Jep dorëheqjen rektori i universitetit të Korçës: Shpërthejnë polemikat për bashkimin me UT

26 Qershor 2023, 14:53Sociale TEMA

Jep dorëheqjen rektori i universitetit të Korçës:

Rektori i Universitetit të Korçës 'Fan.S.Noli', Dhimitër Bello ka dhënë dorëheqjen. Ende nuk dihet arsyeja e këtij veprimi por dorëheqja e tij ka ardhur pas deklaratës së djeshme që ai bëri për universitetin e Korçës i cili do të bashkohet me atë të Tiranës.

Në këto momente është duke u zhvilluar edhe mbledhja e dytë e senatit për diskutimin e çështjes së universitetit. Nga rektori nuk ka asnjë reagim.

Në Universitetin e Korçës kanë nisur polemikat në lidhje me vendimin për tu bashkuar me Universitetin e Tiranës. Sipas dispozitave ligjore, janë shkelur procedurat ligjore për të bërë një gje të tillë. Pasi për një vendim të tillë duhet pyetur pedagogët në departamente fillimisht.  Janë ata që bëjnë propozimet.

Më pas shprehen në nivel fakulteti  (me vendim). Më pas merr vendim bordi i administrimit, pasi janë marrë propozimet e njësive kryesore dhe njësive bazë.

Pasi vlereson bordi, të gjitha këto paraqiten në senat. E ata që kontestojnë vendimin i mëshojnë argumentit se votimi në senat është nul,  sepse nuk ju eshte paraqitur asnjë vendim nga organet në nivel bazë të universietetit dhe nuk kanë asnjë dokumet me propozimet e njësive dhe vendimin e bordit.

Madje, ata akuzojnë se anëtarët e senatit janë manipuluar se nuk e dinin për ç’farë votonin. Në mbledhjet e departamenteve që u zhvilluan sot, të gjithë janë shprehur kundër bashkimit me Universitetin e Tiranës.

TemA

1 Komente

  1. P
    Pedagogu

    Të nderuar, mbase rektori veproi gabim, por po aq gabim është edhe reagimi alla partizançe i Juaji. Në vend të analizoni sesi të rritet numri i studentëve por direkt se mos i ikën emri Universitetit (si do ruhet emri pa studentët!!!). Ju e dini shumë mirë që të ardhurat apo rrogat varen nga norma vjetore në klasë, e cila gjithashtu varet midis të tjerash edhe nga numri i kurseve ku pedagogu zhvillon mësimin. Nuk pashë apo dëgjova analiza sesi do plotësohen normat kur numri i nxënësve po shkon në 3-4 apo 7 studentë për degë, ku me zor mund të bëhet një kurs. Pra në vend të shqetësohen se si duhet të tërheqin sa më tepër studentë (natyrisht me plane reale dhe të kohës), po fillohet edhe merren me ….

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje