Ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf, ambasadorja e Francës në Shqipëri, Elisabeth Barsacq dhe kryetarja e Komisionit të ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, znj. Klotilda Bushka, vizituan Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, pak ditë para ceremonisë zyrtare të përurimit të mjediseve të reja të institucionit.
Ambasadorët u pritën nga anëtarët e Autoritetit, të cilët i njohën me punën e institucionit, sfidat e tashme e të ardhme, dhe me hapësirat e reja ku zhvillon veprimtarinë Autoriteti.
Gjatë vizitës, Gentiana Sula i njohu përfaqësuesit diplomatikë me punën e bërë që në themelimin e institucionit, vendimi i parë për të cilin ishte caktimi i ndërtesës së Autoritetit. Për vite me radhë u punua për rikonstruksionin sipas standardeve bashkëkohore të ruajtjes dhe sigurisë, me mbështetjen e ambasadës suedeze në Shqipëri.
Ambasadorët vizituan arkivin e dokumenteve të Sigurimit dhe u informuan për proceset e punës, mënyrën e ruajtjes, tipologjinë e dosjeve etj.
Diskutimet mbi synimet e Autoritetit dhe punën në të ardhmen vijuan në sallën e mbledhjeve.
???????????????? bëri një paraqitje të punës së institucionit gjatë mandatit të parë, sa i takon informimit të qytetarëve, studiuesve dhe mediave mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, si dhe strukturës së posaçme për të zhdukurit në komunizëm, të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë.
???????????????????????????????????????????? ????????????????????????q gjatë fjalës së saj nënvizoi rëndësinë e institucioneve të tilla, dhe mundësinë që duhet t’i jepet çdo familjeje e çdo individi që të përballet me të shkuarën. Kujdesi për të gjitha rastet, të trajtuara sipas standardeve, është i rëndësishëm për shoqërinë e sotme shqiptare dhe atë të së nesërmes.
Ndërsa a???????????????????????????????????? ????????????????????????????, nga ana e vet përsëriti mbështetjen për Autoritetin, duke marrë shembull rastin e Gjermanisë, sa i takon politikave për ballafaqimin me të shkuarën. Për këtë është e nevojshme që të gjitha institucionet e përfshira të koordinohen dhe bashkëveprojnë.
Ne kto 32- vjet te pranise tyre ne Shqiperi me Misionaret e vet te BE-se siedhe ne PE - kta Gjaprinje te peshtire Mbeshtetn Kriminelin salih berisha
Shum von u kujtuat.