Vlora një qytet me “verë” gjatë gjithë vitit falë portit turistik Vlora Marina

25 Qershor 2022, 14:03Sociale TEMA

Vlora një qytet me “verë” gjatë gjithë vitit

Jo vetëm gjatë stinës së verës por qytetin e Vlorës mund ta shijoni edhe gjatë stinës së dimrit. Vlora Marina, porti i ri turistik pritet ta rankojë atë në listën e qyteteve me turizëm gjatë gjithë vitit. Sipërmarrja më e re sfiduese në vetvete, premton një marinë të madhe moderne, ku do të ankorohen mjetet lundruese turistike, nga jahtet dhe megajahte. Sipas Ervin Bacaj i cili menaxhon këtë projekt, standardet do të jenë ndërkombëtare, por risi e mirëfilltë do të jenë shërbimet e larmishme që do të ofrohen në ambientet e Marinës pavarësisht stinëve. Në Vlora Marina do të ketë edhe hapësira për aktivitete kulturore dhe artistike në çdo periudhë si dhe funksionaliteti i saj do të jetë i ndërthurur me zhvillimin e zonës.

“Qytetarët do të kenë mundësi të ndalen në Marinë, madje edhe të nisen me synim të përcaktuar dhe të bëhen pjesë e ngjarjeve që organizohen aty. Shërbimet si bare dhe restorante, por edhe gjithë të tjerat, do të jenë gjatë gjithë vitit në dispozicion të kujtdo që frekuenton bregdetin e jugut” – shprehet Menaxheri i projektit.

Sipas Ervin Bacaj ky port turistik do të jetë në të njëjtat nivele me marinat në vendet e ndryshme të Europës dhe atyre në vendet fqinjë. Gjithçka është e realizueshme po të kemi parasysh se vlera e përgjithshme e investimit do të jetë 2,8 miliardë lekë, e shpërndarë në tre-katër vite, kurse të ardhurat që do t’i sjellë ekonomisë së qytetit kur të fillojë funksionimi do të jenë të konsiderueshme.

 

 

2 Komente

  1. V
    VLONJATI

    IIK ORE HAJVAN NE VLORE DUHET E PARA TE PASTROHET UJI QE DERI DA VETE NE KARABRUN ESHTE SI SHURE NGA GROPOSJET E QELBESIRAVE.MOS U LANI NE VLORE SE DO JU ZEJ SEMUNDJA

    Përgjigjjuni
    1. v
      vlora.vlora

      O Vlonjat qe ka rrezik s je vlonjat po ndonje mut fshatari qe s eshte lare ndonjehere ne det ,po neve ca na ka gjetur qe kemi 40 vjet qe lahemi ne vlore

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje