
I ftuari i javës në abcnews.al nga gazetari Ermal Vaka është deputeti Dashnor Sula.
Të enjten në foltoren e parlamentit deputeti deklaroi që në kafenenë e parlamentit konsumohej puro edhe hashash, deklaratë që u kalua me debat dhe u kundërshtua nga disa deputetë të tjerë të parlamentit.
I pyetur nga Vaka, Sula sqaron si qëndron e vërteta e asaj deklarate. Ai shprehet që puro ka një aromë të fortë dhe aty pihet në cilësi të ndryshme nga 10€ deri në 300€.
“Pirja e puros ka një aromë të tmerrshme, të fortë sepse varet nga lloji i puros. Aty ka deputetë që janë me pagën e vet por edhe deputetë dhe ministra që kanë përfitime të mëdha. Kështu që dhe cilësia e puros është nga 10€ deri në 300€ një puro. Nuk e di sa kushtojnë sepse nuk kam bërë kontroll por fakti është që në ambientet e parlamentit shkelet ligji, pihet duhan dhe puro.”
O zot ! Kush eshte deputet.!
ky mund te jete ashtu si thua ti "o zot kush eshte deputet", por per ate qe thote ke ndonje koment?
Peshku qelbet nga koka. SE kur do ti pritet koka ksaj politike harbutësh nji zot e di. Aty edhe kamarieri bën si deputet . Ju pafsha tuj mbush hundët me FIS e farefis.
Dashnor Sula - katnar vashaj, merr vesh shume nga puro, ahh cfare k..esh qe kemi ne parlament.