Harta e re gjyqësore, Manja i drejtohet avokatëve: Bojkoti nuk i shërben sistemit të drejtësisë

13 Qershor 2022, 14:42Sociale TEMA

Harta e re gjyqësore, Manja i drejtohet avokatëve: Bojkoti nuk i

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar pasi avokatët kanë paralajmëruar bojkotin e seanca gjyqësore për katër ditë, për shkak se kundërshtojnë hartën e re gjyqësore.

Në një prononcim për ATSH, ministri Manja sqaron se avokatët janë konsultuar me draftin e hartës gjyqësore dhe sugjerimet e tyre janë reflektuar në këtë draft i cili pritet të kalojë për miratim në Qeveri.

“Avokatët janë grup interesi i rëndësishëm që garantojnë mbarëvajtjen e procesit të rregullt ligjor në zinxhirin e sistemit të drejtësisë dhe si të tillë janë konsultuar me draftin e hartës gjyqësore gjatë fazës së konsultimit publik. Janë marrë në konsideratë disa sugjerime me vlerë që kanë ardhur edhe nga avokatia, të cilat janë reflektuar në draft, por riorganizimi gjyqësor është përgjegjësi e Këshillit të Lartë Gjyqësor si qeveri e gjyqësorit dhe e Ministrisë së Drejtësisë”, nënvizon Manja për ATSH.


Ministri thekson se harta e re gjyqësore është me standarde evropiane dhe krijon balancën mes aksesit të qytetarit te drejtësia.

“Harta e re gjyqësore, referuar standardeve evropiane, zbatimit të ligjeve të reja të Reformës në Drejtësi dhe gjendjes së sistemit të drejtësisë, krijon balancën e duhur mes aksesit të qytetarëve te drejtësia dhe efiçencës së sistemit gjyqësor”, deklaron ministri.

Në prononcimin për ATSH, Manja thekson se bojkotimi i seancave gjyqësore nuk i shërben askujt, ndërsa apelon që avokatët të kontribuojnë në zbatimin e hartës së re gjyqësore.


“Ajo që ne presim nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë dhe çdo avokat është që të kontribuojnë në zbatimin e hartës së re gjyqësore pasi ajo të miratohet në Qeveri dhe të hyjë në fuqi. Bojkotimi i seancave gjyqësore nuk është zgjidhja e duhur dhe nuk i shërben askujt, as sistemit të drejtësisë, as avokatëve dhe aq më pak interesave të qytetarëve që mbrohen prej tyre. Si njerëz të ligjit, unë besoj se avokatët do të reflektojnë në vendimin e tyre pasi zbatimi i ligjit është emëruesi i përbashkët i yni dhe që i shërben drejtësisë dhe interesit publik”, shprehet Manja.

Në përputhje me paketën e reformës në drejtësi, Këshilli i Lartë Gjyqësor ngriti një Grup Ndërinstitucional për të kryer vlerësimin e sistemit gjyqësor dhe për dhënien e rekomandimeve lidhur me mënyrën më të mirë të riorganizimit të gjykatave dhe kompetencave të tyre tokësore.

Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi të shtunën hartën e re gjyqësore, në të cilën parashikohet një reduktim i numrit të gjykatave në vend.

Sipas hartës së re, vendi do të ketë 13 gjykata nga 22 që ishin më parë, ndërsa nga gjashtë gjykata administrative të shkallës së parë do të mbeten dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë.

1 Komente

  1. F
    Fjala

    Une nuk e kuptoj se ç'pune kane avokatet me harten e sistemit gjyqesor. Ata jane private dhe s'kane lidhje fare me shtetin, ti paguajne taksen shtetit per parate qe marrin privatisht dhe te respektojne vete ligjet , sepse ate kerkojne edhe per klientat. Ata protestojne se duan qe ne nje qytet te kete dhjete gjykata, te kete sa me shume aksidente, te vdekur, varreza, kontradikta, gjyqe etj etj. Pra , avokatet jane gozhda e pare qe rjepin popullin. Qeveria dhe parlamenti kete te shikojne: asnje avokat qe ka dale jashte sistemit nga vetingu nuk duhet ti jepet liçense pune, kategorikisht; ata jane qe bejne gjurdulline, bile te futen dhe ne burg. I keni pare ca qafderra avokate si ai Gjokutaj se çfare bastardi eshte?! Ti perzene me police ti futen ne vrimen e miut ne pa mundesi ne ndonje vrime tjeter.

    Lini një Përgjigje