Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të tregtimit të karburanteve në vend, duke ulur çmimin e naftës me 3 lekë.
Sipas vendimit të fundit, një litër naftë do të tregtohet më 258 lekë, nga 261 lekë që tregtohej më parë.
Një ulje të lehtë ka edhe për çmimin e gazit. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz do të jetë 83 lekë/litri, ose tre lekë më pak nga se ishte.
Çmimi i benzinës ka një rritje të lehtë. Një litër benzinë do të jetë 239 lekë në pikat e shitjes me pakicë.
Bordi thekson se çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që, në pikat e tjera, për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën.
“Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi”, shkruhet në vendim.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Bordi vuri në dukje se janë në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.
Bordi "komunist" na doli kryekapitalist. Pasi falimentoi ghithe shitesit e vegjel me pakice tani dy grosistet e medhenj kane marre ne dore bordin duke vendos marzh te larte te cmimit me shumice, ku cdo renie ne birse e cmimit te naftes transmetohet me pikatore ne tregun e brendshem
Mos, u ul çmimi me plot 3 lekë. Ëëuu... Po tani do ta marrim falas fare....
Vjedhje me ligj. Po sipas kokës, kapelja. 30%subvencione për ndërtuesit, 9 për bujqit. Dhe për çudi nuk ndodh asgjë Sa hap gojën Sala, Luli, Likja, Ramushi mbushet sheshi si me magji. Ta i kush e ka fajin?
Qenkan keputur ne bythe keta te bordit te naftes.,Po pse mor hunderra me 30 leke te vjetra do mashtroni kete popull, turp