224 gjoba në vit për boritë, shoferët e autoveturave më të pabindurit

23 Qershor 2022, 20:20Sociale TEMA

224 gjoba në vit për boritë, shoferët e autoveturave më

Në rrugët e qyteteve boritë përdoren ka kriter, megjithatë shoferët duken të pashqetësuar.

Në kodin rrugor përcaktohet se në qendrat e banuara sinjalizimet zanore janë të ndaluara, përveç rasteve të rreziqeve të menjëhershme.

Çdokush që shkel këtë rregull, ndëshkohet me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.

Mesatarisht katër shoferë gjobiten në javë për përdorimin e borive në qendrat e banuara. Sipas të dhënave të marra nga Policia Rrugore, në vitin 2021 janë vendosur 224 gjoba.

Numri i personave që gjobiten për këtë shkelje rezulton se ka një rritje fare të lehtë nga viti në vit. Në 2019-n janë vendosur 205 gjoba, ndërsa në 2020-n 216 gjoba.

Shoferët që gjobiten më së shumti janë ata të veturave. Sipas Policisë së Shtetit, kjo kategori zë 90% të rasteve të gjobave.

Rënia e borisë ka kriter shkakton jo vetëm ndotje akustike por është kthyer në një shqetësim për përdoruesit e tjerë të automjeteve, të cilët shpesh humbasin qetësinë në timon.

3 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Nikos

    Ashtu ju lumte ! Qi..ni nanen ketij mileti edhe kur nuk i nxjerrin makinat nga garazhi. Tani e kane rradhen shoferet me mustaqe.

    1. A
      ASD

      200 ne vit?! Po une 10 minuta te ec nga 3 bori ne cdo semafor u bene 12-15 gjoba. Po ktu cdo motorist prish marmiten e motorrit qe te bej zhurme sa me shume. Kalon nje papaq kujton po nxjerr garda tanket.

      1. B
        B

        Ndotje akustike? Që kur? Po hoxha, që bërtet si gomar? Ti i thua ul zërin e qendrës së zërit, dhe merr përgjigjen: ti nuk je shqiptar!

        Lini një Përgjigje