
Kryeministri Edi Rama dhe punonjësit e kryeministrisë e nisën javën duke duke dhuruar gjak.
Edi Rama dhuroi paraditen e kësaj të hëne gjak, nismë së cilës iu bashkuan edhe punonjësit e Kryeministrisë.
Si mjekët e Kryqit të Kuq ashtu edhe vetë kryeministri Edi Rama e vunë theksin tek fakti se dhurimi i gjakut jo vetëm që nuk përbën rrezik, por i bën shumë mirë trupit.
Rama: Të majtët jemi ne, e majta jep gjak.
Mjekja: Tani kemi filluar me institucionet, kështu që jeni fiks në kohën e duhur për të ndërgjegjësuar edhe institucionet që mos të tregohen indiferente. Duhet ta mësojnë që dhurimi i gjakut nuk përbën rrezikshmëri.
Mjekja: I bën shumë mirë trupit, ne të dy e dimë shumë mirë këtë gjë.
Rama: Sa herë ma ke pirë gjakun? Sa vite kam?
Mjekja: Në bashki, nuk e di sesa herë…
Rama: Çdo ditë e kemi bërë.
Mjekja: Po. Tani është radha e institucioneve. Deri tani kanë qenë studentë, kështu që tani kam nevojë për institucionet.
Mjekja: I bën mirë të gjithëve, përveç atyre që kanë probleme shëndetësore.
Sa me i korruptuar te jete nje vend aq me pak ndergjegje qytetare ka!Sa me shume te funksjonal te jete shteti aq me njerez te devotshem ka ,sepse kane pse dhurojne!Po ne shqiperi?a jane njerezit te sigurte qe gjaku shkon aty ku duhet apo aty ku ju intereson njerezve te korruptuar?neqoftese vidhet e mashtrohet kudo pse jo me gjakun e dhuruar?
Po per droge kontrollohesh kur jep gjak...ose kur mbush formularin?
E majta ta pi gjakun gjithe vitin dhe te jep 250gr nje dite.