
Dy administratorë subjektesh janë vënë nën hetim nga policia pasi akuzohen se kishin zaptuar vijën bregdetare duke vendosur çadra dhe shezlongë.
Nën hetim janë vënë E. B., 35 vjeç dhe F. Gj., 46 vjeç. Gjatë aksionit janë sekuestruar 183 shezlongë dhe çadra që ishin vendosur pa autorizim, në plazhin Sektor Rinia.
Njoftimi i policisë
Vijon operacioni policor i koduar “Plazh i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike në plazhe. Si rezultat i kontrolleve, sekuestrohen 183 shezlongë dhe çadra që ishin vendosur pa autorizim, në plazhin Sektor Rinia.
Procedohen penalisht 2 administratorë subjektesh ekonomike, që kishin zënë hapësirën në plazh, në kundërshtim me ligjin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazh i lirë”, kanë vijuar kontrollet dhe verifikimet në të gjithë vijën bregdetare të qarkut, me qëllim lirimin e hapësirave publike, të zëna në kundërshtim me ligjin.
Si rezultat, u konstatuan 2 raste të tjera të kësaj paligjshmërie, për të cilat u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Pushtimi i tokës”, për 2 administratorë subjektesh ekonomike, konkretisht për shtetasit:
-E. B., 35 vjeç, pasi kishte vendosur 42 shezlongë dhe 21 çadra, pa lejen përkatëse;
–F. Gj., 46 vjeç, pasi kishte vendosur 80 shezlongë dhe 40 çadra, pa lejen përkatëse.
Shezlongët dhe çadrat u sekuestruan nga shërbimet e Policisë.
Kontrollet dhe verifikimet vijojnë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit apelon sërish, për të gjithë pronarët dhe menaxherët e lokaleve dhe hoteleve, që të mos zënë pa autorizim, hapësirat publike në plazhe, pasi do të përballen me sanksione. Gjithashtu, ftojmë pushuesit që nëse marrin dijeni për një shkelje të tillë, ta denoncojnë atë, në Komisariatin Dixhital ose në numrin pa pagesë 112.
Mos e jepni reren Shqiptare me koncesion o plehra qeveritare. Rera nuk eshte as e qeverise dhe as e pronareve te lokaleve por e te gjithe popullit. Nga e keni mesuar kete praktike! Hajde dhe merrni mesim ne plazhet Amerikane.
Ku ka ven mo per ne Durrsaket o miko.. Cdo gjo e kan zaptu ,ktu osht mi hik per gjith noten...As lekt e qirave te termetit sna i jep bashkia e durrsit e jo mo me gjet i cop ven me nejt ne det. Zoti e boft mire sepo lujm mensh