Kimioterapi, edhe në rrethe: Përfundon vlerësimi i nevojave dhe kushteve në 7 spitale rajonale

24 Janar 2026, 16:41Sociale TEMA
Kimioterapi, edhe në rrethe: Përfundon vlerësimi i nevojave dhe

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përfunduar procesin e vlerësimit të nevojave dhe kapaciteteve të dhënies së shërbimit të kimioterapisë në spitalet rajonale të vendit.

Në 7 spitale rajonale pritet të nis shpërndarja e infrastrukturës, dhe plotësimi i stafit, duke ulur radhën e pritjes dhe kostot për pacientin. Nga spitali i Elbasanit, ministria Sala tha se do të punojnë me protokollet e Institutit prestigjioz të Tumoreve në Milano.

“Në bashkëpunim me këtë Institut kemi përfunduar  protokollet e së shpejti do ua dërgojmë ato”, nënvizoi ministrja Sala.

Ministrja Sala ditën e hënë pritet të niset në Vjenë në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për të folur për modernizimin e pajisjeve e më pas në Institutin e Tumoreve në Milano për bashkëpunimin e mëtejshëm në onkologji mes dy vendeve.

Spitali Rajonal i Elbasanit, ka kryer 600 procedura kimioterapie gjatë vitit 2025 dhe rehabilitimi i Shërbimit të Patologjisë, ku do të përfshihet edhe kimioterapia ku do t’u vijë në ndihmë banorëve të 7 bashkive të qarkut e do lehtësojë fluksin në QSUNT.

3 Komente

  1. b
    barkderri

    Te kleqen e plencit ai majtas ne foto. Si u bene barkderra gjithe zyrtaret e ketij shteti mor aman? Po hani ore aaq sa duhet e mos pini gjithe diten, se tere ato pare qe vidhni ilace do t'i beni

    Përgjigjjuni
    1. s
      sapa

      Sa lajme te mira qe japin mor aman sikur te ishte me te vertete keshtu?

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tomori

        Te vetmen here qe u gezuam , shpresojme te mos mbeten ne leter ose per vitin 2027.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje