Projekti për urën Velipojë-Ulqin, Abazoviç: Nuk e di si nuk e kemi bërë më parë! Rama: Brenda korrikut do vij në Mal të Zi

8 Qershor 2022, 18:48Sociale TEMA

Projekti për urën Velipojë-Ulqin, Abazoviç: Nuk e di si

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij i Malit të Zi Dritan Abazoviç folën pasditen e sotme për projektin e urës që do të lidhë Ulqinin me Velipojë.

Gjatë fjalës së tij Abazoviç deklaroi se ky projekt do të shmangë edhe trafikun pranë Shkodrës në pikën kufitare duke qenë se kamionët do të kalojnë nga kjo anë.

Ndërsa Rama nga ana e tij nënvizoi se kjo është fryma e Ballkanit të Hapur që shmang gjithë “Tour de France” që detyroheshin të bënin qytetarët.

Edi Rama: Ky është projekti dhe si u shpjegua në gusht do përfundojmë projektin e detajuar dhe pastaj do të ulemi së bashku menjëherë, FSHZH me agjencinë tuaj kushdo qoftë ajo.. Dhe do të vijojmë punën.

Dritan Abazoviç: Jemi shumë pranë fillimit të punës konkrete. Mali i Zi ka caktuar një pjesë të fondit kushtuar urës. Ndoshta nuk do të përdoret dot këtë vit megjithatë në momentin që përfundojnë projektin e detajuar mund të nënshkruajmë memorandumin. Kjo zonë që prej fillesës së bregdetit në Ulqin mund të jetë një zonë tërheqëse turistike në të ardhmen.

Megjithatë kjo është mënyra si ne mund ta zgjidhim bllokimin e trafikut pranë Shkodrës, në pikën kufitare. Duke qenë se një pjesë e kamionëve do të kalojnë nga kjo anë. Është shumë e thjeshtë dhe shumë irracionale që dikush nuk e ka bërë më parë. 

Me këtë urë do të kemi shumë efekte pozitive në të dyja anët. Ura dëshmon që nuk jemi vetëm Ballkan i Hapur por jemi në një fazë të re të mënyrës si i kuptojmë marrëdhëniet dy palëshe. 100% keni mbështetjen time. Le të vijojmë menjëherë drejt projektit përfundimtar

Edi Rama: Kjo tashmë është e qartë sepse ekipi ka punuar. Duhet të përcjellim projektin e detajuar. Njerëzit tuaj do bëjnë një vlerësim të buxhetit. Në momentin që buxheti finalizohet. FSHZH i ka paratë. Arsyeja pse nisëm ta bënim me ta është sepse ata mund t’i transferojnë paratë për vitin tjetër pa kufizime. Më duhet të shtoj edhe diçka.

Tani po ndërtojmë rrugën turistike Shëngjin Velipojë që do ta bëjë rrugën nga Ulqini edhe deri në Shëngjin shumë të shkurtër. Zhvillim po por edhe shumë komunikim që do të përmirësohet për shkak të kësaj. Qytetarët do të vijnë dhe do të ikin pa bërë gjithë këtë Tour de France rreth e rrotull. 

Ky është vizioni juaj. Nuk duhet të grindemi kush pati idenë më të mirë por të zbatojmë këto ide. Kjo është fryma e Ballkanit të Hapur. Gjithçka tjetër që njerëzit mund të thonë nuk ka problem por kjo është fryma. Brenda korrikut do të vij të ju takoj në Mal të Zi.

16 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Nikos

    Dritan bejeni ju uren se nese e ben pala shqiptare do shkoja nga 9 milion euro ne 20 milione dhe k aper te mbaruar per 5 vjet. Sepse keta nuk kane hallin e ures , por te eurove.

    1. l
      lesh e li

      Cfare ure do bejne ata, o inatci? Atyre u kane mbetur urat dhe rruget tyre pergjysme.

    2. A
      Anita

      Nje projekt shume i bukur dhe mezi po presim qe te finalizohet sepse do te jete shume i rendesishem dhe do te lidhi dy vendet duke shkurtuar dhe kohen e udhetimit

      1. l
        lona

        Ju lumte nje projekt shume i mire marrdheniet e mira qe keni mbajtur deri tani me shume shtete te tjera kane ndikuar pozitivisht tek interesat qe kemi si shtet

        1. r
          ridi

          super investim mezi po presim finalizimi e saj per te udhetuar e perfituar reduktimin e kohes

          1. C
            Cubi

            Avash mer ridi se as fillu ska e ti mezi po pret me u perfundu!

          2. T
            Tani

            Nje ure qe do mundesoje shum me shume se thjesht lidhjen midis 2 shteteve

            1. A
              Albert

              Ky projekt eshte fantastik se do sjelle shume turiste qe kane deshire te vizitojne Velipojen dhe rruga do shkurtohet shume . Ja nje projekt fantastik fale Ballkanit te Hapur .

              1. m
                marsida

                Ura qe lidh Velipojen me Ulqinin nje projekt shum i vecante

                1. Klau

                  Nje investim i duhur per vendit tone nje projekt madheshtor

                  1. A
                    Alesio

                    Nje projekt fantastik ky per ecurine e vendeve te ballkanit urime

                    1. A
                      Arli

                      Nje investim goxha i mire.Kjo do jet nje ure qe do reduktoj shum kohe dhe do sjelle shum turista qe kane deshire te vizitojne velipojen,respekte per punen tuaj z.kryeminister

                      1. T
                        Taras Bulba

                        Vito mashtruesi ,ha se te behet gjake e dhjame ,or cecen

                        1. K
                          Klaus

                          Nje projekt qe duhej bere dhe mezi presim te perfundoje

                          1. A
                            Astrit

                            Projekt shume i rendesishem shpresoj te realizohet sa me shpejt

                            1. A
                              Ana

                              Keto projekte priten pasi per kete po punoni kaq shume qe tw beni me te lehte kalimin nga nje vend ne tjetrin dhe te forcohemi akoma me shume me kalimin e kohes fale ketyre investimeve

                              Lini një Përgjigje