Maturantët në protestë, ministrja e Arsimit reagon për testin e biologjisë: Nuk ka asnjë gabim

27 Qershor 2022, 09:46Sociale TEMA

Maturantët në protestë, ministrja e Arsimit reagon për

Ministria e Arsimit dhe Sportit reagoi në lidhje me pretendimet e maturantëve se në testin e biologjisë ka pasur pyetje jashtë programit mësimor të zhvilluar gjatë vitit.

MAS deklaron se pas shqetësimeve është bërë një punë konsultuese dhe vlerësuese disaditore me mësues dhe ekspertë të fushës, për të parë cilësinë e testit.

Ministrja Kushi thekson se pas vlerësimit të bërë, është konfirmuar që testi nuk ka asnjë gabim shkencor dhe pyetjet janë hartuar sipas niveleve të vështirësisë për të diferencuar secilën notë.

“Ju konfirmoj që testi nuk ka asnjë gabim shkencor dhe pyetjet janë hartuar sipas niveleve të vështirësisë, për të diferencuar secilën notë, e për të mos penalizuar as nxënësit e shkëlqyer, por për të vlerësuar të gjithë sipas punës e meritës.

Nisur nga shqetësimet tuaja, kemi punuar ditë e natë me mësuesit vlerësues për të garantuar shpalljen e rezultateve, me cilësi të lartë dhe në kohë sa më të shpejtë.

Jam shumë e kënaqur që shumë prej jush kanë shkëlqyer, madje edhe përtej pritshmërive, duke vërtetuar që testi ka qenë një matës i mirë i përgatitjes së gjithsecilit”, shkruan ministrja.

Ndërkohë që maturantët kanë paralajmëruar një protestë gjatë ditës së sotme e cila pritet të mbështetet dhe nga deputetë të Partisë Demokratike.

1 Komente

  1. L
    Luka

    Protesta eshte politike e iniciuar nga krimineli non grata Berisha

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje