FOTOT: PS uron ditëlindjen e 31-të me fjalët e Dritëroit, “shtëpia-muze” mbetet gërmadhë

12 Qershor 2022, 16:00Sociale TEMA

FOTOT: PS uron ditëlindjen e 31-të me fjalët e Dritëroit,

Tëksa funksionarët më të lartë të Partisë Socialiste kanë zgjedhur që ditëlindjen e 31-të ta përcjellin mes fjalëve të patriarkut të tyre Dritëro Agolli, vlerësimi për figurën e këtij të fundit mbetet institucionalisht minimal.

E vendosur shpesh herë në fokus të mediave, “shtëpia muze” e shkrimtarit të madh ka mbetur gërmadhë në qendër të fshatit të tij të lindjes në pritje të investimeve.

Nëse në veprën e Dritëroit është shumë e lehtë ta gjesh vendlindjen e tij, në vendlindje është tejet e vështirë të gjesh gjurmë të poetit.

Edhe pse gjatë qeverisë së kaluara pati një sërë iniciativash për t’i dhënë dinjitetin që i takonte, po ata zyrtarë i zhdukën gjithashtu po vetë fondet e akorduara, teksa prej më shumë se një dekade ajo ndërtesë është lënë në mjerim total.

Sendet personale të sjella vetë nga gjeniu i letrave në kohën e prerjes së shiritave në nisje të punimeve, janë shpërndarë tek bashkëfshatarët e tij të cilët i kanë marrë në ruajtje.

Edhe pas kaq vitesh premtimesh e zhgënjimesh, ata ende se kanë humbur shpresën se një ditë ndërtimi për birin e tyre të krahinës do të përfundojë dhe dashamirësit e penës së tij do të mund të kenë një destinacion në Menkulasin e Dritëroit./TemA/

3 Komente

  1. B
    Bashkim

    Fytyra e Edi Rames

    1. T
      TURP

      Politikanet sot kane 10 vila, Driteroi politikan nuk paska nje shtepi per ta kujtuar ne vendlindje. TURP

      1. F
        Fjala

        Po Kadareja dhe shtepia e tij ne Gjirokaster dhe Tirane si eshte dhe pse eshte bere muze dhe jane harxhuar miljona per te ?! Apo Kadareja i perket Mitat Frasherit.

        Lini një Përgjigje