Pjesëtarët e zjarrfikësve nga Shqipëria, të cilët mbërritën të mërkurën më 2 tetor në Greqi për të ndihmuar për zjarrin e rënë në Xylokastro janë përballuar me një situatë të pakëndshme.
Sipas mediave greke, ekspedita shqiptare, duke lëvizur drejt Korinthit nëpërmjet rrugës Olimpia, u ndal në VSM. Ndalesa e shkurtër për zjarrfikësit për të pushuar dhe për të furnizuar automjetet mori një kthesë të papritur kur një nga kolegët e tyre papritmas u ndje keq.
Sipas mediave greke, menjëherë është marrë vendimi për transferimin e tij në spitalin Aegio, dhe aty gjatë pranimit të tij, siç publikon “Peloponnisos”, nga një punonjësi i zyrës së trafikut i është kërkuar të paguajë shumën prej 20 eurosh, për të kryer analizat e nevojshme.
Kolegët e tij, me të dëgjuar kërkesën financiare në një moment kur njeriu i tyre ishte në rrezik, reaguan ashpër dhe protestuan, duke argumentuar ndër të tjera se është e papranueshme t’i kërkohet të paguajë një zjarrfikësi, i cili ka nevojë për ndihmë të menjëhershme dhe që është pjesëtar i një mision që u thirr për ndihmë.
Ata u qetësuan kur sipas informacioneve, një nga të pranishmit që po shikonte i habitur se çfarë po ndodhte me misionin shqiptar, mori iniciativën dhe pagoi 20 euro.
“U turpërova, u bëmë një turp ndërkombëtar”, tha një dëshmitar okular i incidentit.
Evgjiteri.. varu Janullen
Ore gazete plere . Une kam qene emigrant ne Greqi ne vitet e para pas 90 dhe kuptohet qe si emigrant kam ndjere racizmin qe ishte i madhe ne ate kohe per fat te mire ika shpejt , por kjo gje nuk me ndalon te them qe ky rast nuk ka lidhje fare dhe nuk duhet te ishte as lajm se ajo eshte nje nenpunese qe ka kerkuar tarifen zyrtare , dhe prap grek ka qene ai qe ka paguar. Nuk duhet te harrohen me qindra shqiptare qe kane marre ndhme falas ne vitin e tmerrshem 97 . Kaq kisha une tani “patriotet” te vazhdojne sharjet.
Kush je ti more "avokat " qe u versulesh me egersi gazetareve , se shqiptar me emrin Xhejms nuk eshte degjuar apo shkruar deri me sot ? Ka shume mundesi te jesh ndonje vurgiot i konvertuar ne oborrin e fortlumturise se tij ne qender te Tiranes , qe iu paguan si garde pretorjane !