Kush fiton nga një shtet më i madh? Selami Xhepa mbi kufirin e ri të buxhetit 2026 (VIDEO)

22 Janar 2026, 21:49Sociale TEMA

Kush fiton nga një shtet më i madh? Selami Xhepa mbi kufirin e ri

Pas krizës së madhe të viteve 1929–1933, ekonomitë perëndimore hynë në një epokë të re, ku roli i qeverisë u bë gjithnjë e më aktiv. Me kalimin e dekadave, sidomos në Evropë, shteti ka zënë një peshë gjithnjë e më të madhe në ekonomi, deri në pikën ku shpenzimet publike arrijnë gati 50% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kjo do të thotë se shteti dhe sektori privat kanë sot pothuajse të njëjtin rol ekonomik.

Sipas ekspertit të ekonomisë Selami Xhepa, Shqipëria po i afrohet një momenti kyç. Me buxhetin e vitit 2026, shpenzimet publike pritet të arrijnë rreth 32% të PBB-së, një nivel që hap një debat të domosdoshëm: sa të madh e duam rolin e qeverisë në shoqërinë shqiptare?

A duhet të ndjekim modelin europian të një shteti të madh, me shpenzime të larta publike dhe përgjegjësi të zgjeruara sociale? Apo duhet të synojmë një model më afër atij amerikan, ku roli i shtetit është më i kufizuar dhe hapësira për sektorin privat është më e gjerë? Para krizës financiare të vitit 2008 dhe pandemisë së Covid-19, shpenzimet publike në SHBA nuk e kalonin rreth 30% të PBB-së.

Xhepa thekson se ky nuk është thjesht një debat teknik apo buxhetor, por një debat thellësisht politik dhe shoqëror. Sa më shumë presim që qeveria të zgjidhë çdo problem përmes buxhetit, aq më shumë ne delegojmë përgjegjësi, por edhe liri, te shteti. Në këtë kuptim, zgjedhja për madhësinë e shtetit është një zgjedhje për mënyrën se si funksionon vetë shoqëria.

Në fund, pyetja mbetet e hapur dhe e pashmangshme: a jemi gati ta bëjmë këtë debat si shoqëri, apo do të vazhdojmë thjesht të presim se çfarë do të bëjë qeveria për ne?

Ndiq episodin e plotë tëApostrof Podcast

Rrugë, beton, apartamente… po për kë? | Selami Xhepa | Apostrof #53

Lini një Përgjigje