Kapet arsenal armësh në Gramsh, kush është poseduesi me probleme të theskuara me ligjin

1 Maj 2023, 10:53Kronika TEMA

Kapet arsenal armësh në Gramsh, kush është poseduesi me

Policia e Shtetit njofton se ka kapur një arsenal armësh në Gramsh, ndërsa ka vënë në pranga poseduesin e tyre, një 53-vjeçar. Mësohet se, në kuadër të operacionit policor të koduar “Grabova” është arrestuar shtetasi Gjergji Sotiri.


Ky i fundit, sipas policisë, kanosi me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe fëmijët, ndërsa është një person me precedentë të mëparshëm penalë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të tyre, si dhe i ka kanosur ata me armë zjarri, për motive të dobëta.


“Gramsh/Sekuestrohet një arsenal armësh. Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, u parandalua një ngjarje e rëndë kriminale në familje. Finalizohet operacioni policor i koduar “Grabova”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Gramsh, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Elbasan.

Kanosi me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe fëmijët, arrestohet në flagrancë 53-vjeçari, Gjergji Sotiri shtetas me precedent të mëparshëm kriminal. Policia gjen në banesën e kësaj familjeje dhe sekuestron një arsenal armësh të përbërë nga 5 armë zjarri, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, pas njoftimit se  një shtetas që banonte në fshatin Grabovë e Sipërme, kërcënonte bashkëshorten dhe fëmijët se do t’i vriste me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë.

Bazuar në informacionin e marrë për shtetasin që posedonte armë, në ndihmë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh kanë shkuar dhe shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Elbasan. Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur parandalimi i një ngjarjeje të mundshme kriminale në familje.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Grabova”, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. S., 53 vjeç, banues në fshatit Grabovë e Sipërme, Gramsh, me precedent të mëparshëm kriminal, në fushën e narkotikëve, të armëmbajtjes pa leje dhe në fushën e vjedhjes.

Shërbimet e Policisë gjetën nl banesë dhe sekuestruan një arsenal armësh që posedonte ky shtetas, të përbërë nga 5 armë zjarri, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të tyre, si dhe i ka kanosur ata me armë zjarri, për motive të dobëta.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

1 Komente

  1. g
    gjuetari

    Nese te ashtuquajturat "arme zjarri" jane te njejtat me ato qe tregohen ne foton me siper, atehere gazetari qe ka shkruar kete lajm duhet te mesoje se arme te tilla nuk jane arme "zjarri", por pushke me ajer te komprimuar. Shikohet qarte ne figuren ku eshte kutia e municionit ku shkruhet "air rifle pellets", qe eshte nje cope plumbi me nje forme cilindrike, e cila, mbasi tyta e armes perthyhet, plumbi futet ne folene e saj. Kur tyta drejtohet ne pozicionin gati per te qelluar, ky plumb mbetet ne fole. Perthyerja e tytes ben komprimimin e ajrit ne cilindrin e ajrit qe ndodhet brenda kondakut te pushkes. Prodhuesi i armes qe shihet ne foto eshte "Benjamin". Keto arme me ajer qe shiten ne treg jane per te bere qitje amatoresh, por nuk kane fuqi qe te vrasin. Une kam nje arme te tille qe ketu ne Kanada merret vetem nga persona qe kane license mbajtje armesh dhe ka nje fuqi me shume se 3 here me te madhe se sa arma qe tregohet ne foto. Me nje arme te tille, une mundet te vras ndonje keter apo zogj te vegjel, por absolutisht kafshe me te medha apo ca me pak njerez.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje