Kjo është salla e restorantit në zonën e Orikumit, në Vlorë, ku mbrëmjen e së mërkurës vajza e presidentit të SHBA-së, Ivanka Trump, ka darkuar me kryeministrin e vendit, Edi Rama, dhe grupin e arkitektëve që e shoqëronin.
Për pronarin e resortit ku ndodhet restoranti, mbrëmja ishte ndër më të veçantat, ndërsa ka ndarë edhe disa detaje mbi preferencat e shijeve kulinare të Ivankës dhe, natyrisht, ajo që i ka bërë më shumë përshtypje ishte thjeshtësia në komunikim e vajzës së njeriut më të fuqishëm në botë.
“Ishte një kënaqësi e veçantë që të vinte vajza e parë e botës. Domethënë, u përkushtuam që të krijonim një atmosferë shumë të mirë, që nga mikpritja, shërbimi dhe pjesa e ushqimit. Pastaj ata na thanë dy fjalë dhe e zgjodhëm vetë, e përgatitëm vetë. Shumë thjeshtë: tre gjëra – një sallatë jeshile, një pastë të zier dhe një fileto në furrë. Ajo vetë krijonte një atmosferë që të mos ndiheshe fare në siklet. Ishte shumë e thjeshtë”, tha për A2 CNN Bojo Bejgotaraj.
Vizita e Ivanka Trump ka vijuar edhe gjatë ditës së enjte në Vlorë, ku përveç investimit në ishullin e Sazanit, ka vizituar edhe vende të tjera me potencial turistik për investime.
Nuk e duam Trumpin por duam Amerikën... Ndaj, bujrun, çfarë me i thënë kësaj tjetër aman. I bëftë mirë. Shpresojmë mos na e fusin sa krahu te ky "projekti" sepse mesa kuptoj unë është me të futur.
Ne fakt , nuk ka qene menu aq e thjeshte. Sallata jeshile ka shkuar 3000 leke kilogrami , mos pyet peshkun.....eh si vajti puna , Enveri atehere thoshte edhe bar do hame....po tani qe bari shkoi sa frengu pulen cfare do hame ???
te hash peshk a sallate te lare me uje fucie nga duart e korrakut m'bektosh state.... allah uakbar!
sallata dhe peshku nuk dine fe ... ore truthare ... i helmuar nga feja e Graqise ...
O Treni, kush te yha ty qe nuk e duam Trumpin mer kelluf.