Komuniteti i gazetarëve dënon qëndrimin e kryeministrit Rama ndaj gazetarëve

2 Korrik 2022, 20:10Sociale TEMA

Komuniteti i gazetarëve dënon qëndrimin e kryeministrit Rama ndaj

Në Tiranë, organizata të gazetarëve, pedagogë dhe analistë të njohur reaguan lidhur me pezullimin tremujor nga konferencat e shtypit, që kryeministri Rama i komunikoi një gazetari, me shpjegimin se pyetja e tij ishte jo-etike.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë i kërkoi kryeministrit të ndërpresë masa të tilla penalizimi për gazetarët, për shkak të pyetjeve që ata bëjnë, si akte që shënojnë rënie të lirisë për informim.

Kryeministri Edi Rama refuzoi t’i përgjigjej të premten pyetjes së gazetarit Klevin Muka, me shpjegimin se ai kishte bërë një pyetje joetike.

“Do të kalosh në riedukim, si Ambrozia, për 3 muajt e ardhshëm. Nuk je i mirëseardhur në asnjë konferencë shtypi. Për pyetje të përsëritura, pa asnjë etikë, ka një proces që quhet riedukim. 3 muaj. Përgjigjen e radhës do ta marrësh pas 3 muajsh në tetor” - tha zoti Rama.

Kjo është hera e dytë që zoti Rama “çon për riedukim” përfaqësues të shtypit. Ngjashëm ai “çoi për riedukim” disa muaj më parë gazetaren Ambrozia Meta menjëherë pas një pyetje që ajo i bëri gjatë një konference me shtypin.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë deklaroi se ndëshkime të tilla janë të pazakonta dhe të panjohura në komunikimet e udhëheqësve të shteteve me gazetarët dhe me mediat.

Kryetari i UGSH, Aleksandër Çipa, tha se ndërhyrja e kryeministrit dje ishte një akt i përsëritur penalizimi të gazetarit për shkak të pyetjes, gjë që bie ndesh me legjislacionin shqiptar për të drejtën për t'u informuar dhe shënojnë rënie të lirisë për informim.

“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë reagon ndaj rasteve të tilla dhe i kërkon kryeministrit të Republikës të ndërpresë masa të tilla penalizimi për gazetarët, për shkak të pyetjeve që ata i bëjnë. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë do të dëshironte që praktika të tilla të refuzohen menjëherë, madje edhe të anullohen si rasti i fundit. Përsëritja e rasteve të tilla do të shkaktonte reagime të shumta nga komuniteti i gazetarëve vendas dhe ndërkombëtarë. Një gjë e tillë nuk e nderon lirinë e medias në Shqipëri dhe aq më keq, vazhdon të përkeqësojë indekset e lirisë së medias në raportet ndërkombëtare” - tha zoti Çipa.

Drejtuesja e Organizatës së Verifikimit të Fakteve "Faktoje.al", Klodiana Kapo, thotë se liria e mendimit dhe shprehjes, liria e të kërkuarit llogaridhënie me fakte dhe burime janë elemente bazë të gazetarisë, që e forcojnë edhe demokracinë.

Zyrtarët e lartë të zgjedhur kanë detyrim të jenë transparentë, të hapur ndaj llogaridhënnies, sepse kjo forcon demokracinë e vendit dhe rrit besimin ndaj institucioneve publike, i cili është në nivel shumë të ulët. Një nga elementët kyç të pnës së një gazetari është të kërkojë fakte dhe t’i verifikojë ato, për të thënë të vërtetën, për të informuar. Kjo as nuk mund të dënohet, as nuk mund të shantazhohet” - thotë zonja Kapo.

Masa ndëshkuese e kryeministrit Rama ndaj gazetarit Muka cilësohet si e paqartë në kuptimin juridik dhe administrative nga pedagogu i gazetarisë në Universitetin e Tiranës, Zylyftar Bregu. Ai thekson se në komunitetin e gazetarëve nevojitet solidaritet, që këto lloj masash të mos përsëriten sa herë që artikulohen pyetje të papëlqyeshme ndaj zyrtarëve në të gjithë nivelet e administratës.

Mendoj se pyetja e gazetarit nuk ishte jo-etike. Ishte pak sarkastike, por nuk ishte jo-etike. Ndërsa vendimi i kryeministrit ishte arrogant. Në vend që të jepte një përgjigje shteruese, ai dha një përgjigje dënuese. Mendoj që gazetarët janë lënë vetëm nga pronarët, nga shoqatat, dhe nga vetë njëri tjetri. Nuk shoh ndonjë solidaritet midis kolegëve” - thotë zoti Bregu.

Analisti i politikës dhe ekspert i gazetarisë, Lutfi Dervishi, thekson se nga përdorimi gjithnjë e më i madh i rrjeteve sociale, zyrtarët po ngushtojnë përherë e më shumë komunikimin me gazetarët.

Zyrtarët, thotë ai, ndjehen të habitur kur në përballjet e rralla me gazetarët ndeshen me pyetje sfiduese, por pyetjet janë për të marrë përgjigje dhe jo për të marrë ndëshkim.

Është përtej imagjinatës që të shpallen ndëshkime ndaj gazetarit për pyetjen qe bën. Një gazetar i lirë ka të drejtën e shenjtë për të bërë pyetje sfiduese. Nuk është shkelje ligji, as blasfemi nëse gazetari në pyetjen e tij përdor sarkazmën. Është më mirë le ta teprojë gazetari, se sa ta teprojë pushtetari. Përdorimi nga ana e kryeministrit i termit “riedukim” është një atavizëm që vjen nga Revolucioni Kulturor Kinez i shekullit të kaluar. Ndëshkimi i gazetarëve është thjesht një gabim” - thotë zoti Dervishi.

Shqipëria ra me 20 vende në Indeksin Botëror të lirisë së Shtypit, përgatitur nga organizata “Reporterëve pa Kufij”, duke u renditur në vendin e 103 nga 180 për vitin 2022.

Organizatat ndërkombëtare vlerësojnë në raportet e tyre se kuadri ligjor për të drejtën e lirisë së shprehjes dhe informimit nuk zbatohet plotësisht në praktikë dhe ka shenja të përkeqësimit të lirisë së shprehjes, të informimit dhe të shtypit, të cilat vazhdojnë.

Ato theksojnë se për gazetarët në Shqipëri është mjaft e vështirë për shkak të kërcënimeve, ngacmimeve dhe kushteve të vështira të punës.(VOA)

11 Komente

  1. C
    Cim qepa

    PALLOSH KRYEMINISTER. PO DHE KTA QE JAPIN MENT NUK SE JANE MA TMIRE SE PALLOSHI. KY CIPA I UNIONIT QEKA I VETMI ME DHEN MENT. SPASKA TJER UGSH VETEM KET? KUDO SHFAQET KY. SI ME KEN PRONAR. LUTFI DERVISHI EKSPER I PERJESHEM. SKA TJER KANE VDEK TJERET QI DALIN VEC KTA. NA JANE BE TE NEVERISHEM.

    Përgjigjjuni
    1. h
      hahahah rrospia e Kazanit bo sikur !

      Cim Pordha , nga cila nyth dole bre !

      Përgjigjjuni
    2. y
      ymer pederi fsheh komentet hahah

      o fshatar kaptin qeros ,qytetart s'bohesh kurr 100 lekura te ndrosh !

      Përgjigjjuni
      1. y
        ymer baze eshte bo kaps ! lajmeroni Urdhencen menj

        sufllaqet bllokojne komentet te zbardhen . 8 te deklaruara vetem surrati i maloku cim peka duket hahahahaahaha o te dhjefsha ne surrat te kazanit o plehrat e njerezimit qe po lini nam . KMduhet me jua shkerdhy faren e me ju kthy ne >Stane nga keni dal ju bajgat e njerezimit

        Përgjigjjuni
        1. s
          shqiptar

          O komuniteti i enukeve,nuk ju ben pershtypje qe kater karzetaret te enjten tek kaptin syneti Fevziu sja u mbante verra ti benin qofte dhe nje kundershtim Sali Berishes por arriten orgazmen ne te njejten kohe me koset e fishkura te tij.Ju jeni per turp jo kazan,por gjeratore e pastrimit te mutrave jeni

          Përgjigjjuni
          1. C
            Cika

            Ne 99% te rasteve ju jeni me nder gazetare. Per pak leke shisni profesionin dhe nene e babe. Juve duhet tu qish nenen qe te te thoni babe. Pse nuk ngriheni ju kunder kolegeve tuaj kur gjoja intervistojne sali qelbin? Kur sali qelbi i tredh ata gazetaruce, qe u mbyllet goja dhe magjepsen doktor qelbin? Pthuh, union leshi.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Raimond vlonjati

              Ky eshte nje qelbesire Erdoganiste dhe nje deficent e i pa-afte fare ne te folur, sepse ka nje mendje shume te varfer , qe nuk artikulon dot asnje pergjigje te thjeshte \

              Përgjigjjuni
              1. K
                KOMENT

                Rama kishte shumë të drejtë me atë gazetar pa kulturë profesionale .....LOL

                Përgjigjjuni
              2. timo

                Të tëra çfarë thuhen për raportin e Edi Ramës në rastin konkret me gazetarin, janë kundërshtime të drejta veç, mua më bën përshtypje fakti që përse pytje të tilla sarkastike, kurrë nuk kam dëgjuar ti bëhen Sali Berishës!!! Gazetarët e nderuar, mendoj, duhet të kenë një opinion edhe për këtë!!!

                Përgjigjjuni
                1. v
                  vlora.vlora

                  Kryeministri dhe bushtrat e rilindjes ,s do mend qe do mbronte bucen e tij xhacken,e shikoj te pa vend ate nderhyrje prej ordineri ndaj gazetarit ,eshte e dyta here qe ky gazetar e ve me shpatulla per muri ,BRAVO GAZETARIT,por nga ana tjeter gjithe gazetaret duhet te perdorin te njejten retorike per kriminelin berisha ,dhe jo ti bejne lajka

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mondi

                    Cpo na e cani mender ate mikun ,me Komuniteti i Gazetareve.Dhe ju qe shani para mrapa Edin.Mos shkoni me larg: Ishte Presidenti Amerikes,qe pse nuk i pelqeu pyetja e gazetarit i tha:Sa te jem une President,ti nuk shkel me ketu.Ai qe e beri kete ishte Presidenti Anerikes,vendit me demokratik ne bote.Hu ju vika keq qe nje Kotele gazetar,i shtyre nga politika,ben oyetje sikur tallet me ate qe ka perballe.Me ngadale or ju trimat e opozites.Mos harroni sa gazetare u vrane,sa gazeta u dogjen,sa gazetare jane te paralizuar nga dajaku i Shikut te Gazidedes se Berishes.Mjaft me or qelbesira:A nuk ishte gazetari famshem Cim Peka i Saliut,ju tha do bie termet tani,dhe dolet rrugeve si kope mbi 500,000 banore.Talli bythen me ju Cimka,dhe ju prap mbas Cimrave gazetare.Or Idioter,Edi eshte shume liberal,te ishte Saliu,tani ky gazetar do ishte tek Mali me Gropa duke e hang nga mrapa nga Gazidedia.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje