
Italianët çdo ditë e më shumë drejt Shqipërisë, nga pushimet tek kirurgjia estetike
Dikur shqiptarët u larguan të pashpresë në kërkim të një të ardhmeje më të mirë në Itali, ndërsa sot, 30 vite më vonë, janë italianët ata që zgjedhin gjithnjë e më shumë Shqipërinë. Përveç pushimeve në bregdetin dhe hotelet luksoze të Durrësit, Vlorës, Ksamilit apo Sarandës, italianët vijnë në Shqipëri edhe për shërbime të tjera.
Ky eksod i italianëve drejt Shqipërisë tashmë ka bërë përshtypje edhe vetë italianëve. Në një artikull të dedikuar këtij fenomeni, Corriere della Sera përmend KEIT dhe Dr. Skerdilajd Faria si perandori të kirurgjisë estetike në rajon dhe në vend. Dikur me një reputacion të madh Turqia, duket sikur po humbet pozicionin e saj përballë Shqipërisë dhe KEIT, që ofron për italianët standarde akoma më të larta.
KEIT: brandi unik i standardeve europiane në Shqipëri
Ajo që e rendit KEIT si më të kërkuarën në treg janë pikërisht standardet e larta, shërbimi ekselent dhe çmimet konkuruese për shërbimin që ata ofrojnë. KEIT ofron paketa të personalizuara për pacientët, duke i ofruar atyre disa mundësi zgjedhjeje. Për pacientët që vijnë nga jashtë, ata ofrojnë paketa gjithëpërfshirëse, duke i ofruar kështu atyre një qëndrim të qetë dhe komod. Në këto paketa përfshihen gjithçka nevojitet nga ndërhyrja, tek anestezia, kujdesi post operator, ekzaminimet, medikametet dhe deri tek akomodimi, biletat e avionit dhe transporti me automjete nga më komodet.
Të gjendur përballë kësaj oferte, në kushte të përkujdesit të cilat në shtetin fqinj italianët nuk do t'i gjenin kurrë, ata gjithmonë e më shumë zgjedhin KEIT për t'iu nënshtruar këtyre procedurave. E nuk janë të paktë ata që vendosin të kthehen sërish, për të shoqëruar familjarët, për të kryer një tjetër ndërhyrje, një shërbim dentar apo thjesht për një trajtim estetik.
E megjithatë, pacientët nuk janë të vetmit që zgjedhin të “emigrojnë” drejt Shqipërisë. Përveç pacientëve, të cilët secili prej nesh i has shumë shpesh rrugëve të Tiranës me fashime në kokë apo hundë, të shumtë janë edhe kirurgët italianë që kanë zgjedhur të punojnë në Shqipëri. Në KEIT aktualisht punojnë 30 kirurgë, ku 28 prej tyre janë italianë. Kushtet e mira të punës dhe pagesës janë absolutisht një faktor kyç në zgjedhjen e tyre për të punuar në Shqipëri.
Mediat italiane rreth KEIT
Kjo nuk është hera e parë që mediat italiane flasin për KEIT. Enrico Lucci në emisionin “Nemo Nessuno Escluso” të Rai 2 në vitin 2017 do ta cilësonte KEIT si klinika e perfeksionit ndërkohë që në vitin 2019, Lorella Cuccarini në emisionin “La Vita in Diretta” të Rai 1 i kushtoi vëmendje standardit të lartë të kirurgjisë estetike në KEIT me çmime mjaft ekonomike krahasuar me Italinë. Këtë vit Paolo del Debbio me emisionin “Dritto e Rovescio” në Rete 4 dhe Davide Parenzo në emisionin “L’aria che tira” i kanë bërë jehonë suksesit të KEIT.
Jo vetëm radiot dhe televizionet por edhe mjaft gazeta të tjera të rëndësishme si Il Tempo, La Gazzeta del Mezzogiorno, Roma Today, La Gazzeta del Sud etj. kanë shkruar disa herë për KEIT duke e prezantuar atë si një shembull frymëzimi për të rinjtë që të ardhmen e tyre mund ta ndërtojnë në Shqipëri.
Lini një Përgjigje