Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar mëngjesin e sotëm në zonën e Shirokës në Shkodër. Nga ky aksion i paralajmëruar nga IKMT, po shembet një objekt në afërsi të qendrës së Shirokës, buzë liqenit të Shkodrës.
Sipas të dhënave ky objekt do të shembet plotësisht pasi nuk disponon dokumentacionin me leje për ndërtimin e këtij objekti.
Ky është objekti më i madh që shembet nga IKMT në këtë zonë ndërkohë që pak ditë më parë është shembur një tjetër objekt në afërsi të Zogajve.
Në total në të gjithë territorin e bashkisë Shkodër mësohet se janë 48 objekte që do t’i nënshtrohen prishjeve me shkresë të IKMT dhe kryeinspektorit Agim Ismaili.
"ishulli i vllaznise" ne Shiroke a do te rikthehet ne identitet.Kjo eshte grabitja qe u be dikur nga paria e Shodres rreth viteve 93-95.Shikojeni me kujdes!.