Katër Titanikët

26 Qershor 2023, 11:45Sociale TEMA

Katër Titanikët

Nga Jacques Attali

Përktheu: Helena Kadare

Metafora eshte kaq e dukshme sa ngurojmë ta perdorim: Te shikosh një nëndetëse te vogel turistike te quajtur ironikisht "Titan", te humbasë ne afërsi te mbeturinave te " Titanikut" te mbytur, në një udhetim te turpshëm vezhgimi, thua se keta udhetarë shpresonin te gjenin atje mbeturinat e atyre qe vdiqën dikur te mbytur aty. Te shikosh pastaj se si kjo nëndetëse e vogel , të zhduket edhe ajo vete, njesoj sikurse anija per te cilen kishin ardhur qe ta vëzhgonin. Për te kuptuar më në fund se ata që ndodheshin aty brenda, ishin tre turiste miliarderë  guximtarë, organizatorë te ketij udhetimi, dhe, bashkë me ta, një udhërrëfyes ultrakompetent. Pamë gjithashtu median e mbare botes te interesoheshin per kete ngjarje dhe te flisnin e te shkruanin per të deri në neveri.

Pamë ushtrinë dhe ndërmarrjet me te fuqishme se si u morën me operacionet e shpëtimit, gjera keto qe i shërbyen me se shumti publicitetit per makinat qe ata kanë. Gjithë prapesitë e epokës ku jetojmë ishin te mbledhura bashkë aty: mahnitja pas spektaklit të vdekjes, shija e shfrenuar e më te pasurve per  harxhime luksoze dhe sensacione te forta, sic ishte rasti i kesaj makine qe mbeti ne vend, se ciles i kishin kerkuar te bente më shumë nga ç'mundej, pasioni i medias per jetën e të pasurve, marrëzia e të fuqishmeve, për te shpenzuar shuma marramendese per shpëtimin e te afërmeve te tyre, perdorimi i gjitheçkaje, madje edhe me së keqes, per të krijuar spektakle dhe përfitime. U duk sikur një Titanik i ri po bente te njejtat gabime vdekjeprurëse, si ai i mëparshmi. Dhe pa dyshim, disa te tjere, jane duke u pergatitur nderkaq te bejne edhe ndonje film per kete ngjarje.

Por, ka edhe me shume.Te paktën edhe dy Titanikë te tjerë.

Anijet e refugjateve, që u mbyten , nën indiferencën e përgjithshme , në detin Mesdhe dhe gjetke. Dhe per te folur vetëm për njërën, e cila nuk ishte se s'u vu re në rrugën drejt Italisë, e shtyrë në breg dhe e lënë aty në " harrese", kur ajo filloi te fundosej. Dhe e gjitha kjo, pa shpenzuar as një të miliontën e mjeteve që u harxhuan, per t'i ardhur ne ndihmë pesé njerezve ( Kush e çau koken t'i vinte veshin goditjeve brenda guackës së asaj varke mjerane peshkataresh, kur dihej qysh me pare se aty ishin mbyllur qindra gra e femije?). Kjo do te thotë shumë per këtë botën tone, ku verbimi i te fuqishmeve, përqendrimi i pasurive dhe harresa e më të varfërve janë bëre rregull.

Dhe se fundi, një Titanik i katërt,  kaq i madh sa nuk shihet dot: humanizmi ynë. Ne te gjithë jemi mbi një Titanik, qe na çon perpara, pa ndonje drejtim te caktuar, të mrekulluar sic jemi, pas mjeteve tona, të verbuar nga fuqia jonë, të  pandërgjegjshëm nga rreziqet, pa çarë kryet fare dhe lënë në harresë mjerimin e atyre njerezve të mbyllur në bodrumin e anijes. Edhe një here akoma, duke vonuar te përdorim mjetet qe kemi per t'i shpëtuar. Fati i tre Titanikeve te tjere na tregoi qe as me te pasurit dhe as me te varferit nuk dolën gjallë nga aventura.

Njerezimi ende nuk eshte mbytur. As si Titaniku, as si Titani, as madje si ajo varka anonime e peshkimit. Megjithatë ne nuk jemi larg katastrofës. Bëhet fjale për dy dhjetëvjeçarë,  me nje fjale asgjë. Kemi kohe ende të bëjmë ate që une e quaj " Kthesa e Madhe". Por ne nuk jemi aspak duke e bere ate. Po kenaqim veten , duke siguruar te gjallet e sotëm me disa masa te siperfaqshme, te cilat nuk do ta pengojnë dot boten që  brenda nje kohe te shkurter,  te behet nje ferr i pajetueshëm.

Na duhet të pranojme: ashtu sikurse tre Titaniket e tjerë, pp qe se nuk marrim përsipër nje aksion të shpejte dhe të fuqishem, ne do te jemi varrëmihesit apo  vrasesit e nipërve tanë.

Mos harrojme se emri Titanik u zgjodh si një reference krenarie e Titaneve, emër gjinor i bijeve te Gaias dhe 7Uranosit, pra Kronosi, qe u vra nga i vetmi bir i tij, qe ai vetë nuk e hëngri; Zeusi, qe arriti ta mundë të atin dhe ta mbysë ate, së bashku me ungjerit e tij, ( perveç Oqeanit, Themisit, Prometheut dhe Epimethesë) në lumin Tartar. Ai mbajti për vete qiellin dhe ia dha detin njerit prej vellezerve, Poseidonit. Kurse Ferrin ia dha tjetrit, Hadesit. Edhe nje herë, ketu gjithcka eshte thene qartë.

Kjo qe po ndodh ( perfundimin e se ciles , me gjase, vertet tragjik, ne orën kur jam duke e shkruar), le te na shërbejë ne të gjithëve si një leksion. Dhe, nese perfundimi nuk do te jetë tragjik, le të vemë në punë, sa më shpejt, të gjitha mjetet që kemi , për ta shpëtuar racën njerezore.

22 qershor 2023

 

3 Komente

  1. B
    Bieta S

    I dashur Jacques. Sa do te doja te kisha tek emisioni im Ftese ne 5 ne TCH per te folur mbi kete teme nderkombetare kaq intriguese pasi keta çapaçulët qe me vijne mua ketu ne emision as Ndroqin nuk e kalojnë se jane te gjithe tralala apo siç thote avokati yne i famshem pafille apo tyryfyçka. Nese te bie ne dore ky shenim me kontakto ne Top Channel Albania.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vivas

      Megjithese nuk do kishte te lehte shumekush, edhe shkrimtar e artist i madh, te komentonte nje shkrim te te Lartes Helena Kadare: Po kuturis te them dy fjale ndjeshmerie , per « kater Titaniket » dhe rrezikun mbi kryet e tyre te humbasin bashke me njerezimin, ne Oqeanin e pafund te pasigurise qe ata krijojne papushim. Me siguri pervec anijeve « Titanik », ne subkoshience mund te kemi nje frike shume me te madhe: Eshte fjala per Triaden Berthamore, ose Kuartetin :U.S.A. RUSIA KINA KOREA(ose Irani fare mire). Superfuqite, ne Mos sot neser, do e cojne boten ne nje Konflagracion, nga i cili veshtire te mbijetosh.!!!!! Teori konspiracioni?…..Ashtu e shndrrofte Perendia, ne nje frike te kote !!

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rudolf Marku

        Një shkrim tronditês, si të gjithë shkrimet e Jacques Attalì! Ngjarjen tragjike te 5 njerezve të mbetur në thellesinë prej 4000 metra të Oqeanit,shtypi anglez e quajti si një mallkim që te vdekurit e Titanikut- 1500 të mbytur- ia kaluan njerezve mendjelehtê të qytetërimit të sotëm, që duan të trazojnë dhe qetësinë e shenjt të të vdekurve nê fundin e Oqeanit! Veshtrimi i Jacques Attali, si gjithmonê, eshtë human dhe provokues! Mbytjen e Titanikut të katert ai quan deshtimin e humanizmit! Attali eshte mjeshter ( Lignes d'horizon, Brève histoire de l'avenir, Vivement après demain) për të dhenë shenjat e katastrofave të përmasave Titanike, të qyeterimit dhe humanizmit tonë te deshtuar! Vetë ai na ka paralajmëruar me kohë se Humanizmi gradualisht po shndrohet në një artifax, me anën e të cilit njeriu kërkon iluzionin e arratisjes! Perkthimi nga zonja Helena Kadare, eshte mrekullisht i qartë dhe elegant! Rudolf Marku Londer.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje