Rama ndan pamjet nga rikonstruksioni i shkollës në Elbasan: Klasa moderne për 600 nxënës

22 Janar 2026, 09:25Sociale TEMA
Rama ndan pamjet nga rikonstruksioni i shkollës në Elbasan: Klasa

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po kryhen për rikonstruksionin e gjimnazit “Dhaskal Todri” në Elbasan, një nga institucionet arsimore më të rëndësishme të qytetit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se ky investim do t’u japë rreth 600 nxënësve një shkollë krejt të re, me klasa moderne, laboratorë, terrene sportive, bibliotekë dhe salla pune për mësuesit, duke zbatuar gjithashtu sistemin e eficiencës energjetike.

Mirëmëngjes dhe me rilindjen e një gjimnazi emblemë si ‘Dhaskal Todri’ në Elbasan, që po realizohet përmes një investimi që do t’u japë rreth 600 nxënësve një shkollë krejt të re me klasa moderne, laboratorë, terrene sportive, bibliotekë dhe salla pune për mësuesit, duke zbatuar edhe sistemin e eficiencës energjetike, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama.

Ky rikonstruksion i plotë vjen si përgjigje ndaj nevojave urgjente të nxënësve dhe stafit pedagogjik për ambiente më moderne dhe standarde më të larta mësimdhënieje.

Me përfundimin e punimeve, më shumë se 600 nxënës dhe 42 mësues do të përfitojnë nga klasat e rinovuara dhe të pajisura me teknologji bashkëkohore, laboratorë funksionalë për shkencat natyrore, sisteme të përmirësuara të ngrohjes dhe sigurisë, si dhe mjedise të jashtme të rehabilituara.

Nga ana e saj, Bashkia e Elbasanit ka theksuar angazhimin e saj për rritjen e cilësisë së arsimit dhe krijimin e kushteve sa më të mira për brezat e rinj, duke e kthyer shkollën publike në një prioritet të padiskutueshëm të zhvillimit të qytetit.

2 Komente

  1. N
    Nastradini

    Hajdut.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lani

      Duken si shumë nxënës për Elbasanin. E ku ka nxënës akoma sot?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje