Qytetarët mes trafikut dhe gjobave nga bllokimi i rrugës te Liqeni i Thatë

8 Qershor 2022, 18:10Sociale TEMA

Qytetarët mes trafikut dhe gjobave nga bllokimi i rrugës te Liqeni i

Me hapjen e kopshtit zoologjik, Bashkia Tiranë vendosi që segmenti i rrugës Liqeni i Thatë të kalojë me një drejtim lëvizjeve. Sipas bashkisë, ky vendim erdhi për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve.

Por banorët thonë se trafiku nuk është lehtësuar. Ata që jetojnë pranë kopshtit zoologjik duhet të bëjnë 6-fish më shumë rrugë për të shkuar në shtëpi.

“Jam banor te ky pallat. Duhet të bëj 2 km më tepër, kosto, trafik, stres. Është kosto shumë e madhe, trafiku është po i njëjtë, për të mos thënë më i përkeqësuar”, shprehet një banor.

Edhe bizneset ankohen se nuk u vijnë më klientë për shkak të bllokimit të rrugës

“Na prish punë se ne kemi rënie punë katër ditë-pesë ditë. Unë tani i bie rreth e rrotull të vij në biznes”, thotë pronari i një biznesi në zonë.

Bashkia Tiranë ka vendosur që në këtë segment të lejohet vetëm kalimi i mjeteve të transportit urban. Por nga vëzhgimi i Euronews Albania rezulton se përveç autobusëve, lejoheshin edhe furgonët që sjellin vizitorë në kopshtin zoologjik.

Policët qëndrojnë në hyrje të rrugës për të mos lejuar kalimin.

Shoferëve që kalojnë u hiqet patenta për tre muaj dhe gjobiten nga 5-10 mijë lekë.

“Një herë në javë mund të kaloj, ne jemi mësuar kështu në këtë mënyrë. Nuk e kuptoj këtë lloj sistemi, unë patentën e kam mjet pune”, shprehet një drejtues mjeti.

Banorët e zonës kanë nënshkruar një peticion drejtuar bashkisë dhe janë në pritje të një reagimi. Sot për sot, njëri kah i rrugës është bllokuar dhe trafiku vazhdon të jetë i rënduar.

5 Komente

  1. E
    Erion Veleshi

    Na kane care derrin e karit me keto shpikje qe bejne sumqirat

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lenci bira

      Kane te drejt se nuk dilet ne qender per te vjedhur pa benz Ketyre njerezeve duhet tu konfiskohet cdo mjet ose nafta 10 mij lek literi Tirana 5 km ta shetitesh per qef por ka 400 mij makina Edi Rama mos ke meshir bjeru

      Përgjigjjuni
      1. D
        Drejtesia

        Nje (mos)zgjidhje skandaloze nga Bashkia e Tiranes. Zgjidhja eshte pastrimi nga makinat e parkuara ne ane te rruges rruges te cilat jane shkaku i vetem i bllokimit ts trafikut. Valojini me gjoba dhe karrotrece 1 jave dhe problemi i bllokimit s'do te egzistoje me. Kthimi ne nje sens i rruges dhe lejimi i autobuzit ne te dyja senset eshte totalisht pa sens.

        Përgjigjjuni
        1. 1
          19

          Vetem kta ankohen biznesi rugacet .po u ankua populli ok por kta hajduta na plasi kari se ste vin ty njeri ne lokal.ik or malok .

          Përgjigjjuni
          1. E
            Edmond Mema

            Kush zbret nga kodra e liqenit ne rrugen e bere sens unik ne ve re dy gjera Ka 5 vjet qe mbyllja dhe grumbullimi dhe trafiku eshte drejt rrethit te kopshit zoologjik Eshte jo logjike qe kush zbret nga rruga Peti rruga eduart mano te dhkoje drejt rrethit dhe hinkes se mbytur edhe pse kane drejtimin e kundert .Per ta keqesuar situaten .PSE KY VENDIM I KUNDERT ME LOGJIKEN.????

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje