Arian Çani: Këtu nuk ia vlen që t’i mbrosh qytetarët, jemi vend qesharak

11 Qershor 2022, 10:05Sociale TEMA

Arian Çani: Këtu nuk ia vlen që t’i mbrosh

Analisti Arian Çani, paralajmërimet e kryetarit të zgjedhur të Partisë Demokratike, Sali Berisha për nisjen e protestave të fuqishme në shtator, për të përmbysur qeverinë, e sheh si diçka të vështirë.

Ai tha se protestat mund të bëhen, duke e cilësuar si një lloj karikimi që çdo parti iu bën njerëzve të vetë, dhe si një lloj testi për ti mbajtur militantët të ndezur, apo njerëzit që nuk e duan qeverinë.

"Më duket e vështirë se protestat edhe në vendet e Europës me standarde demokratike të vërteta kanë dështuar. U bënë vite që nuk po shohim një qeveri të rrëzohet nga protestat, aq më tepër kur udhëhiqen nga parti politike.

Janë minimaliste kur janë partiake. I shërbejnë thjesht Berishës dhe opozitës për të krijuar shpresë për një të ardhme. Nuk besoj se protestat mund ta rrëzojnë, aq më tepër këtë lloj qeverie", tha Çani për MCN.

Sa i takon kërkesës së Berishës për mbështetjen e demokratëve, ndërkohë që deputeti gjerman Piter Beier tha se Berlini nuk jep mbështetjen për një opozitë që udhëhiqet nga një person non grata, Çani deklaroi se ish-kryeministri e ka të vështirë që të çajë izolimin.

"Në konjukturën e krijuar me luftën në Ukrainë, shanset e Berishës janë tmerrësisht të vogla, se nëse deri para luftës kishte disa sinjale tek tuk nga Franca se Europa mund të shihte në fund të tunelit një lloj sovraniteti ndaj amerikanëve, Europa u zhyt sërish në një lloj vasaliteti të paparë.

Do jetë shumë e vështirë që Berisha të arrijë të çajë këtë lloj rrethimi që i është bërë, do jetë gjithnjë e më shumë vasale ndaj amerikanëve. Berisha është në luftë me akrepat e orës. Për pak bën 80 vjeç, duhet vërtetë një mrekulli që të jetë aty një ditë dhe të çajë rrethimin.

Është një ëndërr e bukur. Në politikë janë rikthimet janë normale. Nuk ka kohë në politikë. Por me non gratan, shanset e tij për të çarë rrethimin janë të vogla. Por një gjë është e sigurtë, që doktori nuk heq dorë.

Nuk ka rëndësi rezultati, procesi është i rëndësishëm për të", tha ai.

Ndërsa pritjes së dy ditëve më parë në një darkë ish-ministrat e Jashtëm, përfshi edhe Ilir Meta, nëse diçka e tillë mund të shihet si armëpushim, Çani tha se nuk është më shumë se një armëpushim.

"As ambasada nuk besoj ka ndryshuar qëndrim ndaj Metës. Por një gjë është e sigurtë, Meta nuk është më Meta i parë.

Nuk besoj se do përsëris të njëjtat batuta si në kohën kur ishte në luftë me Ramën, kur u përfshi dhe ambasada. Është duke ikur nga Presidenca dhe bën planet e veta. A është vizitë rutinë? Unë besoj se jo!

A do shpallet non grata Meta? Gjithçka është e mundur. Meta ka ndryshuar strategji, ke i një Metë të ri, sa do ngjisë kjo në publik, nuk e di", u shpreh gazetari.

Sa i takon debatit në Parlament për çmimin e naftës dhe Bordin e Transparencës, ku kryeministri e pranoi se në kushte normale Bordi është një instrument komunist, por që është një mekanizëm i domosdoshëm, Çani tha se nuk beson se është as faji i opozitës, por as fuqia e Ramës për të pasur lidhje me pjesë të karburanteve.

"Mendoj se është pasiviteti i njerëzve. Flas për ata që u dhemb rritja e çmimit. Ata njerëz nuk i shoh të dalin, me përjashtim kur Adriatik Lapaj, paralajmëron se do dalë në protestë.

Po mos të thërrasë ai a do dalin më? Jemi vend qesharak! Çmimi që është në Shqipëri nuk është në vend tjetër, Rama justifikohet dhe thotë se është çmim i lartë se taksat janë të larta.

Ky është vend ku trafiqet lulëzojnë. Në një vend informal si Shqipëria ku ka trafiqe pafund, Varfëria te pompa e naftës, nuk ndihet. Paratë nuk kanë ngjyrë, shpërndahen. Vetëm kështu e shoh këtë histori.

Në një vend normal do ishin ngritur njerëzit, do bllokonin rrugët. Fakti që nuk dalin ose s’kanë problem dhe kanë lënë makina në shtëpi ata që s’kanë, para, ose ata që dalin kanë shumë para dhe nuk e kanë problem.

Sa thirri protestat Adriatik Lapaj çmimet u ulën, sa ato u ndalën, çmimet u rritën. Nuk ia vlen që t’i mbrosh qytetarët", u shpreh ai.

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama, se falë Ballkanit të Hapur nuk mungoi buka dhe mielli nga Rusia dhe prirjen për ta shfaqur veten si shpëtimtar, Çani e komentoi me fjalët se është një rolin e vetë:

"Kur thotë këtë frazë, te shqiptarët që e dëgjojnë dhe thonë, çfarë Bobi. Ai e bën këtë vetëm për të pasur këtë lloj reagimi. Kaq!

Nuk ka asnjë efekt më shumë, ai e bën se e di reagimin, fatkeqësisht janë shumë që mendojnë kështu dhe thonë se e ka seriozisht.

Rama është pokerist, nuk beson në asgjë, është bullist, është i përulur me ata që janë më të fortë se ai. Është fitues, nuk del askush që ta mundë. Është dhe i gjatë, edhe kjo ka rëndësi".

4 Komente

  1. n
    nishanlliu qe nuk ka nishan

    O koqe kanari mos u merr me keto se jane gjera te renda dhe nuk i kupton meru me ate emisionin me kurverira dhe te biesh sa me shume kurva ne emisionqe te ndjekin injorantet o njeri burdello.

    1. T
      Tirona

      Arian Cani je i pari njeri qesharak, .

      1. S
        Shqip

        Po pse nuk shkon ne gop te semes o Cani greku mutit? Je nje ushtar i dalluar i Janulles dhe Agimit te Karte.Ne djall ti o bastard dhe antishqiptaret e tjere ne kete vend.

        1. E
          Eni

          Te drejte ke Arian...shkurt hesapi nuk ka shprese ai vend....karteli Kali ......

          Lini një Përgjigje