“Familjen e takoja fshehurazi natën” - Ziçishti: Si e divorcova gruan dhe djalin 1 vjeç pasi më internuan. Qëkur mjekësia u bë biznes kjo punë iku

9 Tetor 2024, 09:37Sociale TEMA
“Familjen e takoja fshehurazi natën” - Ziçishti: Si e

Kirurgu i njohur, humanist dhe një nga njerëzit më të vlerësuar në Shqipëri, Ylli Ziçishti, ndau këtë të martë në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, disa kujtime nga jeta e tij.

Ai rrëfeu mes emocionesh se në fillim të viteve 80-të përjetoi një dramë në familje. Ku pas pushkatimit të xhaxhait partia në atë kohë vendosi ta internojë, por për të shpëtuar gruan dhe djalin 1-vjeç ai u divorcua.

Megjithatë Doktor Ylli tregon se ai e vizitonte çdo muaj djalin dhe gruan, ku shkonte natën në shtëpi, dhe largohej po natën, për të mos rrezikuar jetët e tyre.

Borakaj: Xhaxhai u pushkatua, e vuajtët?

Ziçishti: Vuajtën dy internime edhe babai edhe xhaxhai.

Borakaj: E prisnit?

Ziçishti: Ishte rrufe në qiell të pastër.

Borakaj: Si ndikoi te ju ishit martuar një vit më parë, djali ishte një vjeç, gjithë jeta shikon të tatëpjetën.

Ziçishti: Je në fund fare.

Borakaj: Një familje e shpërndarë.

Ziçishti: Nuk dije ku të çoje kokën.

Borakaj: Të dhanë ndonjë këshillë në atë kohë?

Ziçishti: Vetëm puno dhe vlerëso njerëzit.

Borakaj: Të thoshim ki kujdes?

Ziçishti: Po ajo ishte pasuria ime.

Borakaj: Ju u divorcuat në 83-in, ishte me konsensus?

Ziçishti: Po ishte i imi sepse nuk e dija ku do të përfundoja. Ishte kot fare, por ky ishte sistemi që ju shyqyr që ju nuk e keni provuar ndonjëherë.

Borakaj: Kur u rimartuat?

Ziçishti: Në 92-in bëmë celebrimin. 

Ai ka folur dhe për problemet që ka sot sistemi shëndetësor në vendin tonë.

Ziçishti theksoi se që në momentin që mjeksia është kthyer në biznes, ku më shumë vlera ka para se jeta, çdo gjë ka mbaruar.

I pyetur nga moderatorja Borakaj se çfarë do të donte të ndryshonte nëse do të ishte Ministër i Shëndetësisë, Zziçishti tha çdo gjë.

Borakaj: Si ndiheh në ditët e sotme, sa vlerësohen mjekët, apo kur shihen në situata të vështira, i shikon në procese gjyqësore, të përfliten, në përgjime, si ndiheni?

Ziçishti: Unë e kam nga eksperienca ime që kam punuar në kryeqytet, qytet në mal. Kemi qenë të vlerësuar, por po ju them një gjë qëkur u bë mjekësia biznes kjo punë iku. Të gjithë e duam lekun, por me dinjitet, në bazë të punës. Qëkur u bë biznes iku jo punë. Duhet me shkallë çdo gjë.

Borakaj: Ju keni momente të arta në profesion, jo vetëm si kirurg por dhe drejtues. Nëse do ju kërkonin të ishit Ministër Shëndetësie çfarë do duhet të rregullonit me urgjencë në sistemin shëndetësor shqiptar?

Ziçishti: Shumë gjëra.

Borakaj: Nga do ta fillonit?

Ziçishti: Që nga puna e mjekëve. 

6 Komente

  1. A
    Agim

    Ylli, behu i ndershem. Ti nuk u internove. Vazhdove punen si mjek. Tjeter gje vellai yt. Vetem ai u internua me mamane. As motra jote nuk u internua. Sa per babane tend...me mire mosve permend. Ne gjyq mbajti qendrim te keq. Deshmoi kunder vellait te tij , qe perfundoi ne plumb. Ja keshtu.

    Përgjigjjuni
    1. U
      Ushtaraku

      Ishte thjesht procedure deshmia ne gjyq pasi nuk ndryshonte asgje. Vllai therritej te deshmonte kunder qendrimit politike te vellait por kishte zero ndikim ne denimin e dhene nga gjykata. Thjesht familjaret e benin qe te mos kishte denime te renda mbi ta. Por qe keta e ekzagjerojne me internimet eshte e vertet. Internim keta quajne se te dergonin me pune ne fshat dhe larg familjes. Jetoje dhe punoje njesoj si fshataret e tjere.

      Përgjigjjuni
    2. K
      Kolonjari

      Ky Agimi mendoj që e ka sh gabim nuk flet drejtë. Unë kam jetuar me Dr.Yllin që nga specializimi deri kur u internua në zonën e Memaliajt. Ai që në atë kohë, që kishte babanë dhe xhaxhanë në pozitë të lartë, ishte i barabartë me ne. Sa për dijeni more Gimi edhe në burg të ishte do kryente do detyrën e shënjtë të mjekut. Sa për thëniet e tjera për xhaxhain për babain me që i di kaq mirë kuptohet se cfarë pune ke bërë....

      Përgjigjjuni
      1. E
        Elbasansi

        Te lumte Kolonjar...Flet drejte...Si Njeri... Keshtu duhet.

        Përgjigjjuni
      2. M
        Mariana

        Uaaa kur e verteta qenka ndryshe si flet ai keshtu , genjen per familjaret e vet!!

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fredi

          Dr. Ylli respekt Ke qënë mjek njeri dhe shok i. Mirë

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje