Ne, brezi i zboreve… Koha kur në rast agresioni, një milion shqiptarë ishin nën armë për pak orë

21 Qershor 2022, 13:32Sociale Ethem Ruka

Ne, brezi i zboreve… Koha kur në rast agresioni, një milion

Asnjëherë nuk e kam kuptuar përdorimin e fjalës “zbor”. Kjo fjalë, që ishte kaq e zakonshme për gati 50 vite të brezit tim, sot thuajse nuk ekziston më. Nuk ekziston as në fjalorin e gjuhës shqipe.

Dhe nuk duhet të ekzistojë, sepse nuk është fjalë e gjuhës shqipe, por fjalë e huazuar nga sllavishtja. Zbor do të thotë grumbullim, mbledhje e në një kuptim më të gjerë edhe kuvend.

Fjala zbor ishte kaq e zakonshme për të paktën 450 000 rezervistët e dikurshëm në rezervë. Zbori ishte stërvitje ushtarake e popullsisë civile. Çdo mashkull në moshë madhore deri në moshën 50 vjeç ishte i detyruar të bënte tre javë zbor. Edhe femrat ishin të detyruara të bënin një javë zbor në vit, por deri në moshën 35 vjeç.

Vështirë është të gjendet ndonjë arkiv familiar të mos ketë një fotografi me veshje ushtarake.

Ishte koha kur fjala karabinë dhe kallashnikov na dukej aq familiare sikur të thuash sot stilolaps. Ne i dinim përmendësh pjesët përbërëse të kësaj arme, dinin të bënim me sy mbyllur zbërthimin e pjeshëm e të plotë të saj, dinim të mirrnim vijën e shënimit, dhe dinim të bënim qitje në poligonet ushtarake.

Njihnim në detaje rregulloret ushtarake, dinim skemën e njoftimit në rast alarmi, dinim pikat e grumbullimit për t’u veshur me uniforma ushtarake, dinim dhe rajonin ku do të zinim pozicionin luftarak në rastin e një agresioni të mundshëm. Dinim se në rast agresioni një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë.

Përgatitja ushtarake u bë një nga tre komponentët e edukimit në shkollat e mesme dhe ato të larta. Si student e më vonë si profesor universiteti, duke filluar nga vitet 1970, çdo vit kryenim një muaj stërvitje ushtarake në Drojë të Mamurrasit.

Nuk ka ish-studentë të universiteteve të Tiranës të mos e njohë Drojën e Mamurrasit, rreth 35 km në veri-perëndim të Tiranës.

Për të shkuar deri aty duhet të lije rrugën e vjetër që çonte në Mamurras dhe të ktheheshe djathtas për të përshkuar një rrugë të shtruar me zhavor që nuk ishte më shumë se dy km. Kazermat e repartit ushtarak ndodheshin përbri lumit të Drojës. Aty ishte komanda, fjetoret, mensa, depot, klubi, sheshi ku bëhej rreshtimi i trupave e gjithçka tjetër që i duhej një reparti ushtarak.

Regjimi ditor ishte regjimi i një ushtari të rregullt. Fjetja dhe zgjimi me orar, fizkultura e mëngjesit, tranazhi, rregullimi i krevatëve, mirëmbajtja e kapanoneve, stërvitja ditore, koha e pushimit etj ishin të programuara saktësisht dhe askush nuk guxonte t’i thyente.

Studentët ishin ushtarë, ndërsa pedagogët në shumicën dërrmuese ishin oficerët e tyre si komandantë toge ose kompanie. Studentët e Biologjisë e Kimisë stërviteshin për mbrojtje kundërkimike, ndërsa ata të Matematikës e Fizikës, për mbrojtje artilerie.

U familiarizuam aq shumë me Mamurrasin, u familiarizuam me Drojën, shpatet e rrëpirta të lumit të Drojës, kodrat, pyjet dhe arishtet që shtriheshin poshtë repartit ushtarak, deri te rruga nacionale e asaj kohe.

Sikur të mos mjaftonin orët e mësimit, edhe lëvizjet në rresht kur dilnim nga reparti ose ktheheshim në të, shfrytëzoheshin për situata të ndryshme ushtarake.

Mjafton që komandati të jepte komandën “gazi” dhe të gjithë duhet të nxirrnin me shpejtësi dhe të vishnin kundragazin. Ai mund të hiqej vetëm me urdhër. Kur jepej komanda “ajri majtas” që presupozonte një goditje ajrore nga e majta, të gjithë duhet të pozicionoheshin barkas në drejtim të kundërt. Edhe nëse djathtas ishte një kanal me ujë e baltë, duhet të futeshe në të deri sa të jepej komanda tjetër “Ajri u zhduk”.

Për fat të keq kishte disa pedagogë inatçorë që i përdornin këto situata vend e pavend për të lodhur studentët e veçanërisht vajzat që janë me delikate dhe kanë problemet të veçanta gjinore. Nuk ishte aspak e lehtë.

Megjithatë, pasditet ishin aq të këndshme e gazmore. Mblidheshim grupe-grupe, dikush këndonte, ndonjë i binte kitarës, bënim mbrëmje vallëzimi në natyrë, tregonim anekdota, jepnim opinione pozitive e negative për komandantët, lexonim ndonjë libër që e kishim marrë me vete, ndanim cigaren me njëri-tjerin dhe thurrnim miqësi të reja.

Humori i njerëzve arrinte apogjeun në stërvitjet ushtarake. Njëherë që pedagog, pak i ndrojtur nga natyra, po ndihmonte një vajzë të mirrte vijën e shënimit duke qëlluar me automatik nga brenda një bunkeri. Aty lëvizi një zhapik dhe vajza bërtiti me zë të lartë sa që të gjithë studentët që ishin jashtë bunkerit u habitën. Pedagogu doli menjëherë nga bunkeri dhe bërtiti “Jo unë por zhapiku!”.

Të gjithë qeshën me të madhe dhe këtë histori e tregojnë edhe sot e kësaj dite.

Ndodhte që dikujt i humbiste kapelja ushtarake dhe ia merrte tjetrit. Loja e vjedhjes së kapeles vazhdonte aq shumë sa përfshiheshin dhjetra vetë. E gjithë kjo shndërrohej në një lloj loje humori që shkaktonte të qeshura pa fund.

Jeta jonë ishte jetë kazerme. Vajzat, djemtë dhe pedagogët kishin kapanone të veçanta. Me përjashtim të pedagogëve të gjithë flinin në krevate dysh, tip marinari. Kushtet nuk ishin të përsosura, megjithatë kujdesi për higjienën ishte maksimal.

Ndodhi një herë që u helmuan disa studentë. Nuk e di sa specialistë mjekësie me bluza të bardha mbërritën nga Tirana dhe sa analiza ushqimesh u bënë. Thoshin se shumë u pushuan nga puna vetëm për këtë rast.

Njerëzit janë njerëz, secili me individualitetin e vet. Asnjë rregullore dhe asnjë kanun nuk mund t’i shndërrojë në klon të njeri-tjetrit. Kishte djem e vajza që shkelnin ndonjë rregull, që për jetën përtej gardhit të repartit ushtarak ishte normale. Gjërat ekzagjeroheshin aq shumë, saqë merrnin përmasa që arrinin deri në Komitetin Qendror të asaj kohe.

Duke shkruar këto pak rrjeshta, lexova një dokument që tregonte për 9 djem e dy vajza të një shkolle të mesme të Tiranës, të cilët gjatë stërvitjes ushtarake u gjetën duke pirë konjak. Aq problem u bë, sa që ngjarja u dokumentua në detaje dhe mbërriti deri në zyrën e Enver Hoxhës.

Njëri nga këta nxënës, vite më vonë u bë një nga miqtë e mi të afërt.

Një student tjetër vodhi një pelerinë shiu dhe e shkëmbeu me një fshatar me një pulë dhe një shishe raki që e piu me shokët. Një ngjarje e tillë mund të shkonte deri në dënim të pashembullt, megjithatë u gjet një mënyrë për ta mbyllur duke shpëtuar karrirën e tij të mëtejshme.

Secili prej nesh që jetoi atë kohë, mund të tregojë histori pafund. Ne u edukuam me dashurinë për vendin dhe e konsideronim mbrojtjen e tij, prioritet madhor. Sot kemi gjithë pjekurinë të gjykojmë se çfarë ishte mirë dhe çfarë ishte teprim.

Kohët kanë ndryshuar, po ashtu edhe alencat mes vendeve. Brezat tanë jetuan në një kohë tjetër. E megjithatë ajo ishte koha jonë dhe ne s’ka pse mos të shkruajmë për të. Harresa gërryen gjithçka, ashtu si një pikë e vogël uji që gërryen pa u ndjerë edhe shkëmbin më të fortë.

Kam lexuar se atje në Mamurras, aty nga vitet 1920, u vranë dy qytetarë amerikanë, por askush nuk mësoi cila ishte arsyeja. Nja dy tre kuriozë, pikërisht pas një shekulli, u kthyen të gjenin ndonjë gjurmë të kësaj historie, por nuk gjetën asgjë. Kështu do të ndodhë edhe me jetët tona nëse nuk shkruajmë edhe për Drojën ku kaluam disa muaj të jetës sonë më të bukur.

Ky është një fshat për të cilin të rinjtë nuk dinë sot asgjë. Shumë nga godinat e rapartit janë kthyer në banesa dhe rreth tyre kullosin vetëm dele e dhi.

E megjithatë, Mamurrasi dhe Droja më ngjallin mall, mall për kolegët, studentët si dhe për kohët që kanë mbetur më shumë se 30 vite pas.

 

45 Komente

  1. P
    Po

    Shkrim interesant dhe nuk e di pse keni mendimin qe kjo ndodhte vetem ne Shqiperi gjate luftes se ftohte. Jo vende ne lindje por edhe ne perendim ushtria gjithmone ka perdorur vullentaret dhe "zboret". Thjesht ata perdorin emra te tjere. Nuk jam i atij brezi por sot ve re qe brezi i ri tallet me brezin e demokracise. Kjo ndodh gjithmone midis brezrave, kohet ndryshojne dhe to ndyshone dhe shoqeria.

    1. O
      Osman Gazepi

      “zbor”. Kjo fjalë, që ishte kaq e zakonshme për gati 50 vite të brezit tim, sot thuajse nuk ekziston më ... ne Shqiperi, po ekziston ne Zvicer, pas vitit te ushtrise, per 10 vjet jeni te detyruar te beni cdo vit 3 jave zbor!

      1. P
        Po

        Edhe Danimarka ka dicka te tille. Ka vende ende ne Evrope qe e kane ushtrine me detyrim. Mos te flasim per Izraelin se ata jane bote me vete 4 vjet ushtria me detyrim ende sot.

      2. V
        Vranakonti

        Rrofsh e qofsh me jete profesor Ruka. Respekt. Nuk po zgjatem,vec po them se ajo ishte kohe e art. Njerzit ishin te lumtur dhe edukoheshin me dashurine per atdheun. Kishte vllazerim midis njeri tjetrit. Kuse sot jane armiq dhe vrasin njeri tjetrin per nje gevishje makine apo nje fjale goje. Sot shajn e ofendojn sa tu haj goja.

        1. N
          Ndryshe

          Ajo kohe nuk ishte e art, as njerzit s'ishin te lumtur. Robot, po ishin. Atdheu duhej mbrojtur, po sipas mesimeve te partise dhe te shokut enver. Malet jane aleatet tane. Shkemb graniti buze adriatikut. Oficerat e ndertonin qendra zjarri, u bene kinez me rroba doku dhe jetonin dy familje ne nje apartament.

          1. E
            E verteta

            Ndyresira komuniste te pandreqshem.Nuk kishte gje me te zeze ne bote se ai shtet kriminel komunist gdhe me baze islamike.Dmth 2 gjerat me te erreta te njerezimit ti bashkosh ne nje:komuninizem ekstrem stalinist tip kmeret e kuq sebashku me sfondin anadallokak islamik shekullor dmth egersia aziatike i jepte me shume se vendet e tjera nje natyre shume cnjerezore sistemit diktatorial shqiptar si puna me te ftohtin qe ndihet me shume disa grade per arsye te % lageshtise ne ajer.Vrime e zeze ka mbetur dhe do vazhdoje ky shtet i sajuar per interesa gjeopolitike shtet me inat dhe dhune

        2. T
          Tropoja

          Mire beni qe ikni njerezit jane te lire,ikin kroatet ikin italianet polaket portugezet biles dhe britaniket ne australi po ne shqipot pse mos ikim? Nuk na lejohet neve ? Te ikin te gjithe mire bejne ka liri sot

          1. J
            Jeronim Bazo

            Bravo Tropoja, njerez si ty I duhen atdheut, sidomos ne kohe lufte qe ti vesh zjarrit vendit tend.

          2. X
            XX

            E mor profesor, zbori i sherbente mbrojtjes se atdheut nga armiqte qe s'erdhen kurre. Mgjate profesoret ishin pjesa me e bute e atij zbori te lodhshem dhe pa kuptim.

            1. S
              Shqiptari

              X X ,jetoj ne Zvicer dhe ketu lufte nuk u be qe 700 vjet por ushtria eshte ne gadishmeri sikur lufta te filloje tani. Edhe pse eshte neutrale ,Zvicra eshte vendi me i fortifikuar ne bote me bunkere dhe strehimore.

              1. P
                Po

                Ti do jesh nga keta budallenjte si puna e Fevziut qe qahej ne opinion se nuk i erdhi armiku dhe e genjeu Enveri per zborin. Ne fakt ne asnje vende gjate luftes se ftohte nuk erdhi lufta megjithese disa vende u mbushen me bomba automike. Shqiperise kur i erdhi lufta ne Kosove i kishin rene breket nga pishtaret e demokracise, nuk kishte me ushtri se nuk na duhej dhe pastronin bunkeret te fshihnin koken nga Serbet.

            2. T
              TV Skampa

              Mucit i vodhen armen kur ishte ne zbor ne Mamurras dhe desh e futen ne burg, shyqyr qe e shpetoi Abdi Bala, cfare mendimi ka gjigandi Llazi per kete ceshtje?

              1. J
                John Qelbashi

                Pirdh o Etem Ruka te lirohesh. Kam qene vete ne ushtrine e Enverit dhe pakenaqesia me regjimin ishte e hapur. Asnje stimul. as grada as rroga, as shtepi, as pune per grate, as televizore, as paisje shtepiake, komplet mizeri. kush do luftonte? A e pe Shqiperine e vertete kur u hapen ambasadat? Nga syte kembet. Te gjithe erzervistet do iknin ne rast lufte se do u jepej rasti, nuk do kishte kufij, edhe po te kishte kufitaret do vriteshin me arme

                1. V
                  Vranakonti

                  O Qelibashi,o injorant o idiot,o kafshe,ti nuk ke kuptuar asgje. Nuk te falet ofendimi qe i bene zotit Ruka,ketij profesori te nderuar. Ai ka shkruar nje realitet dhe keto realitete duhet te njihen edhe nga brezi i sotem per te njohur te kaluaren mbi te cilen ndertohet e tashmja dhe e ardhmja e shoqerise. Po ti nuk mere vesh nga keto dhe une beje gabim qe merem me ty.

                  1. K
                    Kruja

                    Ke krijuar ate pershtypje sepse nuk ishte vertet moment lufte. Ne rast lufte te gjithe do luftonin sepse lufta ngre moralin. Habitem si nuk e ke kuptuar ende?! Shiko ukrainasit te cilet pa ndonje identitet te forte kombetar u motivuan per te mbrojtur veten. Ushteria e Enver Hoxhes ishte ushteri MBROJTESE dhe ne rast lufte nuk do te kishte dezertime por vertet lufte sepse lufta ndryshon gjendjen psikologjike dhe ngre emocionin etnik dhe motivin per te mbrojtur familjen dhe vendin tend.

                    1. F
                      Fjala ime

                      Qelabash qe e thua vete.

                    2. 1
                      19

                      Mos shkruj me o qelbash se qelbesh ere mut dhe i pa lare.

                      1. J
                        John Qelbashi

                        Hiqe prasin nga suma dhe prano realitetin. Ne rast lufte ne ate kohe shumica dezertonte. Po them pa medyshje 80% dezertonin. Benim jete qeni. Ushtria e vertete u pa ne 1992. 60 % dezeruan vitin e pare te demokracise

                        1. B
                          Béni

                          Ob zotni Gjoni...po unë që isha në mes të detit me anije,nga do ja mbaja ???????????????

                          1. P
                            Po

                            Dezertime ka dhe ne Amerike o qelbash por ti vertet qenke i pjerdhur nga mendja. Ne asnje ushtri ne bote nuk behet jete luksi o qelbash se eshte ushtri jo rezorte turistik. Ne France dhe ne Angli forcave elite komando pas stervitjes i dergonin tek kazani i plehrave per te ngrene qe te mesohen me jeten e luftes.. ne Turqi te lene ne mes te shkretetires me nje thike ne xhep e te gjesh rruges 2 jave ne kembe. Ushtrise se Enverit i rruaje trapin me plot kuptimin e fjales dhe koha e vertetoi plot 45 vjet nuk pirdhte per perendi ne toke. Mbase armatimet nuk i kishte moderne te gjitha por ushtria kishte zemer e per 24 ore ngrinte nje popull ne kembe. As nuk te shkonte mendja te dezertoje se te fuste plumbin kokes babai yt i pari se e turperoje ne fshat apo ne lagje. Kur vdiq merhuni me 85 tjeter gje ca u be me pas.

                          2. J
                            John Qelbashi

                            Hiqe prasin nga suma dhe prano realitetin. Ne rast lufte ne ate kohe shumica dezertonte. Po them pa medyshje 80% dezertonin. Benim jete qeni. Ushtria e vertete u pa ne 1992. 60 % dezeruan vitin e pare te demokracise

                            1. K
                              Karaxhiç beri sex me Sheqeren dhe doli KaraSaliu

                              Ha nji mut o Qelbash..ne ate kohe as edhe nji ushtar nuk dezertonte se te ikte koka

                              1. L
                                Luli

                                Profesori duhet mirekuptuar. Ai nuk shpreh fare dobesi per ate kohe. Por e kujton zborin si pjese te jetes, duke dhene dhe copeza ose ngjarje kuptimplote, qe e benin zborin njerzor.

                                1. K
                                  Kicioti

                                  Te paska ngelur mendja te prasi u lum madhe,me dukeket se ta pasksn futur nga mbrapa kur do kesh qene ne zbor prandsj paske dhe urrejtje per zborrin.Po e ke provusr si veshtire ta harrosh..Dhimbje madhe.Ske ci ben.

                              2. L
                                Llazi usa

                                Degjo tani ti TV Skampa, Mucit ja vodhen dhe shpetoj,Hxhiut ja vodhen dhe futen ne burge,keshtu qe do futur ne burge Abdi Bala.

                                1. t
                                  timo

                                  Ju qebashët në çdo kohë qelbash mbeteni.

                                  1. J
                                    John Qelbashi

                                    Une e kam jetuar ate kohe. E di mire ushtrine e Ramizit. Shumica e dezeroreve te asaj kohe ishin ushtarake. Mua nuk mu dha rasti te ikja se nuk e beja dysh. Pee te luftuar per atdheun sbehej fjale.Nuk kisha pse te ludtoja. Nuk kisha prone as pasuri as shtepi. Pse do luftoja?

                                    1. A
                                      Angjelini

                                      Arsytimi i Gjonit ha diskutim dhe nuk duhet injoruar totalisht. Megjithate, une mendoj se dezertime ka ne cdo lufte dhe do kishte edhe ne rastin tone. Njerzit kane qene te pa kenaqur por sensi kollektiv per te mbrojtur vendin "mund" dhe "duhet" te triumfonte mbi ate per te ikur. Mund te jem gabim.

                                    2. J
                                      John Qelbashi

                                      Une e kam jetuar ate kohe. E di mire ushtrine e Ramizit. Shumica e dezeroreve te asaj kohe ishin ushtarake. Mua nuk mu dha rasti te ikja se nuk e beja dysh. Pee te luftuar per atdheun sbehej fjale.Nuk kisha pse te ludtoja. Nuk kisha prone as pasuri as shtepi. Pse do luftoja?

                                    3. k
                                      kritiku

                                      Aman mre sa me ka marre malli te zderhallem edhe njehere me ato robat e zborit. Kur vinje ate kapele sikur te ikte truri. Sa per vleren e tij asnje vlere skishte. I vlente vetem birose per te mbajtur popullin nen terrorin e armikut imagjinar qe do vinte nga casti ne cast e qe serdhi kurre...nga te vinte kur armiku qeme ne vete...mbrojtja me e mire eshte nje politike e jashmte e zhdervjellte dhe neutrale. Rezistenca ne terren do te thote ca jete te humbura kot. Sidoqofte rrofsh qe na kujtove zborin se verete na kishte marre malli, sidomos per ato castet kur beheshim tape me raki te qelbur mamurrasi apo kur luanim pese katesh me kundragaz.

                                      1. N
                                        Njeres pa (qe nuk duan)pune

                                        Sot eshte e thjeshte te besh teorira ,por ai shtet ka qene shteti me I forte qe ka patur ndonjehere ai vend.Dhe seshte e vertete qe 80 perqint dezertonin, pas -90 es ishte tjeter shtet ,tjeter katraure.

                                        1. N
                                          Noci

                                          Te mos harrojme asnjehere se nga ky armatim moderne i saj kohe , municion dhe makinerite e fabrikave dhe uzinave te shitura u bene milioner Saliu,Likja,pianeci Nano,ca Pal e ca Llesh ,ca Hajdare e ca Nue e sot ne ndihemi te dhjere por krenare se na mbrone ishbashkepronarrja e Saliut qe tani pretendon se ka bere divorcin nga Ai dhe e di perse se s'ka me ç'ti marre me kesaj toke te djegur,se harrova vetem por riktheu Edi plantacionet me "barin" sa te domosdoshem per ushtrine e atyre qe na mbrojne,se helbete nuk rrojne dot pa barr e se ky i yni ka cilesi te mire! Gjithkush i mban mend luftimet ne lindjen e mesme me arkat e municioneve "made in Albania"!Kjo eshte sketera qe ndertuam fale miqesise shqiptaro-kineze pas viteve 90.Fotot qe keni nxjerre digjini sepse eshte propagande komuniste e per rrjedhoje ka rrezik se do ju therase ASPAK-u e t'ju akuzoj per "shperdorim detyre"!

                                          1. T
                                            Trapajane hesapi

                                            O qelbash.Edhe une kam qene ne ushtri.Kam patur repartinne mes te shenavlashit.Rezervistet i kishim si ushtaret aktive.Pergatiteshin te luftonin per shtepite dhe tokat e tyre dhe Jo te serbit.Kishte kosovare e Came,nga maledite e tiranes e gjetke.Por te dhene dhe te pergjegjshem per detyriminligjor ndaj atdheut.Kishte Edhe elementi problematiche ,por asnje nuk fshihej apo te shmangej.A mund te kishte ndonje qe donte te dezertonte?nuk mund te paragjukosh asnje.Ajo qe ndodhi ne 1990?Jo ndodhi ne te gjithe europen.Te kerkosh nje jete me te mire nuk do te thote se je dezertor.Edhe une" dezertova"ne 1993.sepse me la pa buke Saliu juaj,me perndoqen.Pushuan nga puna Edhe time shoqe,specialiste shume e mire ne profesioni e saj.Kesai iu shtua Edhe terrori Policoro apo survejimet e shokut ,shoqeruar me porosine e Safet zhulhalese tuaj "Edhe nje gezhoje ti Gjeni ,arestojeni,"thirreni xy dhe i thoni te mbyllet gojen ose do te perfundojne ne Burg.Keta jeni ju.Dhe e fundit,per ato qe ndodhen ne vitin 1990-1993sli Berisha me shoke Jane financuar nga Miloshevicit e UDB me 10 milion dollare.Dhe kjo shume sot llogaeitet me 100 milion dollare."E pushtoj shqiperine vetem me shoqaten e gjahtareve" ,deklaroi Miloshevici ne parlamentin serb.keta jeni ju qe paragjukoni .Se je ti i tille,mos kujto se Jane shume.Derra si ti atehere ishin pak

                                            1. r
                                              roja

                                              Nese perpara viteve 90 i gjithe populli ishte "ushtar" tani pas viteve 90 eshte i gjithi "ush.ar"!

                                              1. J
                                                Josif Rrapi

                                                Profesor Ruka pervec se nje intelektual i shquar eshte edhe nje njeri i shkelquer per mardheniet qe nderton me njerzit. Te imponon respekt ne cdo aspect te jetes. Shendet te plote profesorit

                                                1. K
                                                  Koha jone

                                                  Shyqyr qe shkroi profesori dhe me ne fund i nxoren kokat komentuesit funderrina trushperlare te komunizmit qe ska operacion qe tju heqe idhullin ( Enverin) nga koka !! Akoma i thurin lavde cmendurise se udheheqesit !!!!

                                                  1. E
                                                    Erdogan

                                                    Mire fjala Zbor nuk duhet se eshte huazuarnga Sllavishtja. Po Femer nga Female Mashkull nga Masculine Mengjes nga Morning Dite nga Day,Drite,Dije. Darke nga Dark angl Nate nga Note Erresire nga Erevus greq Agim nga Avgi greq. Mish nga Meat angl. Pi nga Pino greq Ha nga Hanger angl,I urritur. Semundje nga Sickness,Semure. Mendje nga Mind angl Shpirt nga Spirito Italisht Nder,Nderoj nga Honor angl Rruge nga Road angl Pidhi nga Pusy angl Martuar nga Marital. Divorce nga Divorce Doktor nga Doctor Prift nga Priest angl. Ilyret i thonin Papa. Salih Proto-Papas.Emer turk Mbiemer Greke. Cerciz dhe Barjam Xristopullos (Topulli).Emra turq Mbiemra Greke. Parashqevi Simaku.Emer dhe Mbiemer Greke. Parashqevi do te thote E Premte shqip. Simaku do te thote Simahos Greqisht bashkeluftetare. Fitore nga Viktore. Viktime nga Victim Plage nga Pligi greq. Shpelle nga Spi-ileo greq qe ka lidhje me mos pashen contact me Diellit. Shpate nga Spathi greq.Etj,e Re tjera, Ecetera.

                                                    1. M
                                                      Mekanik.Agronom….na gjeni ndonje fjale shqip…

                                                      Erdogan heroi im.I them keto qe ke shkruar prej vitesh….

                                                      1. M
                                                        Mekanik.Agronom….

                                                        Erdogan heroi im.I them keto qe ke shkruar prej vitesh….

                                                        1. M
                                                          Mekanik.Agronom….ndonje fjale shqip?

                                                          Erdogan heroi im.I them keto qe ke shkruar prej vitesh….

                                                          1. B
                                                            Béni

                                                            Erdo...thuaje emerin e plotë, ti je Sarabudin Bumbaraveshi me çorape pe leshi që ta hëngri veshin lleshi.

                                                          2. F
                                                            Fatos Luta

                                                            NE, TË KOMPLEKSUARIT NGA MODA E PËSHTIRË! Përgëzime për shkrimin profesor Ruka, por ende jemi me komplekse nga moda e pështirë që mbolli berishizmi në Shqipëri dhe kokëfortësia e Edi Ramës sot për ta trajtuar kohën e socializmit si "Kore Veriu" për të ruajtur të paprekur "antienverizmin" e tij të vitit 1991, e cila ishte kohë në një nyjë kthese që do ndante një shoqëri të tërë nga monizmi dhe kishte vënd për t'u marrë në konsideratë, por jo gjithnjë një brimë fyelli edhe pas 30 vjetësh! Kokëfortësi naive! Kur ne vlerësojmë Skënderbeun, kjo nuk do të thotë që duam kohën mesjetare të shpatave! Jo, aspak! Edhe kur bëhen vlerësime pozitive të kohës socialiste, apo vlerësim objektiv mbi figurën e Enver Hoxhës, kjo nuk do të thotë që priremi të kthehemi pas. Jo, aspak! Historia nuk shkruhet nën trysninë që mendja jonë dëshiron sot, por siç ka ndodhur në kohë e hapsirë në rrethanat e asaj jete e të asaj epoke lokale e globale. Kur them se druhemi për të qënë realistë dhe kompleksohemi nga moda e pështirë, kjo vihet re edhe tek ju i nderuari profesor Ruka në përzgjedhjen e fotove...që medoemos të mos ishte Enveri në njërën prej tyre, pra i komandantit të Përgjithshëm i asaj ushtrie-popull. Por shkrimi juaj megjithatë është si dita me natën me "modernistët" akrepëngelur pas, shumë pas dhe me pseudo-historianë, të cilët nuk guxojnë të thonë që Ahmet Zogu dezertoi në sekondën e parë të pushtimit fashist, apo kontrastin që përshkruaj me modesti në poezinë e mëposhtme. ZELENSKY DHE AHMET ZOGU Të kish bërë vizitë Zelensky n'Tiranë, Natyrisht, n’kohë paqe si burrë shteti, Do i fliste Kryeministri ynë sharlatan, Për gjyshin e tij, si u bë shofer mbreti. Pranë Zogut, miku do thosh patjetër, Ç’qe e derdhur përmendores madhe: -Do ketë qen’ shembull ndër mbretër, Qëndrestari i fashizmit, si këto male! Dhe i zënë keqas Kryeministri i gjatë, Me vjersha do ia priste shkurtër fare: -Jemi Njësha! Te ne...qeverisin gratë! E sigurisht, do t'i dhuronte ca kollare. Do t'spërpërdridhej ca për inat Saliut, N’recitim si me amerikanë, por vrenjt: E di ti, që ne kemi qënë Kore e Veriut, Po nazizmit që s’ua dhamë hebrenjtë? ...Ishim të parët që mirëpritëm afganë! Dhe do të qëmtonte ngeshëm ky njeri! Këtë fasadë kur shqiptari veç lë vatanë, Zelensky nuk do ta kuptonte, kurrësesi! Kryeshtetari ukrahinas po jep shembuj, Çfarë bën në kohë lufte Qytetari i Parë! Është post i rëndë, nuk është për lepuj, E për hajdudët, ngarkuar valiçet me ar. Unë shpresoj mos ardhtë lufta e Tretë, Kohë e zymtë e me fasadë të pështirë! Si mbreti Zog do ikin, por Ramën vetë, Dua ta gjej në “BunkerArt" duke fshirë... * * * Fatos Luta, 12/03/2022 Përshëndetjet e mia me respekt profesor Ethem Ruka! Fatos Luta, Itali.

                                                            1. Z
                                                              ZBORRI

                                                              Per komentuesit qe nuk jane me kohen e zboreve. Ne kohen e zboreve te gjithe perdornim armet, burra e gra. Atdheu ishte i sigurt, po po i sigurte se per cdo sinjal alarmi grumbullohej gjithe populli ushtar. Beni nje thirrje sot, nuk ngrihet njeri nga kafeneja. Koha e Enver Hoxhes, ishte shume e lavdishme ne cdo drejtim. Tashme populli e ka kuptuar ceshte demokracia. Korrupsioni, kriminaliteti ne majat me te larta te pushtetit dhe varferia qe ka pllakosur ne vend, po detyron largimin nga vendi te cdo kujt qe ka mundesi. Duke krahasuar anet negative dhe pozitive te dy sistemeve, ne kohen para 90-tes, jeta ishte me e qete, me e lumtur. Sot ka mall por ska fuqi blerese. Sot akoma ka njerez qe kontrollojne kazanat e plehrave per te yshqyer femijet. E shikoni pra se si eshte sot. Shihni gjendjen e kriminalitetit. Po ja kalojme kujdo. Cdo dite me vrasje. Sot atdheu nuk ju dhimset kujdo. Pranohet tradhetia haptas e s'flet kerkush. Ky eshte patriotizem? Ne kohen e xhaxhit njerezit ishin me te afruar me njeri-tjetrin sepse i bashkonin shume gjera bashke, pse jo edhe zborret. Sot eshte teper e veshtire te brohet vatani, s'ka arme, ushtria eshte shpartalluar, eshte formalisht. U shkaterua cdo gje qellimisht e ne rast nevoje do presim ndihme nga armiku me i vjeter. Po armiku, armik mbetet historikisht. Sot sejcili mendon per vete. I mori ne qafe pasuria, e kjo e vjedhur. Ka mbetur te genjejme veten, se me mire do te behet.

                                                              1. L
                                                                Lala

                                                                O rrote thirri mendjes !! Shyqyr qe splasi lufta thuaj !!

                                                              2. E
                                                                Era

                                                                U vodh kombinati tekstil ne Tirane nga in hindered qe punonin aty.E pervetesuan sikur te ishin pronat e tyre,I kthyen ne magazine mishi etj etj,dge sot kur u morenn duan kompesime.E tmeteshme,pronat e shtetit I pervetesuan ca pijanece beratas.Pyesni pyesni.

                                                                Lini një Përgjigje