Në vitin 1976 Instituti i Studimeve dhe i Projektimeve të Urbanistikës dhe të Arkitekturës realizoi studimin urbanistik të qendrës së kryeqytetit.
Studimi u miratua nga Byroja Politike e PPSH dhe Enver Hoxha përcaktoi edhe vendosjen e disa prej objekteve të reja.
Mes tyre ishte edhe Muzeu Historik Kombëtar që do të mbizotëronte në qendrën e Tiranës.
Për këtë arsye u shemb ish- Bashkia e ndërtuar me projekt italian, si pjesë e kompleksit të qendrës së kryeqytetit, që në atë kohë ishte Komiteti Ekzekutiv i Rrethit të Tiranës.
Punimet për ndërtimin e Muzeut Historik Kombëtar filluan në shtator 1978 dhe ndërtesa u përurua më 28 tetor 1981.
Ndërtesa e muzeut është trekatëshe dhe arrin lartësinë 20 metra, ka një sipërfaqe të përgjithshme 27.000 m2 dhe sipërfaqe ekspozimi 18.000 m2.
Nga një VKM e kohës mësohet se makineritë, pajisjet dhe materialet për ndërtimin e Muzeut janë marrë kryesisht nga importi.
Projektin e Muzeut e ka hartuar një grup pune i përbërë nga arkitektët Sokrat Mosko, Enver Faja, Nina Shehu dhe Petraq Kolevica. Ata punuan nga 01.04.1977 deri më 14.08.1979.
Në ballinën e Muzeut Historik Kombëtar është një mozaik me përmasa 37 x 11 m, i cili përbëhet nga 13 figurina afërsisht 10 metra të lartë dhe zë një sipërfaqe prej 400 m2 .
Mozaiku titullohet “Shqipëria”. Ai është realizuar nga Vilson Kilica, Josif Drobroniku, Agim Nebiu, Anastas Kostandini dhe Aleksandër Filipi .
Për realizimin e mozaikut grupi i punës ka punuar nga shtatori i vitit 1979, deri në muajin mars 1980. Pllakëzat e mozaikut janë blerë nga kompania “Orsoni” në Venecia dhe atë kohë kanë kushtuar 150 000 dollarë. (Adi Darsi)
muzu i enverit ,,,
Dmth hoqen ndertesen me t'bukur n'Tirane pra ish Bashkine ndertuar prej arkitekteve me t'mireve n'Bote-Italianeve dhe vune nje mbeturine Sllavokomunistet-Turko-Mongole..bere prej nje-thundrakeve te Dulles...tmerri nuk njeh kufi fatkeqesisht
Prishja e godines se bashkise ishte nje krim i madh sepse ne ate kohe kishte plot vende per tu bere muzeu kombetar.
Godina e bashkise para clirimit dhe komiteti ekzekutiv qe quhej ne kohen e komunizmit ishte nje godine madheshtore ne qender te kryeqytetit,prishja e saj eshte bere me eksploziv, koha e shperthimit ishte naten dhe copat e betonit kane fluturuar deri ne dritaret e shtepive tona qe ishin ne rrugen bardhok biba.Prishja e kesaj godine ishte vendim i njerezve te cmendur,jo vetem per vlerat e arkitektures por dhe historike te saj..Ne qe kemi lindur ne Tirane dhe sot jemi te moshuar na ka ardhur shum keq at'here kur degjuam per prishjen e kesaj ndertese qe lidhet me historine e vjeter dhe me tej te ketij objekti madheshtor qe u prish per te ndertuar nje muzeum do te kishte brenda historine e ketij qyteti qe kur u be kryeqytet ne vitin 1920.Ne vitin 1976 qe eshte prishur kjo ndertese Tirana kishte shume vende te tjera per ta ndertuar kete muzeum,qe eshte veper e stilit arkitektures socialiste.Por at'here vendoste byroja politike per cdo gje dhe specialstet mbyllnin gojen per te kundershtuar kete cmenduri te byroisteve,por fillonin projektet qe ishin vendosur per tu bere.