Merr miqtë dhe me 6 Korrik shijo magjinë e kërcimit me balerinin Eno Peçi te Sheshi "Skënderbej"

28 Qershor 2022, 13:46Sociale TEMA

Merr miqtë dhe me 6 Korrik shijo magjinë e kërcimit me balerinin
Të mërkurën më 6 Korrik merrni miqtë tuaj dhe shkoni te Sheshi "Skënderbej", aty ku me pjesëmarrjen e veçantë të koreografit dhe yllit të baletit të skenave botërore Eno Peçi, shijoni dhe festoni magjinë e kërcimit.

Ky aktivitet organizohet nga Kongresi Rinor Kombëtar në kuadër të “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë dhe Ambasadën e Austrisë në Tiranë. Ai vjen si pjesë e programit "Rinia krijon kulturë" të Tirana EYC 2022, i cili synon të nxisë rininë për të eksploruar mënyrat se si kultura dhe arti mund të vihen në dobi të jetës së tyre të përditshme, por edhe të kthehen në një mjet të fuqishëm për ndryshime pozitive afatgjata.

1 Komente

  1. R
    Rrespekt Balerinit Vienezo- Shqiptare E.P

    Eshte jovetem nji Balerin i Talentuar por edhe nji Atdhetare nji qe s'e ka harruar asnjiher Shqiperine dhe e permbend ate me krenari kudo e gjithmon ne cdo interviste etj . Me vijen shume mire qe do performoj ne Tirane me trupen e vet te Balerineve ,por s'e di nqs kan ngel Shqiptare ala ne Tirane qe pelqejne Kulturen e Baletit sepse mesa kemi pare ,Tirana eshte mbushur me maloke e fshatare ,qe te shurdhjne viedeove te Tik Tok-ut e Instagraḿit , valle e kenge folklorike e te duket sikur ajo shoqeri eshte kthyher shekuj pas ne apoken e zogut te baxhelles . Sidoqofte eshte shume Pozitive per te gjithe ,qe edhe ata Folkloriket te shikojne se dikur Shqiperia ka pasur te gjitha artet e kenges dhe Baletit si ka ala sot Bota mbare .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje