I ati vrau veten me fotoksinë, djali i Pal Trashajt: Na bllokuan edhe minimumin jetik. Babai ka shkuar disa herë në SPAK...

3 Korrik 2024, 10:22Sociale TEMA
I ati vrau veten me fotoksinë, djali i Pal Trashajt: Na bllokuan edhe

Gledis Trashaj, djali i 63-vjeçarit Pal Trashajt i cili u vetëvra duke pirë fotoksinë para SPAK, në një prononcim për mediat ditën e sotme është shprehur se i ati kishte shkuar në SPAK për të kërkuar drejtësi pasi i ishte marrë pasuria nga përmbaruesit që punojnë për kompanitë e mikrokredive.

Trashaj u shpreh se janë të shkuar për ngjarjen tragjike, ndërsa ka treguar dhe bisedën e fundit që i ati ka bërë para se të ndërmerrte aktin.

Pjesë nga fjala e djalit të Trashajt:

Babi është munduar gjatë gjithë kohës që të na shmangte nga problemet që kishte me bankën BKT. Di një gjë që babi ka shkuar disa herë pranë SPAK. Kanë arritur deri në atë lloj limiti sa na kanë hequr dhe minimumin jetik, na kanë marrë gjithçka. Ne banojmë në fshatin Pllanë, ku dhe jetojmë aktualisht.

Babi kishte marrë mamin në telefon dhe i kishte thënë se kishte bërë diçka, kishte pirë fotoksinë. Humbja është katastofale, jemi të shokuar emocionalisht, nuk mund të spekuloj pa pasur të dhëna ekzakte. Personalisht mua, që kam qenë pjesë e administratës, këto zyra më kanë bllokuar minimumin jetik.

Dua që kësaj gjëje t'i hyj me themel, e gjithë paga më bllokohej në mënyrë absurde, na ka prekur të gjithëve si familje, nuk mund të vazhdonim jetën normalisht, isha në punë dhe nuk merrja rrogë, detyrohesha të bëja një punë të dytë.

Babai e ka pasur të thjeshtë që mund të merrte armën dhe të vriste disa veta, gjendja emocionale e tij ka qenë shumë e ngarkuar, SPAK bëri një reagim dhe tha që e thirrëm po na iku… unë këtë nuk di që ta sqaroj.

Nuk ka pasur asnjë tentativë të mëparshme për ti bërë keq vetes. SPAK-ut ai i ka vajtur me vendimet e gjykatave, në Prill ka marrë një përgjigje nga Prokuroria e Posaçme, dhe i ishte thënë që kallëzimi i tij nuk qëndronte. Këtu duhet të marrësh armën që të quhesh një njeri me karakter të fortë.

5 Komente

  1. S
    Sonila Hysi

    Mjaft trishtuese!Nese institucionet e sidomos Banka e Shqiperise do te kishte marre ne konsiderate kete qe njihet rasti ""SULA"" nuk do te kishin ndodhur keto reprezalje me rreth 100 mije kredimarres e familjare te tjere duke shkaktuar plage kaq te thella sociale. Ky zoteria me lart (Agron Sula) ne hallin qe i ra ka bere nje ekspertize te plote te gjithe kesaj maskarade ne procesin kredidhenes ne Shqiperi duke filluar nga; Momenti i dhenies se kredise (truku i bashkimit te kredise me overdraftin ne menyre paparalajmeruar dhe vjedharake),Nxjerrja e Urdherit te Ekzekutimit ne gjykate pa pranine dhe pa dijenine e kredimarresit,Rritja e galopante ekamatvonesave edhe pas nxjerjes se Urdherit te Ekzekutimit si dhe vonesa prej 2-3 vitesh nga nxjerrja ketij urdheri deri ne dergimin ne proces permbarimor,Cenimi i rende nga banka i te drejtave njerezore (mgjs gjasme banka perendimore) duke i bllokuar gati 1 vit pagen 100 %, Ndryshimi ne menyre te ""fshehte" te Kodit te Procedures Civile me dt.29.12.1998 (duket qarte lobim oligarkesh) duke cilesuar ne nenin 533 te ketij kodi nga mbajta 50 % te pages ne minimum jetik (tani e kane rikthyer perseri ngaqe akoma nuk eshte percaktuar se kush quhet minimum jetik).Marrja e atributeve nga zyra permbarimore per te percaktuar minimumin jetik qe perben gjithashtu nje shkeleje shume te rende,Rritja galopante e kamatvonesave ne menyre krejt abuzive,arroganca dhe shkelja e rende e etikes ne ekzekutimin e ne mbledhjen e kredise etj Dmth nese do te ishte marre ne konsiderate ky rast(me te cilen e theksoj jane bere te njohur te gjithe institucionet e njihet si rasti "" SULA"" nuk do kishin lulezuar keto kjoskat dhe bandat borxhmledhese qe gjenden sot me shume vonese para drejtesise

    Përgjigjjuni
    1. S
      Si nuk ndohdin keto gjera krimineleve ministra !

      Ngushellime Families....Zoti ju dhente force si ne te tilla raste , humbje jete .. Tragjedi dhimbje kure e Lexojme kete Histori per te ndjerin qe humbi jeten e tije ! per mungese te tolenaces dhe trillimet e bankes per te detyruar njerezit ne veteflijim.. Fatekeqesisht komunizmi apo diktatura te torturonte te burgoste te eleminonte te ingtrenonte te fshinte nga faqja e dheut nese nuk jetoje simbas urdherave te diktatures...ku ne shekuj miiona njerez e perjetuan dhe milona njerez vdiqen.... Por dhe kjo ne Demokraci ne lirine e fjales dhe ne lirine e jetes te pa cunguar ..... me forma te sostifikuar deri ne flijim te jetes ...si ne keet raste por dhe ne shume raste te tjera ! duhen luftuar me rregullore dhe ligje per te shpetuar njerezit nga kriminelet banka te pa shpirte qe jetojne me gjakun e te vrareve !

      Përgjigjjuni
      1. R
        Republic banana......

        E mer Pal mer Pal ti ishe i pa fat,vdiqe ne diten kur citjoneziu po qante per Kadar Ismael..... allah uakbar!

        Përgjigjjuni
      2. ?
        ??

        Pastaj dalin disa filozofë dhe thonë pse ka vetëgjygjsie pse ka hakë marrë? Ja dhe përgjigja. Ose vrit vetën? osë vritë të tjerët?zgjidhë e merrë? Poshtë Shtet dhe instutututsonet shtetrorë që ne kemi sotë në Shqiprie.

        Përgjigjjuni
      3. S
        Sonila Hysi

        Mjaft trishtuese!Nese institucionet e sidomos Banka e Shqiperise do te kishte marre ne konsiderate kete qe njihet rasti ""SULA"" nuk do te kishin ndodhur keto reprezalje me rreth 100 mije kredimarres e familjare te tjere duke shkaktuar plage kaq te thella sociale. E parajmeruar vite me pare nga zoteria(Agron Sula) ne hallin qe i ra ka bere nje ekspertize te plote te gjithe kesaj maskarade ne procesin kredidhenes ne Shqiperi duke filluar nga; Momenti i dhenies se kredise (truku i bashkimit te kredise me overdraftin ne menyre paparalajmeruar dhe vjedharake),Nxjerrja e Urdherit te Ekzekutimit ne gjykate pa pranine dhe pa dijenine e kredimarresit,Rritja e galopante ekamatvonesave edhe pas nxjerjes se Urdherit te Ekzekutimit si dhe vonesa prej 2-3 vitesh nga nxjerrja ketij urdheri deri ne dergimin ne proces permbarimor,Cenimi i rende nga banka i te drejtave njerezore (mgjs gjasme banka perendimore) duke i bllokuar gati 1 vit pagen 100 %, Ndryshimi ne menyre te ""fshehte" te Kodit te Procedures Civile me dt.29.12.1998 (duket qarte lobim oligarkesh) duke cilesuar ne nenin 533 te ketij kodi nga mbajta 50 % te pages ne minimum jetik (tani e kane rikthyer perseri ngaqe akoma nuk eshte percaktuar se kush quhet minimum jetik).Marrja e atributeve nga zyra permbarimore per te percaktuar minimumin jetik qe perben gjithashtu nje shkeleje shume te rende,Rritja galopante e kamatvonesave ne menyre krejt abuzive,arroganca dhe shkelja e rende e etikes ne ekzekutimin e ne mbledhjen e kredise etj Dmth nese do te ishte marre ne konsiderate ky rast(me te cilen e theksoj jane bere te njohur te gjithe institucionet e njihet si rasti "" SULA"" nuk do kishin lulezuar keto kjoskat dhe bandat borxhmledhese qe gjenden sot me shume vonese para drejtesise dhe qe nga permasat dhe efektet qe ka duhej trajtuar urgjentisht nga SPAK-u

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje