
I nderuar Partner,
Agjencia Austriake për Arsim dhe Ndërkombëtarizim (OeAD), është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar jofitimprurëse e qeverisë federale austriake. Aktiviteti i saj shtrihet në Austri, Evropë dhe në nivel ndërkombëtar. OeAD ka këshilluar, mbështetur dhe ndërlidhur njerëzit dhe institucionet në fushat e arsimit, shkencës, dhe kulturës nëpërmjet programeve të saj, për 60 vjet.
Në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Ministrinë e Arsimit e Sportit dhe institucionet e tyre të varësisë, Zyra Rajonale e OeAD në Tiranë, zbaton projekte në fushën e arsimin dhe formimin profesional, përmirësimit të cilësisë në shkolla, mësimdhënies dhe të nxënit bazuar në kompetenca.
Në kuadër të projektit “BASHKËPUNIMI PËR ZHVILLIM” I QYTETIT TË VJENËS, “AL-VET – Quality for All”, Arsim profesional me cilësi të lartë dhe gjithëpërfshirje sociale në Shqipëri”, OeAD, shpall procedurën e prokurimit me objekt: “Blerja, instalimi dhe programimi i 15 (pesëmbëdhjetë) kompjuterave dhe një ndërprerës L2 (shtresa 2) me 24 porte për shkollën e mesme profesionale Nazmi Rushiti, Peshkopi” me fond limit deri në 14,000 (katërmbëdhjetë mijë) Euro, përfshirë TVSH”me numër reference 7/2023.
Ftohen të gjithë subjektet tregtare të interesuara të shprehin interesin e tyre për pjesëmarrje në këtë procedurë tenderimi brenda datës 26 Qershor 2023 ora 17:00. Afati maksimal për dorëzimin e ofertës është data 07 Korrik 2023 ora 16:00.
Të interesuarit mund të shprehin interesin dhe të kërkojnë dokumentacionin e tenderit me anë të një mesazhi elektronik në adresën [email protected].
Oferta financiare së bashku me dokumentacionin e kërkuar duhet të dërgohen me zarf të mbyllur, në adresën postare:
Ambasada Austriake (OeAD)- Kutia Postare 1421, 1001, Tiranë, Shqipëri

Lini një Përgjigje