Certifikohen 17 punonjës të MZSH-së pas trajnimit në Akademinë e Sigurisë, Koçiu: Një hap i rëndësishëm për sigurinë publike

23 Janar 2026, 15:03Sociale TEMA
Certifikohen 17 punonjës të MZSH-së pas trajnimit në

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu mori pjesë në ceremoninë e certifikimit të 17 punonjësve të Shërbimit Zjarrfikës, të cilët përfunduan me sukses kursin e trajnimit në Akademinë e Sigurisë

Gjatë ceremonisë u vlerësua roli dhe kontributi i zjarrfikësve.

"Ata janë shembull i guximit dhe sakrificës, çdo ditë zgjedhin t’i shërbejnë vendit përmes një profesioni, që kërkon jo vetëm aftësi të larta teknike, por edhe forcë morale dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie", nënvizoi ministrja Koçiu.

Certifikimi i punonjësve nga drejtoritë vendore të MZSH-së, të cilët sot marrin gradën "Inspektor Zjarrfikës", përfaqëson një hap tjetër të rëndësishëm drejt rritjes profesionale, forcimit të kapaciteteve njerëzore dhe përmirësimit të standardeve të shërbimit zjarrfikës, në funksion të garantimit të sigurisë së qytetarëve dhe përballimit më efikas të emergjencave.

Lini një Përgjigje