“Shqipëria kaput”: Një vend plot me kontradikta, u përpoqa për ta kuptuar por nuk ia dola!

16 Qershor 2022, 09:21Sociale TEMA

“Shqipëria kaput”: Një vend plot me kontradikta, u

Nga Matt Gross* 

“Shqipëria kaput!” – bërtiste një i çmendur nëpër rrugët e Tiranës. U përpoqa të largohesha me miqtë e mi, por çmenduria e tij ishte e pashmangshme. Ndodhesha në Tiranë, në më pak se katër orë udhëtimi dhe, pasi u mësova, momente të tilla çmendurie nuk më shqetësonin më.

Kisha mbërritur në Shqipëri me shpresën për të zbuluar parajsën ende të paeksploruar dhe të fshehur të Ballkanit. Në vend të kësaj gjeta një vend tmerrësisht të çuditshëm: një vend me shumicën e popullsisë myslimane që xhamitë i kishte të heshtura, por kishte vajzat me minifunde të zhurmshme, ku karrocat e kuajve ndanit rrugët me makinat luksoze dhe ku njerëzit tundin kokën për të thënë “po” – dhe ndonjëherë e tundin sërish kokën, për të kuptuar të kundërtën, “jo”.

Po, Shqipëria është e tillë. Mund t’ju bëjë të tundni kokën plot  konfuzion, por çfarë mund të prisni nga një vend, që pas rreth 50 viteve prej komunizmit hermetik të pasluftës së Dytë Botërore dhe, skemave piramidale që e zhytën kombin e varfër evropian gati në anarki?

Para mbërritjes, njerëzit në Malin e Zi, Kroaci dhe Italinë fqinje, megjithatë, më kishin paralajmëruar. Shqiptarët, më informonin vazhdimisht disa, ishin kriminelë, të korruptuar dhe të pabesueshëm. Por Tirana, me aq sa e njoha, ishte krejt ndryshe dhe mjaft e dashur. Në fakt, e dorëzova veten pas çmendurisë së atij vendi pesë minuta pasi kalova kufirin nga Mali i Zi (viza e hyrjes: 10 euro), kur pashë një karrocë kali duke ecur në autostradë, e ndjekur nga një karvan me shpejtësi të lartë dhe disa motoçikleta që mbanin flamurin gjerman.

Mbërrita me autobus në një pasdite të nxehtë dhe u befasova menjëherë nga rrafshësia e mahnitshme grafike e arkitekturës koloniale italiane, shëmtia epike e arkitekturës së stilit sovjetik dhe aspiratat naive të kullave të reja, ndërtuar prej qelqi dhe çeliku. Ndërtesat mbartnin një energji që nuk mund ta shpërfillja. Binin në sy fasadat e blloqeve të apartamenteve me ngjyra të ndezura dhe të realizuara nga kryebashkiaku Edi Rama, një artist dhe tani kreu i Partisë Socialiste (viti 2006). Blloqe pallatesh plot ngjyra, ndërtesa  në formë kutish që dukeshin sikur kishin rënë nga qielli.

Shumë shpejt u gjenda në Bllok, qendra me populluar e Tiranës. Dikur e rezervuar për familjet e zyrtarëve të lartë të Partisë Komuniste, sot kjo lagje është plot me butikë, restorante italiane (aty nuk hante askush ushqim shqiptar) dhe bar-kafe ku kryeqytetasit e të gjitha shtresave pinin kafe ekspres nga agimi deri në muzg. Gjeta një kafene (Rruga Dëshmoret e 4 Shkurtit), e cila u bë shtëpia ime për tre ditë falë dekorit të saj modern, pijeve të lira (mbi 500 lekë në ditë, ose pak më pak se 5 dollarë, dhe WiFi falas.

Lokali ishte gjithashtu mikpritës për elitën e re të qytetit dhe brenda pak minutash u miqësova me disa artistë nga Serbia, Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria, të cilët ishin bërë bashkë në një seminar rajonal pajtimi. Njëri ishte duke përgatitur një realizim për BBF, një rrjet televiziv ku për 200 euro kushdo mund të shfaqej duke dalë në rrugë dhe realizojë një video, shoqëruar me muzikë.

Një tjetër realizonte një dokumentar në një urë këmbësore aty pranë, e bllokuar nga një burrë pa krahë (lypës) dhe ku shfaqeshin shumë fëmijë që e “rivalizonin”.

Por përveç lypsarëve, Tirana dukej çuditërisht e sigurt dhe tërheqëse. Shkoja i vetëm në shtëpi natën në errësirë të plotë, vetëm kisha frikë se mos do të më pengonte ndonjë mace endacake në trotuarin me pllaka që ishin hequr ose lëviznin. Dhe nëse energjia e Tiranës më befasoi, jetesa kushtonte pak. Darkat në restorantet më të këndshme si ai në majën e njërës prej “Kullave Binjake” kushtonin më pak se 15 dollarë për një person, duke porositur pjata me supë të nxehtë, kos dhe medaljone me mish viçi, ose  edhe racioni im i preferuar i peshkut të pjekur në skarë rrallë i kalonte 30 dollarët.

Të vetmet gjëra që më zhgënjyen ishin taksitë që nuk kishin vend të caktuar, si dhe nuk respektonin distancën dhe çmimet (kurrë mos paguani më shumë se 500 lekë), si dhe akomodimet në hotele. Hotelet ishin të pakta dhe të shtrenjta. Qëndrova në një hotel në qendër të kryeqytetit, të cilin e kishte rekomanduar një mik i një mikut tim. Dhoma ime e thjeshtë me ajër të kondicionuar kushtonte 40 euro, rreth dyfishi i asaj që do të paguanit në një vend si “Phnom Penh”.

Shumë më zhgënjyese ishte refuzimi i Shqipërisë për t’u përshtatur me normalitetin. Kullat ngriheshin njëra pas tjetrës me shpejtësi, ndërsa trotuaret ngushtoheshin; Galeria e Arteve ekspozonte vepra të bukura arti, por rrallëherë i identifikonte piktorët dhe skulptorët e realizmit socialist. Ktheheshe për një koktej në bar, për pak freski – derisa përballeshe me fëmijë të këndshëm, por dëshpërues të rrugës, të cilët të kapnin dhe të puthnin krahun me shpresën se do t’ju falje një monedhë 50-lekëshe. Por kur dola nga bari dhe pashë një burrë tjetër të çmendur që kërcënonte autobusët me një tullë – dhe reagimet edhe më të çuditshme të kalimtarëve që i drejtonin këpucët si “armë”, duke iu kundërpërgjigjur çmendurisë së tij – kuptova se ishte koha për t’u larguar nga Tirana.

Kështu lashë hotelin, mora një taksi dhe i thashë shoferit dy fjalë: “autobus” dhe “Gjirokastra”. Autobusi është transporti më i lirë (por jo më i lehtë) për të shkuar në qytetin jugor të Gjirokastrës, i cili nxori dy figurat, njëri më i famshëm dhe tjetri më famëkeqi i Shqipërisë: ata janë romancieri Ismail Kadare dhe Enver Hoxha, diktatori që sundoi Shqipërinë nga viti 1944 deri kur vdiq në vitin 1985.

Gjashtë orë e gjysmë pas nisjes zbrita nga autobusi, pagova 800 lekë dhe shpresoja të gjeja aty ‘çelësin’ për të kuptuar Shqipërinë. Gjirokastra ishte imponuese, me kështjellën e saj të madhe, shtëpitë karakteristike me çati prej rrasash guri dhe rrugë me kalldrëm aq të pjerrëta sa çdo shëtitje është një ushtrim mazokizmi. Për fat të mirë, njerëzit ishin aq miqësorë dhe të hapur siç  ishin edhe në Tiranë. Natën e parë pata një bisedë të ngrohtë në italisht me Zinin, një burrë 80-vjeçar që luante domino me shokët e tij pranë një xhamie dhe u miqësova me Emin, 15-vjeçar, një kamerier restoranti në qytetin e vjetër. Më e mira nga të gjitha, darka nuk shkonte kurrë më shumë se 10 dollarë.

Edhe akomodimi im ishte perfekt: u vendosa në një hotel, një shtëpi e restauruar me kujdes me tavane të ndërlikuara prej druri të gdhendura (njëri 200 vjeçar) ku shfaqej pamja spektakolare e qytetit të vjetër dhe e gjithë lugina e Drinos. Kushtonte 4.000 lekë nata, një okazion për një vend kaq të këndshëm. Por doja më shumë se ushqim të mirë edhe çarçafë të pastër.

Doja të kuptoja dy rrymat që përcaktuan qeverisjen e Shqipërisë së shekullit të 20-të: tendosjen intelektuale, kozmopolite të ilustruar nga Kadareja dhe tendencat e dhunshme dhe represive të nxitura nga Enver Hoxha. Fatkeqësisht, as shtëpia e fëmijërisë së Kadaresë, e cila u dogj në vitin 1997, as shtëpia e Enver Hoxhës, e cila gjithashtu u dogj, por u rindërtua dhe tani është një Muze Etnografik (hyrja, 200 lekë), nuk jepnin pasqyrën e një “qytet-muze” të mbrojtur  nga Unesco.

Duke u kthyer më tej në kohë, vizitova kështjellën që dominonte qytetin. Që datonte të paktën në shekullin e gjashtë, një strukturë e zymtë dhe magjepsëse për t’’u eksploruar, me harqe të larta dhe shkallët që të çonin poshtë deri te shpellat e freskëta dhe të lagështa (njëra prej të cilave ishte kthyer në lokal). Por edhe këtu vizitori mbetej në errësirë. Kush e ndërtoi këtë vend? Për çfarë shërbente burgu? A është vërtet avioni amerikan i ekspozuar një aeroplan spiun që u rrëzua në vitin 1957? Përgjigjet nuk i gjeje dot, nëse ishe thjesht një vizitor, ose turist.

Pas pesë ditësh u largova nga Shqipëria i pasigurt se çfarë po lija pas. U përpoqa të kuptoja kontradiktat e këtij vendi – me skenat e tij surreale që hasje në rrugë dhe etjen e njerëzve për mirësjellje; trashëgiminë e saj të dhunshme dhe mikpritjen e jashtëzakonshme – por dështova. Teksa morë rrugën drejt Greqisë, pasi u largova nga qyteti bregdetar i Sarandës dhe lashë pas rrënojat e  lashta të Butrintit, mendja ime ishte e mbushur me plot kontradikta. Mendoj se do të më duhet të kthehem sërish në Shqipëri.

*New York Times, publikuar më 9 qershor 2006 me titull “In Albania, a Capital Full of Contradictions”- Shqipëria, një vend plot kontradikta

33 Komente

  1. l
    lexuesi

    Nuk e kuptoj se ç'fare kerkonte me teper ky Londinez me shume se vete Anglia?Prostitucion po,droge po ,jete nate po,makina lluksoze!Tani pas 16 vitesh me siguri qe do kete nderuar mendim!

    1. A
      Ari

      Po, pra! Une thash se "cfare pene paska ky gjeja..." Ndoshta ky kujton se "ne jemi planeti tjeter" dhe atje ne USA e tij apo Britanine e Madhe, shkelqen gjithckaaaaa :) Ndoshta e ka shkruar qe te "duket interesant,,??"

      1. S
        Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

        Thene ndrishe,nje bourdhelo islamikesh kshq vari kkkkkkk....... gezuar ramazonin.

        1. Çobani i Livadhjase ne Gerqiu

          Edhe nje here, Çoban Livadhajaje, nuk te takon ty te japesh opinionin tend per Shqiperine. Para se te japesh opinion, duhet te mbarosh shkollen fillore, se me duket e le se vajte ne Gerqi per te punuar me dhi ose dele. Meso te shkruash dhe mbush barkun me buke. Ai qe eshte barkthare eshte edhe truthare.

      2. a
        asd

        Shkrim i bukur dhe me realist se ata qe "mahniten" prej Shqiperise.

        1. n
          nje banor i Tiranes

          ASD , behet fjale per vitin 2006 , pra 16 vjet te shkuara , tani cdo gje ka ndryshuar si nata me diten , prandaj sot mahniten .

          1. -
            -)$

            Po, sot ka plas peshku

        2. S
          Sqepari

          Gazetar, jo e jo qe s eshte, por as si turist nuk bie ere!? 4

          1. l
            labi

            MOS ARDHSH KURRE NE SHQIPERI ,POR NUK E MORENM VESH NGA JE TI E CFARE FEJE KE NE ,SHQIPTARET NUK I URREJME AS KRISTIANET,AS KATOLIKET DHE AS NEREZIT ME NGJYRE NGA SHKRIMI KUPTOVA NIVELIN ZERO TENDIN UNE JAM NGA LABERIA DHE KEMI NJE THENJE ; SA ME I CEKET ESHTE OFENDUESI AQ ME PA VLERE ESHTE OFEZA

            1. F
              Flamuri

              Pse e Publikoni kete , ky artikull na qenka i Vitit 2006

              1. F
                Flamuri

                Pse e Publikoni kete , ky artikull na qenka i Vitit 2006

                1. S
                  Sali Rrumpalla

                  eshte shkruar ne 2006. Sali Rrumpalla ishte ne pushtet

                  1. A
                    Anglezi

                    Artikull i 2006???? O Tema nese jeni te deshperuar per tema te tilla ka plot shkrime te tilla ne Google nga turiste udhetare. Eshte mbushur me video per shqiperine, cuditerisht askush nuk ankohet, vetem shqiptaret.

                    1. A
                      Artikull i vjeter

                      http://kalemihotels.com/en/2015/11/17/in-albania-a-capital-full-of-contradictions/

                      1. S
                        Shkrimi eshte i 2006

                        https://www.nytimes.com/2006/07/09/travel/28frugaltraveler.html Tema - mos e beni balte tani. Me shume respekt per lexuesit ju lutem

                        1. K
                          Ku eshte ndonji Pederast i pagu nga Greqitet

                          Turp per shqiptaret ,qe lejojne ala te tilla shkrime bere me Porosi qe tentojne te erresojne madje shemtojne /shtremeberojne Realitetin Shqiptare dhe kjo ,ky Shkrim tregon qarte Shpirtin prej Muti te Politikave te Shkerdhatave te ksaj Bote . Shqiperia eshte ajo qe eshte , me Drit-Hijet e saja si cdo shtet i dal nga Diktaturat Komuniste , dhe brenda saj mundet te shofesh edhe parregullsira ,qe dikur kane qen te pranishme edhe ne Shtetet me te Zhvilluara Perendimore - qe nuk e ndryshuan Surratin e tyre brenda Nates si edhe jane sot ! - Ajo qe dallohet lehtesishte ne kte "Shkrim" - absurd e Ordiner ,eshte Negativititi me te cilen e pershkruan Shkerdhata Mutt Gross, Shqiperine ,ku nuk mungojne edhe ngjyrat Fetare , dhe diferencimi referuar Vendeve Fqinje ,(qe kur me permend Malin e Zi me shpton Pordha si me ja parfumu Surratit e Autorit Karagjoze - po ne Korfuze psh , ka qen or Mutti Gross ? ) qe per hir te realitetit eshte e tregohet shume Cinik dhe Karagjoze . Nji Shkrim i cili kenaq , orekset e atyre qe ju Verbohen syte , kur shikojne Shqiperine sot dhe arritjet e saja , duke kaperxyer tashme me suksese , mbeturinat e pengesat e trasheguara nga Politikat e Ndyresirave . Shteti Grek ka 30-vjet qe financon TV Reportere Medie kryesishte Gjermane - Angleze etj vende europiane , qe bejne nji politike te Pist kunder Shqiperise ,nji propagande te me te ndyre se jane ata vet si shtet e njerez .Mos te arrojme si i kendoj Kalabrezi grekut : Grek O Maskara ! - Eshte per te ardhur keq , qe ne kto 30 -vjet Mediet(halete shqiptare ) jane te gjithe pothuajse ,nen diktatin e menaxhimin e Qarqeve te Huaja Antishqiptare (dhe kjo s'eshte me ,nji zbulim per shqiptaret sepse eshte e dukeshme kudo per te gjithe ne ) dhe gjithcka i hidhet Opinionit jane Plehra Toksike ,qe natyrishte i sherbejne nji qellimi te caktuar , jovetem injorimit dhe keqinformimit shtremberimit te Realitetit ne kte vend , por edhe ate Psikollogjike - duke tentuar ta mbajne shqiptarin gjithmone te nenshtruar te penguar duke i hedhur plehra rruges se tij te Zhvillimit . Ky Shkrim ne nji shtet Normal e nen Funksion kishte marre nji Gjobe te Majme per Cinizmin dhe Rracizmin e pafytyre qe e karakterizon Autorin . Po e mbyll sepse -si edhe e dijme tashme - Krimbat e janullatos qe zvarriten ksaj Haleje - qe poston te tilla shkrime (gjasme me na injoru ne Shqiptare e rrejt mendja se keshtu po Ju duket bytha e Ngritur lart ) - qe bllpkojne Komentet tona si Shqiptare - nji tregues ky i qarte i asaj qe shkruaj me larte , se Kush Menaxhon e Dikton ne kto Halet qe shiten per Medie , por edhe per arsyen sepse ktu ne Hale nuk funksionon debati ,ai funksionon ne bythen e Autorit te shkrimit edhe pse pak Kontradiktore . Fick Dich ins Knie du verdammtes Arschloch

                          1. i
                            i mesipermi atdhetar i deshperuar

                            Po ti pse nuk kthehesh ne atdheun tend qe te perjetosh gjithe kete zhvillim dhe sukses qe ti i permend po jeton ne perendim?ktheu jeto ta shikosh sa i bukur eshte realiteti ne atdhuen tend tani ne 2022?

                            1. K
                              Ky eshte nji Pederast i paguar nga Grqiret

                              i mesipermi atdhetar i deshperuar !----------------------------------------- Si fillim dua te zbardh surratin tend qe qendron ne erresire - e thene se Un s'jam aspak i tille (si do te pelqente ty etj pellitesve Korifillake si ty ) por krenar dhe i Lumtur per vendin Tim ,Shqiperine dhe arritjet e saja Modeste deri me sot - me gjitha Presionin e gjithaneshme dhe Pengesat e Gjaprinjeve si ata te Shtetit Grek por edhe sabotuesve e Politikave keqedashese bere nga misionaret e Kurves Plake ,duke sabotuar gjithcka (ju greket jeni alla ktu e beni Zhurmuesin ne mediet tona - me cilin qellim e moral ? ! ) Shtetin Ligjore dhe funksionimin e Demokracise ne vendin tim . Se ku kam zgjedhur te jetoj Un , dhe sekur do kthehem , kjo eshte thjeshte kompetenca ime e zgjedhja ime ( dhe e askujt tjeter ,akoma me pak ,nga nji Llaps Kazani si ty ) . Un e vizitoj vendin tim saher un deshiroj dhe jame si edhe theksoj me larte shume Krenare ,me gjithe Pengesat e Politikat e Djallit ,per te na vene gure rruges ne Shqiptareve . - Nuk e di se cfar te shqeteson bythen tende ,qe kercen si Majmuni liu perpjet e me replikon mua ,me nji koment idiot pa pik kuptimi ?! - Njihemi ne bashke ? Sigurishte qe jo ,sepse duket qarte se cfar je. Prandaj ,nqs sdi t'i flasesh Temes -shkrimit -mos me dil perpara mua ,sepse nuk jam aspak i interesuar per te pikturuar Karikature te tille halesh .

                            2. p
                              patrioti

                              Po greket c'hyjne ketu more rrote kari , apo si gjithmone shqiptaret karlleqet e tyre ja veshin te tjereve .

                              1. d
                                doli pederi tjeter i mori bytha flak

                                patrioti , Kur un bera komentin tim duke then nji te Vertete te Faktuar , nuk te kerkova ty , me lepish karin ,sepse preferoj femra . shko e kerkoe karin diku tjeter bythqim halesh

                            3. D
                              Dinamo TR.

                              Kujt i duhet sot, ky reportazh nga një i panjohur, pas 16 vjetësh? I duhet vetëm gazetës Tema, për të nxirë sa më shumë realitetin shqiptar. Gazeta Tema është bërë "Rozë dhe Zi".

                              1. R
                                Remi

                                O Mero, ç'boton shkrime te 16 vite me pare, perse dhe kujt i duhet? Veç Çim Pekes, tjeter kujt nuk i hyne ne pune, ai do e publikoj per 2022, dhe te gjithe trushplaret do e besojne!

                                1. J
                                  Jugu

                                  Jashte shtetit kudo qe te vesh eshte nje dicka qe mund ta thote nje njeri me dy fjale. Une personalisht jam 40 vjet jashte vendit .Ne 1995 jam kthyer ne Shqiperi per here te pare, Takova rashtesisht profesorin tim ne Tirane pasi bisedova me te ku ai me tha se kishte qene edhe ai jashte e pyeta pse u ktheve ne Shqiperi? Ai mu pergjegj : atje ishin njerzite te cmendur. Une mendoj qe Shqiperia si vend ka mungesa natyrisht, por Shqiptaret te japin vendin qe te takon kurre te njohin.Te huajte jotojne si qen duke i pasur konditat dhe vdesin si qen duke mos pasur asgje ne vetvete nga nenvleftesimi qe i ka bere shoqeria

                                  1. V
                                    Vk

                                    Pse ju duket cudi ska then ndonje gje qe segziston. Vetem tani kemi ndryshuar ka me shume nga ato goje gojoret jan ber me te renda. Se ather qiheshin per nje hamburge tani duan karkaleca dhe dhermi.

                                    1. T
                                      Tironci

                                      Artikull i shkruar 16 vite me pare !!?? Absurdi qendron tek stafi i Gazetes ! Shume pa pergjegjshmeri ! "Ushqen" lexuesit me shkrime jasht kohe ! Tironci

                                      1. U
                                        USA

                                        sot mbas 16 vjetesh Shqiperia eshte bere nje vend vertet europian fale politikave dhe punes se qeverise Edi Rama Ndihem jashtezakonisht mire dhe krenar kur kthehem ne Shqiperi Videot qe bej ne Shqiperi ua tregoj shokeve te mi ketu dhe ata vendosein te vine dhe vizitojne Shqiperine Ata qe duan te nxine realitetin jane mbeshtetes te Salih Shpellarit qe e ktheu shqiperine ne nje ghetto qe binte era shurre ne cdo cep Nuk do ta kisha problem te vija te jetoja prap ne Shqiperi mbas 32 vjetesh i larguar

                                        1. K
                                          KORCARI

                                          Cfare autor legen dhe i pa fytyre eshte ky qe ka bere kete shkrim,por me e keqja eshte geazeta tema qe e nxjer ne gazete.Keta legena nuk duhen perfillur fare.INJORIM,INJORIM,INJORIM.

                                          1. s
                                            sapa

                                            Asnje lloj propagande nuk vlen me per kete vend.Formulojini si te doni,skane vlere.Shqiperia nuk ka qene me keq asnjehere.Korrupsjoni ka arritur nivelet me te larta dhe e kane tejkaluar Saliun me kohe!Ne shqiperi kane mbetur vetem te korruptuarit,te punesuarit e partive dhe pushtetit si dhe pleqte dhe ndonje qyqar qe perpiqet te mbijetoje ndershmerisht ne mes te pirateve qe e rrethojne!

                                            1. A
                                              Aqif

                                              Qënka tregim i para 20 viteve. . . .i thoni Matt Gross të vijë tani dhe të shkruaj një tregim tjetër, të kuptojmë dhe të kuptoj se ku jemi . . ..

                                              1. Z
                                                Zyko

                                                Nuk e kuptoj cfare s'eshte e vertete dhe cfare ka ndryshuar. O njerez. Ndryshoni mendjen. Pa kete ngrini kulla sa te doni do jeni akoma me gisht.

                                                1. s
                                                  shqiptar tirone

                                                  Gazetaruce si ky ka me kile ne USA (meqenese artikulli qenka botuar ne "New York Times"). Nje gazetar qe merret me çmimet e hoteleve si dhe e krahason Tiranen me Pnom Pen eshte veshtire qe te quhet "gazetar". Por , meqenese çmimet perbejne nje nga pikat e tij kryesore ne kete fare shkrimi, le ta pyesim: Perse nuk i krahason keto çmime me ato te hoteleve e moteleve ( jo ne New York), porse jashte qendrave te medha, si ne shtetin e New York, po ashtu ne Filadelfia, apo Masachussets. Hotele te qelbura dhe ku te japin nje flakon shampo per dy persona (po deshe lexo komentet e klienteve); po ashtu, pse nuk flet per çmimet ne restorantet amerikane, ku perveç te tjera eshte edhe bakshishi i detyruar prej 15-20% mbi çmimin. Dhe nqs ti jep me pak, kamarieri te ndjek nga pas dhe te ofendon. Dhe ky legen paska ardhur te na tregoje se çfare eshte e mire dhe çfare eshte e keqe ne Shqiperi. Persa i perket dates se botimit te artikullit, duhet te jete ndonje lapsuis, sepse ka mjaft gjera ne artikull qe nuk kane ekzistuar ne vitin 2009, mos qofsha i gabuar.

                                                  1. F
                                                    Fiksi

                                                    te dashur lexues.....nese ky "turist rrota" nuk do kishte treguar vitin, a do ishim ne gjendje ne ta gjënim periudhen??? un them....se jo, eshte shume aktuale! jam dakort me patriotizmin tuaj, shqiptari eshte nje patriot i thekur, por vetem kaq, pra eshte nje fiksimaxhi ndaj vendit te vet. ketu mbaron energjia e shqiptarit, te thote qe shqiperia eshte vendi me i bukur i universit.......pa ci q rrbt si eshte realiteti!! kjo e mban vendin te prapambetur.

                                                    1. U
                                                      Universi shprsa ime

                                                      Sa kopilTEMA JEP LAJME KOTI PER DEBAT. po trgoni nivel të ulët në përzgjedhjen e lajmevè. Turp

                                                      Lini një Përgjigje