Ja rrugët e Tiranës që kthehen në pedonale! Bashkia: Punimet përfundojnë në Tetor, kostoja 300 milionë lekë

15 Mars 2025, 21:50Sociale TEMA
Ja rrugët e Tiranës që kthehen në pedonale! Bashkia: Punimet

E cilësuar si zemra e kryeqytetit, zona e ish-bllokut pritet të transformohet. 3 rrugë nga rrugët kryesore të saj do i nënshtrohen rehabilitimit dhe do të kthehen në prioritet për këmbësoret dhe me shpejtësi të kufizuar për automjetet.

“Është vendosur qe në radhë të parë të eliminohen rrugët paralele me Lanën. Vendparkimet për asfaltim për rrugën Pjetër Bogdani, për brigadën 8 dhe më vonë edhe Nikolla Tupe.

Qëllimi jonë është që të jetë një këmbësor i sigurt, prandaj ndërhyrja që po propozohet sjell në të njëjtin nivel trotuarin me karexhatën, pra do jenë hapësira të unifikuara, ku këmbësori mund të ecë lirshëm. Ndërsa automjetet do të kenë kufizim të shpejtësisë”, tha nënkryetarja e bashkisë, Frida Pashako.

Vetëm rruga kryesore, ajo “Ismail Qemali” do të ketë një korsi parkimi për automjete dhe po ashtu edhe për biçikletat.

“Rruga Ismail Qemali që është ajo më e madhja dhe më e gjëra do ketë një korsi për parkimin e automjeteve. Wshtë rruga kryesore e bllokut. Na jep mundësi të shtojmë edhe nga një anë një korsi biçikletash për t’u lidhur me gjithë rrjetin në kryeqytet. Do trajtohet me materiale të kuqërremta”, shtoi më tej nënkryetarja e bashkisë.

Kostoja e projektit që pritet të nisë në Maj dhe të përfundoje në Tetor arrin në 300 milionë lekë.

“Në të gjitha qytetet europiane ka ndërhyrje të tilla. Konsulentja jonë është Maria Vasilaku, ish-nënkryetarja e Vjenës. Kostoja është rreth 300 milionë lekë të reja”, përfundoi Frida Pashako.

Nënkryetarja e bashkisë Frida Pashako thotë se për shkak të fluksit të automjeteve parkimet nëntokësore shihen si zgjidhje për uljen e trafikut.

6 Komente

  1. B
    Brigada 7

    Vetem koha do ta tregoje nese ka benefite kjo gje apo jo. Ama per mendimin tim qe jam lindur dhe rritur te 'Brigada 8' kjo zone aktualisht eshte katandisur si mos me keq! Kam nostalgji (aspak per sistemin) per ato zona qe me te drejte ishinnder me te bukura ne Shqiperi jo thjesht Tirane. Kurse tani I ka mbeshtjelle pislleku, tymi I hashashit, zhurma coroditese dhe nje ndotje akustike e tmerrshme. Per te mos permendur ndertimet e reja qe se si do bejme me parkimin nje zot e di. Cfare metamorfoze!!!!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pederat dhe gjuha shqipe

      "Pedonale" për pedera. Ua dhjefsha pedonalet! Nuk latë fjalë shqipe pa e çshqipizu!

      Përgjigjjuni
      1. F
        FU

        Hajde shiko pak Frosina Plakun si kalojne femijet ne mes te rruges prej vjtesh oer te vajrur ne shkollen Naim Frasheri dhe kopshtin aty ngjitur! Rrezik i tmerrshem! Trotuaret jane zabtuar nga lokalet dhe nuk e can koken njeri. Hajde shikoni pak si eshte devijuar trotuari tek bar Oslo tek 21 dhjetori qe te mos peishet lokali ne fjale dhd kalojne njerezit si dele. Hajdeni shikoni si ka zabtuar sheshin lolaki tek 21 dhjetori tek klinika Diamond ne mes te dites. Hajdeni shikoni si ka zabtuar Mulliri sheshin tek 2q1 dhjetori. Hajdeni shikoni si ka zabtuar lokali tek zjarrfikesja rrugen para saj dhe kjo e funsit del kur ka mbaruar zjarri. Lista vazhdon por dyshoj se keta syleshet qe kane marre para dhe jane korruptuar i kane syte nga keto probleme.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Myslym shyri ngjendje kritike per parkim

          Po tek myslym shyri qe esht katastrofike oer parkim nuk gjen vend po nuk erdhe me 6 te mgjesit se vin e parkojn nga rruga durrsit nga 21 shi nga blloku se skan vend esht bo si kosh plerash kjo lagje

          Përgjigjjuni
          1. k
            k

            Tirana ,eshte e gjitha katastofë ekzistenciale.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tomka

              Tirana eshte dhjere si qytet... Kryeqytet pa lulishte,pa parqe, pa parkime, pa kende lojrash, pa stacion treni... vetem stres!!! Edhe ato pak gjera qe ishin trasheguar nga koha e regjimit te Enver Hoxhes, u kthyen ne perfitim monetar te mafias se ndertimit!!!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje