“Shqipëria eksporton aq infermierë sa përgatit”, ngrihet alarmi: Krizë personeli shëndetësor, pensionistët po kryejnë punën

1 Korrik 2022, 10:51Sociale TEMA

“Shqipëria eksporton aq infermierë sa përgatit”,

Shqipëria ndodhet në krizë për personel shëndetësor me mungesa të mëdha të mjekëve dhe infermierëve. Kështu e ka cilësuar Shoqata e infermiereve në një reagim të bërë së fundmi në lidhje me krizën tanimë në Shqipëri. Teksa periudha e verës  shton dhe urgjencat në qendra shëndetësore e spitale, Shoqata e Infermiereve thotë se e kishte paralajmëruar këtë krizë në personelin Shëndetësor.

Shumë spitale si shtetërore ashtu dhe private janë me mungesa të mëdha të mjekëve specialist dhe infermierëve. Kjo shoqatë bënë të ditur se Ministria e Shëndetësisë për të plotësuar nevojat për staf në Qendrat Shëndetësore Verore po telefonon dhe po u kërkon mjekëve të dalë në pension të bëhen pjesë e këtyre shërbimeve.

Raportet për  mungesën por dhe largimin e infermierëve dhe mjekëve janë ngritur si shqetësim edhe më parë nga shoqatat por dhe organizatat. Që nga viti 2016 deri në 2021 infermierë të cilët kanë kërkuar liçensën me arsyen largimin jashtë vendit kanë qenë 2513 ku vetëm në 2021 ishin 1073.

Në vitin 2016, 67 persona, Në vitin 2017 131. Në 2018, 211. Në 2019, 417. Në 2020, 614. Në vitin 2021, 1073 infermierë

Sipas analizës së numrit të kuotave për student të degës Infermieri vërehet se Shqipëria po eksporton pothuajse aq studentë sa po përgatit çdo vit. Për të njëjtën periudhë 2020-2021, numri i kuotave për degën Infermieri e Përgjithshme ishte 1319.

Shqetësimet e ngritura nga shoqata e infermierëve vijojnë teksa ngre pyetjen se kur do të ndërgjegjësohen për të rregulluar politikat e punësimit dhe vlerësimit të stafit mjekësor para se Shqipëria të kthehet monopol i një grupi mjekësh. Sipas tyre është vonë për të ndaluar këtë hemorragji në Shëndetësi.

Shqipëria ka sot 23 866 infermierë të liçensuar. Mosha mesatare e infermierëve në Shqipëri është 43 vjeç. Ndërsa mosha mesatare e mjekëve specialistë është 50 vjeç.

 

 

3 Komente

  1. g
    gjergji

    E moret vendin ne qafe me kto rrena e mashtrime.Te gjithe pothuaj 100% e infermiereve apo te mjekeve qe kan mbaruar ne Shqiperi punojne ne institucionet shendetesore europiane si puntor sanitare apo sanitare ne te gjitha vendet Europiane.Ato infermiere qe kan punuar e diplomuar ne shqiperi duhet te kalojne patjeter kurse te gjata kualifikimi jo me pak se 2 vjecare.Ndersa per mjek as qe behet fjale.Ato duhen patjeter te paisen me certifikata te njohjes e te ushtrimit te profesionit qe do te thote jo me pak se 4 vite studim ne ato vende qe kan njohin diplomat e lejet e ushtimit profesional.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Toni

      Ja ke fut kot shoku se nuk te paguan njeri 3 mije euro ne muaj per sanitare. Me pak xhelozi per infermieret qe punojne fort ne Gjermani, se ne Shqiperi ose nuk gjejne pune, ose paguhen me rroga sklleverish. Rruga e mbare te gjitheve, ketu do ngelin vetem hajdutet dhe dembelat.

      Përgjigjjuni
    2. B
      Bureto

      Edhe sikur te mos punojne ne profesion, qe me kohe besoj se do ta bejne, lajmi eshte nje tregues pozitiv, ku me shaka do te thoja, se u shtua edhe nje ze tjeter eksporti nga Shqiperia. E rendesishme eshte nga ky profesion, te mos kete mungesa te brendshme.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje