Nis punën Komisioni për Reformën Territoriale, deputetja e PD-së: Ka dështuar, duhet t'i rikthehemi

15 Qershor 2022, 13:01Sociale TEMA

Nis punën Komisioni për Reformën Territoriale, deputetja e

Komisioni për Reformën Territoriale ka nisur zyrtarisht punën mesditën e kësaj të mërkure.

Dy bashkëkryetaret janë Dhurata Çupi nga Partia Demokratike dhe Anila Denaj nga Partia Socialiste.

Çupi në fjalën e saj u shpreh se kjo reformë ka dështuar, pasi sipas saj, nuk ka garantuar shërbim për qytetarët dhe nuk ka ulur numrin e zyrtarëve lokalë të punësuar.

Sipas bashkëkryetares demokrate, nga 19 mijë të punësuar në komuna dhe bashki që ishin në 2014, sot janë 39 mijë.

“Reforma Territoriale ka dështuar, tani duhet t’ua kthejmë atë qytetarëve. Synojmë decentralizimin e pushtetit vendor, dhënien e shërbimit publik sa më pranë qytetarëve dhe largësia e madhe gjeografike. Synimi tjetër ishte ai për vetëqeverisje lokale, por kryebashkiakët janë të varur nga pushteti qendror. Jemi të detyruar t’i kthehemi reformës, sepse nuk ka arritur atë pritshmëri që pritej. Sot nga 2014 me 19 mijë punonjës të bashkive dhe komunave, ne sot kemi 39 mijë. Ndërkohë që synim ishte shkurtimi i stafeve”, u shpreh Dhurata Çupi, bashkëkryetare e Komisionit Parlamentar për Reformën Territoriale, që ka nisur zyrtarisht sot punën.

Lini një Përgjigje