Gjyqi i pazakontë/ Qindra banorë të fshatit Kozarë thirren nga SPAK, që kërkon t’i konfiskojë pasurinë bashkëfshatarit të tyre

22 Qershor 2022, 14:12Sociale TEMA

Gjyqi i pazakontë/ Qindra banorë të fshatit Kozarë thirren

Në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) janë thirrur për të dëshmuar 240 persona të fshatit Kozarë, në Kuçovë. Banorët e këtij fshati po dëshmojnë me kërkesë të SPAK-ut dhe palës së akuzuar, që është Bektash Shtëpënja.

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar se SPAK kërkon të konfiskojë për shkak të OFL-së, pasurinë e Bektash Shtëpënjës, pasi djali i tij ka qenë i dënuar në Itali për drogë dhe prostitucion.

Bektashi i cili ka plotësuar formularin e OFL për dy shtëpi dhe tokën, ka deklaruar se të ardhurat i ka nga puna me autokombajna, me të cilën punon prej vitit 1991, si dhe nga viti 1980 ka qenë pjesë e kooperativës.

Kështu në gjyq kanë dëshmuar 120 bujq, që thonë se “kemi korrur grurin me Bektashin dhe e paguajmë pa faturë, se nuk kemi pasur kurrë nipt e fatura”, ndërkohë që disa prej tyre prej një viti kanë bërë nipt.

Madje Bektash Shtëpënja nuk është paraqitur sot në gjyq dhe ka çuar djalin, në vend të tij pasi po korr grurin e fshatit.

“Kam të ardhura me djersë e punë, jo siç thotë OFL. S’jam kriminel, i gjithë fshati më njeh.”- thotë ai. Por prokurorja Elida Kaçkina përsëri ka kërkuar konfiskimin e pasurisë, si të ardhur nga krimi.

 

6 Komente

  1. M
    Mal Cori

    Nuk e kuptoj çka SPAK me fshatarin dhe djalin e tij! ...... Nëse merret me drogë, djalit gjyqin e kanë për kompetencë tja bëjnë shokët e tij..... . Dhe dënimet e tyre janë të ashpra...

    1. D
      Drejtesi made in Albania

      Me keta fakiret merret A-Spaku. Nuk i bejne kembet nga Berisha, Nano, Meta, Rama, Ahmetaj dhe gjithe kryehajdutet e tjere. Apo nga biznesemet e tyre Kastrati, Mane

      1. L
        Llazi i Bashkise E

        A medet , u katandis kokoshi ne nje thelle. Nuk merren dot me dinosauret e korrupsionit apo me te “papunet” me ferrari po e paskan gjet te keqen te bujkrobi. Turp i madh. Ne per keta jemi vetem statistike e “luftes” kunder “krimit”. Vjellje pa fund,na i sollen zorret n’fyt. Kelysh komunistesh, si fare hislli qekeni.

        1. T
          Tetovari2

          Më duket se i ngjan thënies meksikane: LE TË VARET PEDRO-ja!!

          1. p
            plazhisti

            Kjo tregon me se miri se SPAK-u po punon dhe vepron tashme!Me pak fjale fshatçe i thone:Fshati digjet e kurva Sali krihet!Ne çdo vend drejtesia e kap "demin per briri" e keta te tanet e kane kapur per bishti.Rrofte Republika e Madagaskarrit. Shikoni kur te arrestojne SPAK-u Halit Valterin per deshi te reme.Ne paradite ai dorezoi tere dokumentacionin se bashku me kallzimin dhe ne dreke edhe Likja edhe Sala e kishin nga nje kopje te kallzimit !

            1. r
              rrobaqepsi me dy metra ......

              E po kjo eshte kuja ...kuje vertete !!! Para dy ditesh u mbyten mediat akuza e kondra-akuza se motra e nje krimineli e vrasesi na ishte e "virgjer" per te punuar ne NATO !!!! Goca na ishte super e zonja dhe i kishte fituar vendin (çertifikaten e "virgjerise" ) me djersen e "gopit" dhe s'kishte pune se ç'bente i vellai super vrases e kriminel kjo sipas deklarimeve te administrates se shtetit e bere eho nga mediat pro shtetit ....Dakort po pra dakort vajza nuk mban pergjegjesi per te vellain ...hem ....po ky fakiri shkrete perse duhet te mbaje pergjegjesi se ç'ben i biri ne Itali ....thashe ne Itali se ai tjeteri i Dumaneve bente kerdine ne shqiperi ??? Perse fshatari shkrete qe punon tokat e fshatit duhet te paguaj "fatura" imagjinare te te birit per nje "pasuri" qe e ka ç'do fshatar ne Shqiperi ( dy shtepi dhe token ) ,,,,????? Pra duket qe nga menyra se si trajtohen te dyja rastet "goca" e ka fituar me djersen e gopit o me plumbin e vellait , postin ne Nato.!!!!! Ndersa fshatari i ka me pune as ka kercenuar njeri por as nuk ka dhene para apo klering per pasurine (dy shtepia dhe toke)!!!!

              Lini një Përgjigje