Lindi në makinë pas bllokimit të rrugëve nga protestuesit e opozitës, mjekja tregon gjendjen e nënës me foshnjën

8 Tetor 2024, 15:19Sociale TEMA
Lindi në makinë pas bllokimit të rrugëve nga protestuesit e

Një grua shtatzënë u detyrua të lindë foshnjën e saj në një automjet. Ajo ishte nisur drejt maternitetit, por për shkak të trafikut të krijuar nga protesta e PD, ka lindur në makinë, ndërsa mjeti devijoi rrugën për në spitalin e Traumës.

Eliona Demaliaj drejtoresha e maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’ tregon për Report Tv gjendjen shëndetësore të nënës dhe vajzës së porsalindur.


Ajo thotë se vajza dhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa flet edhe rrezikun e lindjeve në kushte jospitalore.

“Për fat të mirë, gjendja shëndetësore e nënës dhe të porsalindurit është e mirë, është stabël. Po merr mjekimet e nevojshme, por janë në gjendje të mirë.

Lindja duhet të kryhet në kushtet spitalore, rreziku është i madh i lindjes në kushte jospitalore, duke pasur parasysh rrezikun te fëmija të mos marrjes frymë apo hemorragjia tek nënat”, tha Demaliaj.


Po ashtu drejtoresha e maternitetit Mbretëresha Gerladinë thotë se kishin dërguar ekipin me mjekë tek Trauma dhe nënës iu dha ndihma në kohë rekord.

"Asistenca e mjekëve, si mjekëve te Trauma ashtu edhe e mjekëve të maternitetit Geraldinë, ishte në kohë rekord. Nënës dhe fëmijës ju dha ndihma në kohë rekord nga të dyja ekipet.

Në dërguam ekipet te spitali i Traumës, sistemi i shëndetësor i dha ndihmën e duhur në momentin e duhur dhe për fat të mirë gjendja e nënës dhe fëmijës është stabël."

1 Komente

  1. M
    Muzaka i Ri

    Ata nje grusht njerez qe kan mbetur aty jane kriminel ordiner, nje pjese idjot te lindur qe nuk ndreqen.Pjesa tjeter njerez qe genjehen me nji byrek dhe nje dhalle, njerez pa dinjitet.Ka dhe sherbetor/e te atij qe kan vjedhur dhe vrare bashke. Kjo parti njerzish larguan demokratet e vertet nga e djathta,larguan te denuarit politike dhe internuarit qe nuk fituan dhe nuk u perfaqsuan kurre. Nuk e kuptoj çfar do perfitoj nje i internuar 30 vjet nga komunistet si Saliu,Tritan Shehu, Rustem Gjata, Edi Paloka, Djali i Spiro Kaso hetuesit te regjimit punist Ivi Kaso dhe shumë te tjere qe nuk i di. Me mirë nje komunist qe thot une jam , dhe i ndershem se sa nje komunist maskara qe fshihet si pas emrit demokrat. Keta lloji jan me te poshter dhe me te ndyrë. Me mirë nje armik i ndershem,se sa nje mik maskara ka thënë populli. Jan larguar figura te nderuara nga PD qe do ti benin nderë çdo partie po ti kishte, rasti i fundit i te ndjerit Bogdani. Shpreson me Paloken akoma qe mburret qe I jati ka qene partizan komunist,ka vrare ne Mirdite,dhe mburret qe eshte demokrat,çparadoks. Nuk ka tallje me te madhe me njerzit,nji tufe komunistesh te veshur si demokrat qe udheheqin nje tufe kalamanj dhe Ilir Vrenozin nga Korça. Shqiperia ne rrezik, o burra ta djegim të dale bar i ri.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje