Kompanitë e armëve, 10 vjet pa taksa në Shqipëri: Duhet të investojnë të paktën 25 mln euro

7 Qershor 2024, 18:07Sociale TEMA
Kompanitë e armëve, 10 vjet pa taksa në Shqipëri: Duhet

Qeveria shqiptare hedh të tjerë hapa për të çuar përpara idenë e prodhimit të armëve në vend. Për këtë janë bërë një sërë ndryshimesh ligjore me qëllim krijimin e lehtësirave për kompanitë që do të angazhohen në këtë industri.

Kështu, të gjitha subjektet që do të merren me prodhimin e armëve “Made in Albania” nuk do të paguajnë taksa për 10 vitet e para. Sipas një projektligji të hedhur për konsultim publik, Shqipëria po përgatitet për zhvillimin e industrisë së prodhimit të armëve, duke përcaktuar edhe rregullat për kompanitë.

“Këto lehtësira përfshijnë procedura të përshpejtuara për licencimin dhe regjistrimin e veprimtarisë, sipas legjislacionit në fuqi. Norma e tatimfitimit është 0 për 10 vitet e para të aktivitetit, ulje e tatimit mbi vlerën e shtuar në masën 10%, për furnizimet dhe shërbimet e nevojshme për prodhimin e armatimit ushtarak, si dhe çdo përjashtim tjetër tatimor i aplikueshëm, bazuar në legjislacionin në fuqi për tatimin mbi vlerën e shtuar, përjashtim nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, përjashtim nga taksa vendore dhe qendrore për një periudhë 10-vjeçare, përjashtim nga të gjitha taksat doganore për mallrat, të cilat shërbejnë drejtpërdrejt për prodhimin e armatimit ushtarak.”

Por për të përfituar këto lehtësi, kompanitë duhet të investojnë të paktën 25 milionë Euro.

Subjektet që dëshirojnë të investojnë në industrinë e prodhimit të armatimit ushtarak në Republikën e Shqipërisë dhe që planifikojnë një investim fillestar prej së paku 25 milionë Euro, kualifikohen për të përfituar lehtësira dhe incentiva.”

Procesi i licencimit dhe monitorimit të subjekteve do të kryhet nga Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes, pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes. Ideja e prodhimit të armëve në vend u zbulua nga kryeministri Rama gjatë vizitës në vendin tonë të Presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski.

3 Komente

  1. P
    Parruca

    Ja ndjene eren lekut Ripjellasit. Do e perjashtoje veten nga taksat per 10 vjet dhe do pastrojne parate e vjedhura, ne biznese armesh. Shih kur te dalin kuneterit apo burrat e ministreshave te Rames me uzina armesh. Dhe te mendosh qe u skandalizuam nga Zen sypeshkaqeni me Gerdecin e tij. Ai paska qene amator ne vjedhje para ketyre te Ripjelljes.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Andi

      Kush te tha ty sala kompanit e huaja se kan edin mik apo kunat as baxhanak ngelet duke shpyfur kaq vite por as gje skeni populli edo dhe thoni cfare te doni edi gjigand cfare ka ber edi thon ca hapni syte dhe shikoni hapni se me duket se jeni me syze qorri nuk shikoni mir ne kohen e sales as nje turist skishte biles nuk edinin ku binte shqipria ne fakte ose sot e beri edi rama mbi 11 mln turist gjat vitit rrugen e arbrit kush e beri kush e perdundoj se 200 mln euro i hengri luli kush i beri rruget kush kush e ngrijti shqiprin kush kush e beri auroportin kush e zgjeroj rinasin kush e beri autoportin e kuksit kush kush e beri vloren fierin tiranen qe ishin plerat mbushur rruget lumi lanes plot qeska e pislleqe ishte kush e beri fierin kush e beri auroportin e vlores kush kush e beri tunelin e llogoras kush e beri rrugen e lumit vlores deri ne qeparo kush ore sa her te dali PD ne protest as gje si keni per te ber protest bejn kriminelat e saliut por rames sia ndien fare ka 80 perqind te popullsis me vete deri sa te dali ne pension aty ekeni ne tr do tju bej te flasin me vete te gjithve opozites sala vec krime varsje shit arme vre koleg vret ne bulevard vodhi e e dogji e shkatrroj kush ai sali pro serb

      Përgjigjjuni
    2. g
      genocidi grek ne cameri vrane femije, fredi beleri

      q.va gruan e tao balles gjoja min rendi bashke mafia hane vrasin bashke bande pallojne ajola xoxen a maznkun vetem ne theby

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje