
Në trojet shqiptare, ku mikpritja është thuajse ligj i pashkruar dhe fjala e dhënë ka vlerën e një betimi, ekziston një rit i lashtë që i ka mbijetuar kohërave dhe ndryshimeve: dollia.Nuk po flasim vetëm për një ngritje gote si simbol për të festuar. Por për një formë komunikimi të trashëguar brez pas brezi, një shprehje e miqësisë, e cila duket se krijon një skenë ku çdo fjalë e shqiptuar bart një mesazh që shkon përtej momentit.
Ky është rrëfimi ynë të përfshirë plotësisht në zbulimin e botës së dollisë shqiptare, aty ku autenticiteti është thelbi.
Në traditën shqiptare, dollia ka qenë dhe mbetet një mënyrë e veçantë për të nderuar miqtë, të afërmit, vendin. Dhe këtë forcë të dollisë si akt kulturor e shpreh fuqishëm edhe kinematografia shqiptare.
Në këtë mënyrë, dollia shqiptare është më shumë se një rit i gostisë, ajo është një trashëgimi që meriton të ruhet e të vlerësohet si një pasuri kombëtare me rëndësi të veçantë.
Dollia po shërben si urë mes brezave, ku në çdo gotë të ngritur fshihet një histori, një ndjenjë dhe një kujtim i përbashkët.
Dollia ka dhe veçori të dallueshme nga njëra zonë në tjetrën. Karakteristikat e dollisë sipas rajoneve të ndryshme në studimin e profesor Sherif Bundos ndahet kryesisht në dy grupe: dollia zabërzançe dhe dollia sulovarçe.
Megjithëse duhet pranuar se rregullat e dollisë kanë ndryshuar, nga një rit solemn që udhëhiqej dikur nga hierarkia dhe zakoni në tryezat e brezit të vjetër, është kthyer sot në një shprehje më e thjeshtë dhe emocionale nga brezi i ri ku mbizotëron lirshmëria e ndjenjave. Tradita mbetet, por forma ndryshon me kohën.
Dollia, përfaqëson një pasuri të çmuar kulturore e shpirtërore mes shqiptarëve; që me inisiativë të një grupi intelektualësh propozohet të bëhet pjesë e trashëgimisë botërore në Unesco, i drejtuar nga akademiku Sherif Bundo i cili i ka kushtuar libra dollisë shqiptare, madje ka shkruar edhe një manual për rregullat e dollisë të përkthyer në gjuhë të huaja që ju shërben turistëve të njohin më mirë traditën shqiptare.
Top Channel
Ju qifsha dollite e zarbove dhe sulove......
Copë muti mbetet copë muti!
Nje emision qe pash vetem rremuje. Nuk kuptova cilat ishin vecorite e dollise ne krahina te ndryshme. Me sa di dollite kane ndryshim ne rregullin e berjes. Ne Skrapar behet ndryshe nga myzeqeja. Dollia zaberzance , quhet se ne Zaberzan- fshat ne Skrapar , pihet e perbashket. Dollibashi gjen nje person, permendet per cilin pihet shendeti, dhe te gjithe pine ate shendet,pastaj vion tjetri. Po keshtu ndryshon rregulli i dollise edhe ne Tepelene . PO ne zonat e veriut si behet dollia ? Ne emision nuk u permend .
GEZUAR KURBAN BAJRAMIN
Te ka demtuar turku ty o zgjebs
Si ne cdo shtet te Botes, qe kane shume zakone te mira kane dhe zakone pirje cigaresh apo pijanec Rakie...ne vendet ish te Rusise ngrejne doli edhe per te vdekurit ! ahhahh edhe ne shume vende te tjera ngrejne dolli ! nuk eshte e shqipes kjo Historia e dollise... nje Plake ne moshe para viteve 90 , tregonte se vesi dhe Respekti i dollise ! ka dalur nga Pijanecet qe kishin qefe te pinin sic pijne sote ! por ne ato vite te egerta , e nxoren si mode pirjen e Rakise me dolli, duke permendur Diaktoret miqe dhe shoke te PPSH , ngrenin dole edhe per grate qe kishin ata Familaire shtatezane ! dhe thoshin hajde me nje djale ! dhe ho burra pijanecet qeshnin ne qetesine e alkoholit ! budalllelleqe me hoke... shqiponjat kane shume Histori !