Gushti sjell emigrantët në atdhe, fluks hyrjesh në Portin e Durrësit! Rreth 6 përqind më shumë se në korrikun e vitit 2023

2 Gusht 2024, 12:40Sociale TEMA
Gushti sjell emigrantët në atdhe, fluks hyrjesh në Portin e

Fluks turistësh në Portin e Durrësit. Sa i përket sektorit të udhëtarëve, janë 230 mijë pasagjerë të regjistruar në hyrje-dalje të vendit nëpërmjet pikës kufitare të Durrësit, gjatë janar-qershor 2024, ku një rritje në masën 6% reflektohet në shifrat e shtetasve të huaj në vendin tonë.

Trend rritës kanë njohur edhe shifrat e hyrje-daljeve të mjeteve nëpërmjet Terminalit të Pasagjerëve nga ku janë transportuar mbi 99 mijë automjete, kamionë dhe trailerë ose 4% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë 6 mujore të vitit që lamë pas.

Vetëm në muajin korrik 2024 janë përpunuar 85100 pasagjerë. Rreth 6 përqind më shumë se korrikun e vitit 2023.

2 Komente

  1. O
    Otto

    E ku hyn gushti tek ky lajmi?

    Përgjigjjuni
    1. M
      Maro

      Ato 6% jane aq Shqiptare sa jane larguar kte vit.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje