REPLIKAT/ Gazetarja shqiptare: S’ke të drejtë të flasësh, se ti nuk ke mitër, unë kam

29 Qershor 2022, 19:56Sociale TEMA

REPLIKAT/ Gazetarja shqiptare: S’ke të drejtë të

Gazetarja Zhaklin Lekatari e ftuar në ‘Studio Live’ në Report TV, ka debatuar me kreun e Vëllazërisë Ungjillore, pastorin Yllin Doçi, teksa po diskutohej për abortin.

Lekatari tha se një fetus nuk është një bebe, por është një grumbull qelizash. Sipas saj, pastori po deformon publikun, pasi ajo në atë që thotë bazohet tek shkenca dhe jo mendimet e saj individuale.

“Nuk është fëmijë, është një grumbull qelizash. Nuk e quaj unë, e quan shkenca.

Unë kam mitër, jo ju. Ju nuk keni të drejtë që të flisni, unë kam.

Kisha është opsesionuar me fetusin dhe embrionin. Duhet të mendojë për ato fëmijë që janë përdhunuar ndër vite.

Kisha do t’i mbajë njerëzit e varfër. Nuk do të lë që të thërrasësh fetusin bebe.

Po deformon të vërtetën pastori. Po flas me argumente shkencore”- tha Lekatari.

"Shkencëtarët ende nuk e kanë vendosur kur fillon jeta, çfarë thuhet kur është i gjallë. Ne nuk e dimë nëse një virus apo një qenie jete, konsiderohet si e gjallë. 

Nga ana tjetër para 50 vjetësh, kur ka kaluar afati, gjykatësja ka thënë që ne nuk e dimë kur fillon jeta. Ne nuk mund të themi që ti po vret bebe ato nuk janë bebe, ka debate, kur quhet fetus kur quhet bebe", tha ajo.

Ylli Doçi: Ti ke një person tjetër në trupin tënd.

Zhaklin Lekatari: Ai nuk është një person, ai është një grumbull qelizash, është embrion dhe fetus. Nëse një vajze 11 vjeçe është përdhunuar dhe ka fëmijë a duhet ne t'i heqim të drejtën e një jetese normale?

Ylli Doçi: Nuk ke sesi të kërcënosh një jetë njerëzore për hir të ndjenjave të dikujt. Po t'ua tregosh nënave se çfarë po ndodh në trupin e tyre ato e kuptojnë më mirë sesa vlerë ka jeta. Unë po them si do e kuptojë ngjizjen e spermës  me vezoren, aty nis lindja. Është një çështje filozofike.  

Zhaklin Lekatari: Nuk është fëmijë, fëmijë është kur ka lindur.

9 Komente

  1. B
    Badjava

    Pse pjell akoma ajo mitra jote?

    Përgjigjjuni
    1. D
      Denis

      Nuk duhet te kesh miter te flasesh per cfare e drejte apo e padrejte, e mire ose e keqe. Vetem llogjike. Ne fakt aborti sot ne shumicen e rasteve eshte nje menyre per te evituar faktin qe nje femer eshte e perdale. Nje nga arsyet pse femra duhet te mos bej seks kasual me shume partnere por te jete e vetpermbajtur dhe e moralshme eshte se ajo rrezikon te mbetet me barre. Dhe femija eshte nje pergjegjesi e madhe qe te ndryshon jeten radikalisht. Aborti e eleminon kete brenge. Keshtu oburra futja me degjenerim e kurveri pa limit. Keta flasin sikur aborti eshte semundje qe erdhi nga Zoti. Jo si nje pasoje e nje sjellje te degjeneruar. Dhe zgjidhja eshte vrasja e jetes humane (embrionit) qe keshtu femra e pedale te kefe kohe me bo party, shkoj ne plazh e me pushime. Qef e aheng por vetem pergjegjesi mos te kete.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Valeri

        Po pse grate e martuara nuk abortojne? Pa abort e kontraceptive grate sot mesatarisht do kishin me kohe 4-5 femije.

        Përgjigjjuni
      2. 1
        1 Ide

        Denis jam ne ty ne shumicen e gjerave vetem dua te shtoj dicka, seksi eshte dicka qe behet dyshe, dhe embrioni krijohet vetem kur ne kete seks perfshihen nje femer dhe nej mashkull. Keshtu qe kur vjen puna per perdalje nuk duhet fajesuar vetem femrat por te dy gjinite. Edhe para dy-tre mije vetesh nese denonin per tradheti bashkeshortore denoheshin dy, jo vetem gruaja. Ka rashte qe vertet duhet mirekuptim per femren se ndodh qe jane perdhunuar minorene, pa asnje aprovim prej tyre dhe shteti duhet te ngreje struktura fuksionale per adotimin dhe per te mbeshtetur rritjen e femijes qe eshte produkt i nje perdhunimi ne nje familje qe do ta doje sepse eshte femije jo per origjinen se si ka ardhur, megjithate kjo eshte e veshtire per nje vajze qe perdhunohet qe eshte 13-14 apo edhe me e madhe se kaq. Nderkohe kur embrioni nuk po zhvillohet por nderkohe rrezikon jeten e nenes mendoj eshte e qarte pergjigjja. Por interesantja me keto qe kane mitren dhe rrjedhimisht edhe te drejten per te folur ndersa te tjeret jo eshte se perpiqen te justifikojne 100% te aborteve me historite e dhimbshme te 1-5% te viktimave te verteta. Dhe nderkohe te besh abort per nje jete me komode me duket varferia me e madhe e mundshme, varferi e shprirtit dhe e ndergjegjes. Nese do jete komode, pa femije, bej seks te mbrojtur, ka metoda sa te duash, Ose ajo qe eshte 100% e garantuar mos bej fare kaq dhe shijoje jeten tende mediokre ku nuk do tia dish per asken as per krijesen qe do ishte ne barkun tend.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Denis

          Modernimzimi ka marr ne qafe edhe meshkujt. Meshkujt rrefuzojne te rriten dhe ne vend te marrin pergjegjesi, ndertojne familje, punojne, prodhojne, sillen si adoloshente te dedikuar ndaj kenaqesive impulsive, seksit, krimit, droges. Shteti po ashtu qe kerkon tu siguroje cdo nevoje qe kan sikur ata jan femije, do tu jap shkolle pa lek, tu suvencionoje shtepite etj. Por mashkulli maturohet kur perballohet me pergjegjesi, sfida dhe vuajtje, jo rehati. Gjithsesi mashkulli dhe femra nuk jane te barabarte ne kete aspekt. Femra i vuan pasojat e imoralitetit shume here me teper se mashkulli, fizikisht, emocionalisht dhe nga ana psiqike. perdhunimi nuk duhet te jete arsye per abort. Rreziku i jetes se nenes po. Si e korrigjon perdhunimin, duke vrare femijen e pafajshem? Femra e ben sepse reagimi i saj eshte emocional, por nje mashkull qe duhet te drejtohet nga llogjika nuk duhet ta pranoje kete.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Valeri

            Shyqyr qe nuk e vendos ti se kur femrat duhet te bejne abort. Po ta perdhunonin vajzen tende 13 vjecare keshtu do flisje ti?

            Përgjigjjuni
        2. B
          Balo

          Rroçka Lekatari! Ai embrion, "grumbull qelizash" që thua ti ndyrësirë industriale,është Bekim,që AI që i paçim Uratë ja jep krijesës njerëzore që nuk është vetëm gdhë si ti, si vazhdim të ADN së të njeriut, që pasi eshtra të na jetë bërë pluhur të mbetemi ne njëfarë mënyrë mes njerëzve. Aftësia për të lindur pasardhës pjellore quhet JETË ,o dhia shterpë me tatuazhe! Na e ke bërë kult atë trupin tënd .... Po nuk do ta përdorësh për të vazhduar jetën ,mirë ,përdore në daç edhe për kosh plehrash,po mos u bëj njerëzve moral të pisët...se ka njerëz që luten natë e ditë për një fat të kenë një bebe ! Pyetja është, kush pra kush do t'a rritë fëmijën e "padëshiruar"!? Se pastaj ,rritet dhe i merr jetën fëmijëve të botës.... Pra ata që flasin për ndalim aborti duhet t'i përgjigjen kësaj pyetje! Nuk duhet vrarë embrioni, po duhet që dikush t'i dalë zot...edhe qeni ka të drejta në kohën tonë ,duhet emri zotëruesit,çertifikatat e vaksinimit,pasaporta e udhëtimit ,nuk i jep dot një shqelm bythës sepse ha burg ..hë praaaa! Po njeriu...!?? Pra dakord, ju që hiqni abortin,rrisni fëmijët,ndryshe nuk bëhet....

          Përgjigjjuni
          1. k
            kujtimi

            Po ti moj gazetare perse e perdor mitren tende, meqe e paske. Sipas shkences dhe eksperiences njerezore, mitra eshte per te lindur femije. Ti sa femije ke lindur deri tani o gazetare. Cfare te drejte ke ti moj gazetare te flasesh per nje gje qe ti vete nuk e respekton. Mitra nuk eshte tollumbac shurre, si e perdor ti, por organ qe krijon dhe rrit femijen.

            Përgjigjjuni
            1. V
              Valeri

              Femrat nuk jane fabrike femijesh.

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje