
Ata që kanë dalë në pension por që vijojnë të jenë të vetëpunësuar, nuk do të paguajnë më kontribute sigurimesh shoqërore. Në këtë mënyrë, Këshilli i Ministrave i jep zgjidhje një ngërçi që kushtëzonte pensionistët që të paguanin kontribute nëse vijonin aktivitetin e tyre pas plotësimit të moshës për pension pleqërie.
Kjo masë synon lehtësimin e përfituesve të pensionit të pleqërisë të cilët vetëpunësohen në sektorin privat nga barra e pagimit kontributeve, duke qenë se atyre koha e vetëpunësimit nuk u njihet si periudhë sigurimi.
Aktualisht janë 1 484 përfitues të pensionit të pleqërisë të vetëpunësuar në sektorin privat të cilët paguajnë kontribute çdo muaj në masën 14 milionë e 151 mijë lekë të cilat kalojnë në fondin e sigurimeve shoqërore.
Përmes nismës së Këshillimit Kombëtar qytetarëve ju kërkua të jepnin mendim, në lidhje me faktin nëse pensionistët të cilët vetëpunësohen në sektorin privat duhet të përjashtohen nga pagesa e kontributeve të detyrueshme për sigurime shoqërore. Nga rezultatet e kësaj nisme evidentohet fakti se 66% e qytetarëve kanë dhënë përgjigje pozitive.
Shume mire eshte vendosur, me vonese por prape vendim shume i mire; familjar i imi pagovi per 15 vjet kontribut pensioni pasi kishte dale ne pension se punoi sektor privat; kur doli ne pension nuk ja njohen 15 vjet kontribute, por te pakten tja kthenin mbrapsht leket e ky ligj i ri te kishte nje nen prapaveprues per kete qellim, kush ka paguar para hyrjes ne fuqi te tij i kthehen leket mbrapsht; nuk besoj se behen a sbehen as 500 vete ne vend qe mund te perfitojne pagesat mbrapsht; te pakten te behet tamam ligji i ri.
Shume mire, me ne fund u dha nje pergjigje. Kam 10 vjet qe kam dale ne pension dhe punoj si e vetepunesur. Kam paguar sigurimet rregullisht cdo vite dhe nuk pasur asnje perfitim ne pensionin e pleqerise.
Po te mos i paguani,do ju penalizojn me gjobe
Pensionistet , qe kane dale ne pension , dhe punojne akoma ne sektorin privat , paguajne sig shoqerore ?
Po , paguan sig.
po paguaj
Si mund te kthehen mbrapsh leket e kontributeve qe derdhim per punen qe bejm duke marr nje pension 100 mij lek. Per kete arsye duhet qe leket te na i japin mbrapsh.
N.q se nje pensionist ka punuar edhe mbasi ka dale ne pension , mendoj qe keto vite ti shtohen pensioni. Per pensionistat qe marrin me pak se 20.000 lek ne muaj Mendoj do jet nje ndihme sado e vogel me cmimet e tregut ne ditet e e sotme
Pershendetje. Pensionistet qe punojne me kohe te pjeseshme ne nje subjekt, si klasifikohen dhe a duhet te paguajne sigurime shoqerore?