Përmbytjet në Tiranë, Veliaj: Do vemë dorë që mos ndodhë më, ja "hinka" që po na hap punë

11 Qershor 2022, 13:09Sociale TEMA

Përmbytjet në Tiranë, Veliaj: Do vemë dorë që mos

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj komentoi përmbytjet pas rreshjeve të shiut që përfshinë para dy ditësh Tiranën.

Gjatë takimit informues me socialistët e Njësisë 4, për procesin zgjedhor të drejtuesve të rinj në Partinë Socialiste, Veliaj tha se falë investimeve të bëra te Bregu i Lumit, i cili deri pak vite më parë përmbyste 4 njësi, nuk doli nga shtrati dhe nuk solli asnjë problem.

Ai theksoi se e vetmja pikë problematike mbetet pjesa te “Pallati me Shigjeta”, çka tregon edhe njëherë domosdoshmërinë për ta përfunduar sa më shpejt projektin për zgjatimin e lumit të Lanës deri në Kashar.

“Patëm një javë shirash në Tiranë, por nuk e pashë në asnjë lajm Bregun e Lumit. E patë ju në lajme Bregun e Lumit? Ndërkohë, para ca vitesh mjaftonte një vesë shiu dhe Bregu i Lumit ishte tema kryesore e edicioneve, hapeshin lajmet me xhirime nga Bregu i Lumit. Sa mirë që sot, e vetmja ‘hinkë’ është ajo te “Pallati me Shigjeta”, për t’i treguar Ilir Metës dhe kujtdo tjetër, që ka penguar deri tani projektin, se na ka ngelur të bëjmë edhe pjesën te “Pallati me Shigjeta”, duke e zgjatur deri në Kashar, siç bëmë nga Materniteti i Ri deri në Shkozë. Ku kemi vënë dorë, gjërat janë bërë më mirë. Ku jemi penguar, thjesht jemi vonuar, por nuk jemi tërhequr”, tha kryebashkiaku i Tiranës.

Veliaj, i cili është edhe drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, deklaroi se socialistët kanë treguar se kur janë të vendosur, fitorja është e arritshme. Ai solli në vëmendje shumë prej projekteve në Tiranë që janë penguar, fillimisht nga opozita, që më pas kanë rezultuar histori suksesi.

“Ne duhet të provojmë gjithmonë se ata do ta humbin bastin kundër nesh sa herë PS-ja është e organizuar, e disiplinuar, e hapur dhe e fokusuar tek fitorja. Ne kemi fituar edhe në zona si Bregu i Lumit, ku ishin fillimisht organizatorët e protestave, sepse partia thoshte mos e prek këtë, mos e prek atë. Po nëse nuk do ta kishim prekur ne Liqenin e Tiranës, a do të ishte bërë ajo bukuri? Po mos ta kishim prekur ne Kopshtin Zoologjik, a do ishte bërë ajo mrekulli? Po të mos e kishim prekur rrethrrotullimin që quhej sheshi “Skënderbej”, a do ishte bërë ai shesh? Po mos ta kishim prekur ne Pazarin, a do ishte bërë ai Pazar? Po mos ta kishim prekur Kalanë, a do ishte bërë Kalaja? Po të mos kishim prekur Bregun e Lumit, a do ishim sot këtu me këpucë të thata? Do vinim të gjithë me baltë nga Bregu i Lumit sepse vinte uji deri në Allias. Për të gjitha këto arsye, ku kemi vënë dorë, ka qenë për t’i bërë gjërat më mirë”, tha ai.

Veliaj siguroi banorët e Njësisë 4, se puna për Unazën e Tiranës do të vijojë, ç’ka do të sjellë përfitime të mëdha për gjithë komunitetin e kësaj njësie, por edhe të banorëve të Kamzës. “Ne do ta bëjmë Unazën dhe për të gjithë ata që preken, do të duhet t’u themi se ky investim i ndihmon të gjithë, i jep vlerë edhe anës tonë të lumit, edhe anës së tyre të lumit. Që Tufina të lidhet me Farkën e Madhe dhe krejt papritur, e gjithë Tirana ka një Unazë ku shkarkohet trafiku. Fakti është se ne kemi fituar në zona ku kemi pasur më shumë ndërhyrje, si te Bregu Lumit, Bulevardi i Ri, te “5 Maji”, ku dolëm faqebardhë”, deklaroi ai.

Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës ka nisur një tur takimesh informuese, së bashku me deputetët e njësive të Tiranës, për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj në të gjitha strukturat e qarkut.

6 Komente

  1. A
    Arian

    O zdroms po simbolin e Tiranës,sahatin pse e varrose aty në qender

    1. k
      k

      Ju e shkatërruat dhe deformuat Tiranën ,por nuk kemi çtë bëjmë se ata tjerët janë më keq se ju dhe do e kishin shpallur "qytet të zanun" dhe vjedhur të gjithën.

    2. S
      Sara

      te lumte Erjona, lumsi ne qe te kemi...

      1. L
        Lali dhjeri pederi

        O zdroms-hajdut-pederast qe vishesh si grate dhe je bi,po si mashtrues qe je ti duhet te largohesh sa me pare nga politika o bq legen qe e betonizove tiranen me shume se dashnori yt.

        1. s
          spata

          Nuk eshte vetemTirana qe permbytet me nje shi por te gjithe qytetet e Shqiperise . A e kini vrare mendjen pse .Ja pergjigjja . Ne vitin 2018 po pija nje kafe me nje nga pleqte e lagjes . Ai kishte punuar tek ndermarja e ujsjellse- kanalizimeve . Shafar e quanin e mbante ne kurriz 93 vite jete . Nuk te pash dje ne kafene. Cte me shikoje gjithe ai shi e mbiti qitetin .Gjera qe ndodhin.Ejo keshtu.Ma ktheu. Po mbytemi shpesh edhe kur bien pa krrjeshe . Keto te Qershorit jane te rrufeshme ne kohe te shkurter . Dale dale mre djalo . Kishje degjuar ti me pare te mbiteshe nga uji i beharit .Ne dimer edhe justifikohet por tani cti themi . E provokova te dilja atje ku doja dhe i thash .E po qytete kaq te bukura nuk kemi pare si ne kohen tuaj .Jo maktheu .Kohes sone i merrni te keqen . Te priste koken te zbatoheshin projekte te tilla .Pse clidhje ka mbytja me projektet . Po me provokon o djal . Ti e di mire se ku kam punuar .Kanalet dhe tubacjonet sot i di permendesh ku jane e cfare matriali eshte .Une di pak gjera por nuk e kam vrare mendjen se ishja i vogel .Ja ta them une . Kanale dhe tubacjone ne te vegjel se 80 cm nuk hapeshin dhe shtroheshin tuba betoni ose celiku .Sot eshte teknologji tjeter me e qendrushme . Cme thua vrimes vuri cte duash po qe e ngushte zorr se hyne uje i dendur e jo me te terheqi sasine. Keto ndertime qe behen sot, neper rruget e qytetit ,ku jane shtuar siperfaqet e banimit e te sherbimeve ,tubacjonet e ujrave mbledhes duhen dyfishi i atyreve te kohes sone . Ja shiko atje .Me tregoje me gjishte ujembledhsin e rruges se re . Shkuam tek trotuari dhe po shikonim nje nga pusetat e ujembledhsit .Mate me tha. Skam meter .Me pellemb.I gjate dy pellembe i gjer nje pellemb .Ja ky eshte gabimi qe permbytemi sa here bien shirat . Edhe shurren te besh ketu ajo do iki me ngadal . Tani eja dhe paguam kafen e rrakine se te bera leksjon .

          1. L
            Lalka Erjonka

            Pooo çfarë mashtruesi! Nuk n'a la Ilir Meta thotë të sistemojë Lanën... Ka mashtrim, më të madh? Ky zdromsi është një 99-ç që nuk ka shokun. "Vonojmë thotë por nuk harrojmë". Ore njerëz, a e kuptoni se sa dëm shkaktojnë këto vonesat e këtij. Miliona lekë dëm, banesa, pasuri, biznese... Për të kuotuar ky 99-çi që është vonuar... Ne duhet ta zgjedhim këtë dhe 7 mandate të tjera. PSE??? Sepse ky po n'a mburrer se paska bërë ca punë (asgjë më shumë nga ato që ka për detyrë, nga tsksat tona). Padyshim, që Salehu me Lulin nuk "përtypeshin", po ashtu dhe Likja. Por as këtë sharlatan nuk "e kapërdij" dot kur të mashtron në mes të ditës... Dhe kur përpiqet të fshihet pas disa fasadave dhe show të rradhës... (Mos harroni se bashkia e TR ka pas dhe ka dhe qeverinë nga mbrapa) Tani e kuptoj pse ky 99-çi dilte dhe I thonte "Nanos IK" ( jo se ai ishte burrë i mirë), por këtë e sponsorizonte Edi për të gllabëruar gjithçka... Me keqardhje konstatoj se ai vend nuk bëhet (derisa të egzistoj kjo kastë mashtrues-hajdutësh 99-çash).

            Lini një Përgjigje