
Nëse ju duhet të merrni informacion nga institucione, gjasat janë që numri i vënë në dispozicion të mos funksionojnë.
Provuam të telefonojmë disa prej faqeve që qytetarët kërkojnë më shpesh ndihmë.
Numri i OSHE-së nuk funksionon. Në faqen e Ministrisë së Arsimit nuk del asnjë e dhënë. Në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë, 2 nga tre numrat nuk përgjigjen, ndërsa njëri figuron sikur nuk ekziston.
ISHP ishte një tjetër institucion që telefonuam por edhe në këtë rast përgjigja ishte e njëjtë: “numri që ju kërkoni nuk ekziston”.
Megjithatë nëse tentoni disa herë, mund të jeni dhe me fat. Pas disa përpjekjesh Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, arritën ta hapni telefonin. Të vetmet institucione që u përgjigjën menjëherë janë Policia dhe shërbimi i urgjencës.
Edhe pse në faqet e institucioneve, çdo gjë duket e kuruar sa i takon kontaktit dhe hapësirave që kanë ngritur për qytetarët, nuk kanë dikë që të përgjigjet në telefon e aq me tepër, në email.
Edhe pse teknologjia ka avancuar, ju prapë do detyroheni të trokisni në dyert e këtyre e instancave.
???????????????????????? flini gjume o delet e shqiperise flini mire ju a benj flini....hiqni edhe breket tju a rr....n
E saktë ,mashtrim dhe fyerje e inteligjencës së cilitdo që kërkon të kontaktojë .
Ne fakt telefonat ekzistojne por qafirat e rilindjes pine kafe raki rrugeve