
Forcat Tokësore (FT) të Shqipërisë përdorën për herë të parë sistemet amerikane të fluturimit pa pilot (UAS), për kontrollin e zjarrit në ishullin e Sazanit.
Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtes, Niko Peleshi me anë të një statusi në median sociale, Facebook.
Aii shkruan se sistemi i fluturimit pa pilot “PUMA RQ-20B”, përveç përdorimit ushtarak, u përdor për monitorimin e vatrave të zjarrit në Sazan.
Kjo mundësi, iu ofrua Forcave të Armatosura të Shqipërisë nga SHBA-të.
“Sot kemi përdorur për herë të parë Sistemet e fluturimit pa pilot (UAS) të tipit "PUMA RQ-20B", për monitorimin e vatrave të zjarrit në Sazan (përveç përdorimit ushtarak), mundësuar për Forcën tonë Tokësore, nga partneriteti strategjik me SHBA.
Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të SHBA.
Falenderim për efektivin e mirëtrainuar të FT dhe komandantin Gjeneral Arben Kingji” shkruan Peleshi.
Kujtojmë se vetëm disa orë më parë, ministri Peleshi lajmëroi neutralizimin e vatrave të zjarrit në ishullin e Sazanit. Kjo pas një pune të pandërprerë nga toka dhe ajri dhe padyshim, ndihmës nga Greqia.
Nuk vihet presje tek titulli, o gazetashitës (se gazetarë nuk ju quaj dot..).
A kenaqsi kur ne nje fjali ka shqiperi dhe amerike. Te fala Kimetes nga Bajromi i Ramaxonit...lol
Nuk e ke idenë se sa të kënaqur jemi kur shohim SHipëri dhe SHBA në një fjali. E kam fjalën për ne shumicën patriotike të atdheut. Kështu që plasni dhe të fala plakut mere
Sakte
Jeni katandisur me breket neper kembe si shtet. Edhe shteti me i humbur ne Afrike e ka nje aeroplane per fikje zjarri. Ajo qe ndodhi ne sazan eshte nje turp per shtetin tone.
Sistemi i vrojtues sinjalizuesve de cilet u hoqen disa vite me pare solli shkaterrimin masiv dhe djegjen e pyjeve.Mos harroni se vetem kostoja e kesaj fikjeje perjashtuar demin ekologjik dhe ekonomik do te mjaftonte per te vrojtuar sinjalizuar dhe fikur qe ne fillim çdo zjarr ne tere vendin.Kudo ne bote ka roje pyjesh te pajisur me te gjitha sistemet e logjistiken e duhur.
O Pelesh karri ,s na the ndonje gje per ato pajisjet qe u gjeten ne sazan,sa per zjaret e pame vjet po e shikojme dhe sivjet qe ushtaret e shuajne me lopata ,dhe boll u mbure cdo minute per amerikanet ,nqs i do kaq shume rregulloi ndonje cupes tende se i ka ngele baca pa punuar tani