Projekti mbi "Mbështetjen për Infrastrukturën Komunitare": Në fokus, rindërtimi apo riparimi i 3 objekteve arsimore në Durrës të dëmtuara nga tërmeti

9 Qershor 2022, 17:21Sociale TEMA

Projekti mbi "Mbështetjen për Infrastrukturën

3 objekte arsimore në Bashkinë Durrës, të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit, 2019, do të rindërtohen apo riparohen falë projektit të “Mbështetjes për Infrastrukturën Komunitare" (Community Infrastructure Support), i cili parashikon ndërhyrjen në përmirësimin e infrastrukturës së tyre.

Projekti konsiston konkretisht për: rindërtimin e Kopshtit “Isuf Ferra”, Shkozet; riparimin e Shkollës së Mesme të Bashkuar “Jusuf Hoti”, Katund i Ri; dhe riparimin e Shkollës 9-vjeçare “Zyber Sallaku” Manëz.

Rreth 740 nxënës e fëmijë do të jenë përfituesit e drejtpërdrejtë të këtij projekti, i cili ka një vlerë prej 2.3 milion Euro. Projekti financohet nga Qeveritë e Danimarkës e Mbretërisë së Bashkuar nëpërmjet Fondit për Arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe zbatohet nga UNDP Albania në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe Bashkinë Durrës.

 Bazuar në qasjet themelore të "Rindërtojmë së Bashku" dhe "Rindërtojmë më Mirë", janë zhvilluar konsultimet publike për secilin objekt arsimor në fjalë, ku nxënësit, fëmijët, mësuesit, prindërit, anëtarët e komunitetit dhe përfaqësuesit e qeverisjes qendrore e vendore janë njohur nga kompania e projektimit me variantet e ndryshme të objekteve arsimore, kanë dhanë sugjerimet e tyre për nevojat që kanë, si dhe kanë përzgjedhur variantin që përmbush më së miri kërkesat e tyre.

Nëpërmjet këtyre ndërhyrjeve të projektit mbi "Mbështetjen për Infrastrukturën Komunitare", do të garantohen mjedise më të sigurta dhe bashkohore për procesin mësimor.

 

1 Komente

  1. L
    Lymi

    Mos boni gaf! Do rindërtojm shkollat e Tironës në fillim...

    Lini një Përgjigje