!!! eshte qytetare e thjeshte . nuk ka asgje per te fshehur. Nuk eshte politikane dhe kriminele !

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje