Kostoja e lirë e udhëtimeve po kthehet në "makth" - Ku qëndron problemi?

10 Qershor 2022, 09:15Sociale TEMA

Kostoja e lirë e udhëtimeve po kthehet në "makth" - Ku

Të presësh tri, apo më shumë orë në aeroport për t’u nisur drejt destinacionit të planifikuar është “e lodhshme”, por normale për kompaninë e fluturimeve “Wizz Air”.

Kjo është panorama e javëve të fundit në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”, ku qindrave pasagjerëve, çmimet e lira po u kthehen në “makth”.

Interesimit të Albanian Post për gjithë situatën e krijuar, i janë përgjigjur dy qytetare shqiptare, të cilat kanë folur për eksperiencën e tyre me këtë kompani.

Njëri rast nuk i ngjan tjetrit

Mbërritja në shtetin fqinj, Itali, nuk rezultoi “e suksesshme” për shtetasen shqiptare M. Zefi, e cila kërkon t’i ruhet anonimati, por kthimi “po”.

Asaj nuk i kishte shkuar asnjë njoftim se fluturimi drejt Italisë i ishte shtyrë.

Kështu, ajo rrëfeu për gjithë sfilitjen që iu desh të kalonte për tri orë pritjeje në Aeroportin e Nënë Tereza.

“Unë qëllova me ‘fat’, sepse kishte nga ata që po prisnin edhe më shumë”, tha ajo për AP-në, duke shtuar se, “stresi ishte tepër i lartë”.

Nga ana tjetër, pasagjere Xh. Shyti flet për korrektesën e kompanisë.

“Mami shkoi tek agjencia turistike për të bërë check-in disa ditë para. Aty e patën njoftuar se nisja drejt Bologna-s ishte afruar”, tha ajo.

Sipas saj, kjo nuk është normale, pasi të të vonohet fluturimi është diçka, që edhe “mund të pranohet”, por “të të afrohet?!”.

Ajo theksoi se, nëse nuk do ta kishin njoftuar, do ta kishte humbur fluturimin.

“Fluturimi ishte për të premten në orën 19:40 dhe e kishin afruar në 14:55 – pa lajmëruar njeri dhe pa dërguar një e-mail më së paku”, vijoi Shyti.

Ku qëndron ngërçi?

Albanian Post tentoi të kuptonte se ku qëndron ngërçi i vonesave, shtyrjeve të fluturimit, apo anulimeve.

Një stjuard, i punësuar pranë kompanisë “Wizz Air” – pranoi të fliste vetëm në kushte anonimati – tha se një ndër arsyet për sa më sipër vjen prej pronotimeve drejt Italisë, të cilat janë shumë “të larta”.

Sipas tij, problematikat më të theksuara vihen re te linjat ajrore Shqipëri-Itali dhe anasjelltas.

Shpesh pasagjerët vonojnë teksa akomodohen, duke “krijuar kaos brenda avionit”.

“Pasagjerët vijnë edhe rrinë shumë kohë, duke parë se në cilin rresht janë”, tha stjuard, i cili shtoi se, “ata vonohen për të vendosur valixhet në kabinë – të paktën 10-15 minuta i ka këto vonesa çdo sektor ”.

Përveç kësaj problematike, vijoi ai arsyetimin, ka shumë fluturime, të cilat nuk janë “full flight”.

Këtë të fundit e lidhi me faktin se avionët nuk janë plot për disa shtete të ndryshme dhe “full” për Italinë.

Kjo krijon edhe vakumin, apo mungesën e avionëve shpeshherë, sipas tij.

Vonesat nga shkaqe më të ndryshmet…

Ndër të tjera, stjuardi ka listuar edhe disa “arsye” përse ndodhin vonesat.

“Krijohen vonesa edhe për shkak të shkallëve për të zbritur njerëzit”.

Kjo e fundit jo për fajin e pasagjerëve, siç la të kuptohej ai, por se, “personat e autorizuar për të sjellë shkallët vonojnë. Madje, ka raste që nuk i vendosin si duhet”.

“Në raste shumë të rralla ka ndodhur dhe ndonjëherë që ka pasur probleme me kondicionerin”, këtu ai përmendi rastin që ka ndodhur para ca ditësh, ku në mediat sociale pasagjerët publikuan video që shihej kaosi i krijuar brenda avionit.

Në përfundim, ai theksoi sërish se kjo e fundit ka ndodhur në raste “shumë shumë të rralla dhe, në këtë mënyrë, pasagjerët zbresin nga avioni, dhe kjo shkakton vonesa për fluturimet e tjera që vijnë më pas”.

Edhe në një artikull të Deutsche Welle, vonesat në shumë aeroporte, lidheshin kryesisht me ngarkesën dhe stafin e mangët, mirëpo sipas verifikimeve në skedulin e fluturimeve të Rinasit, nisje-mbërritje, rezulton se ajo që ndodh me Wizz Air, nuk ndodh me kompanitë e tjera të cilat nuk kanë vonesa apo anulime fluturimesh.

Operimi i kompanisë Wizz Air në Shqipëri

Kjo kompani nisi operimin për destinacionet dhe për nga Shqipëria më 1 maj të këtij viti.

Do të ishte ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila më 9 shkurt do të njoftonte një nga vendimet e mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

“Kompania Wizz Air dhe disa të tjera”, tha ajo, “janë angazhuar që, duke nisur nga data 1 maj të rrisin numrin e fluturimeve në javë”.

Balluku asokohe njoftoi se Shqipëria, tre vitet e fundit ka bërë hapa të mëdhenj në fushën e aviacionit, duke nisur me ndërtimin dhe hapjen e aeroportit të dytë në Kukës, i cili tani është funksional.

Sipas saj, VKM-ja do t’i jepte mundësi Autoritetit të Aviacionit Civil që të ndiqte nga afër të gjithë operatorët që ofrojnë shërbimet e aviacionit civil.

Kujtojmë se kufizimet e COVID-19 tashmë janë hequr totalisht nga shtetet. Ndoshta kjo ka sjellë një fluks shumë të lartë turistësh dhe pasagjerësh, të cilët pas dy vitesh të bllokuar duket që planifikojnë të udhëtojnë jashtë vendit.

Pritet nëse – siç parashikon dhe ligji – do të ketë reagim nga Aviacioni Civil i vendit tonë për të ndërhyrë në këtë “makth”, që ka kapluar qytetarët, që po pronotojnë fluturimet dhe ata që kanë “frikë” ta ndërmarrin një hap të tillë.

20 Komente

  1. M
    Muco

    Wizz air kompani e qelbur

    1. S
      Sunitet nuk bejne shtet, lloji i kafshes.....

      Probleme dhe haos!? Aspak, gjona normale per nje hale islamikesh..... gezuar ramazonin.

    2. r
      romi

      Kjo pune e vonesave eshte rutine e perditeshme sa qe ja kane kaluar vonesave te autobuzeve urban.... Arsyet qe renditen ne shkrim jane qesharake dhe te pa pergjegjeshme si kjo, vonohen shkallet.... O Zot cfar behet, po istancat perkatese cfar bejne, po shtet a ka..!!??

      1. r
        realist

        Shteti nuk ka lidhje fare , eshte gjithcka private .

        1. A
          Ani

          E more rrogen sot pa merak...shteti me ligj per aviacionin Civil nese kto vonesa kthehen ne makth per njerezit I heq licensen wizzit ...kaq...trap...te fala Krislen Kerit.....yllit te wizzit Kompanie me katastrofe

      2. g
        goni

        kesaj si ka shkuar njoftim sepse kjo e ka bere me agjensi dhe agjensia se ka pare te arsyeshme te njoftoje klientet ...vonesa ka dhe kjo smund t emohohet por wizz air te njofton me email dhe me sms ,dhe ketu flas nga eksperienca personale . kur blini bileta me 30 euro mos prisni sherbime premium o zoterinj po thoni faleminderit qe jane se pa to do kishit paguar bileta nga 500 euro dhe do udhetoniuit shume me pak si per qejf ashtu edhe tek te afermit tuaj .....

        1. R
          Rebus

          Bravo Goni,se ti pret bileta per bordello o gomar! Sipas teje i bije qe edhe sherbimet ne bote te jene korrekte sipas cmimeve? Ku e gjen kete llogjike pederastesh ti o plehre e ndyre!?

        2. H
          Hasani nga Kucova

          Po ju doni edhe lirē edhe mirē ?!

          1. b
            bimi

            Problemi qendron se Rinasin e menxhon Kastrati , injoranti nga Hasi qe ka marre ne pune gjithe te pa shkollet nga zona e vet qe nuk dine te hapin as kompjuterin ,keshtu eshte kur gjithshka i jepet injoranteve .

            1. a
              altin

              ka gjasa te jete e vertete ....

              1. S
                Salih

                100% e vertete...nuk gjen njerez mè idiotè...

                1. Z
                  Zen

                  E sakte E ka bo aeroportin si mejhane kasolle kasolle pa salle pushimiz e pa parking vetem kioska me kafe dhe makina qe parkahoen kaladibrance njena mbi tjetren. Ka fillu me bo edhe nje shtese terminali qe ngirhet mbi terminalin kryesor me dizajn krejt tjeter. Pune halesh shqiptare.

                2. R
                  Realisti

                  Nuk e kuptoj se si ka mundesi qe keta njerez nuk jane njoftuar. Nese ti ble bilete me Wizzair, nese dicka ndryshon paraprakisht, ti merr nje email qe nderron orari i caktuar dhe madje te ofrohet ose nderrimi i dates se fluturimit falas (nese nuk pranon ndryshimin e parashikuar) ose ne rast me ekstrem edhe rimbursimi. Kjo me ka ndodhur disa here, ama gjithmone jam njoftuar me email. Nga ana tjeter ka nje problem qe aeroportet italiane dhe Rinasi jone jane skandalozisht te parregullt, prandaj edhe shumica derrmuese e vonesave ndodhin ne drejtim te ketyre aeroporteve dhe jo psh ne DE, UK SV ose destinacione te tjera te Wizzair.

                  1. P
                    Parruca

                    Arsyet qe japin per vonesat jane sa qesharake dhe cinike. Arsyeja kryesore eshte qe kane me pak avione se sa duhen. Ne oren zyrtare te fluturimit avioni nuk eshte akoma ne piste, qe do te thote qe ka bere nje fluturimi tjeter diku. Orkestrimin e flotes e kane bere me marzha shume te vogla vonese, keshtuqe nje cerek ore vonese per arsyet qe thone ata, krijon vonese akoma me te madhe ne aeroportin ku do beje fluturimin e rradhes avioni. Vonesat mblidhen me efektin ortek dhe ne finale gjenden me vonesa nga 3-4 ore. Por sic thote fjala e urte: I lire eshte plendsi!

                    1. a
                      arion

                      absolutisht e vertete ,nje avion wizz ben te pakten 3 destinacione brenda dites njeri po ju vonua i shkojne zinxhir gjithe te tjeret qe ndjekin ....

                    2. p
                      popull per tu mjel der në palcë, se sflasin.

                      po me Ernest Fly, e mbani mend si vajti puna?? keshtu filloi, me vonesa gjasme, pastaje shtyrje fluturimi, e me pas me anullim. shiti bileta "ne ajer" e mblodhi 3 muaj leke, nderkohe që sbente dot fluturime, pasi ishte pa leje fluturimi, i kishte skaduar, dhe autoriteti Italjan se linte te fluturonte, nderkohe qe vendi i qelbur me emrin shqiperi.....vazhdonte shiste biletat. Miliarda lek, dhe pa asnje ndeshkim. E nderkohe, shqiptaret "trima" i kerkonin hesap aeroportit Malpensa ne itali.

                      1. d
                        daku

                        keshtu do perfundoi dhe wizzair..pa merak. me shqiptaret per shqiptaret..para shqiptaret. Rrnoft naltmadhnia dhe vendi i tij plot me hajdut

                        1. T
                          Thjesht shqip

                          Sa shume jeni shtuar ju bukeshkelurit more trim. Ik o koqe kandari ha ndonje pjate makarona e mos komento nese te vjen turp qe je shqiptar e shan vendin tend, kokerr legeni.

                        2. A
                          Anonim

                          Na esht ber kastrati si putini, esht e vertet vonesa te papara mir te medhenjt po femijet nuk mund te durojn vonesat plus dhe agjensit kur presim biletat nuk i njoftojn qytetaret per vonesat se e din mir kan 20 vite me kete pun , jam dakort me dike ne koment kur thot e ka mar injoranca ne dor pa paragjykuar nga esht por esht e vertet qe jan injorant komplet , me ndodhi kur do udhetoja nje or per te gjet emrin ne sistem ku nuk ka lidhje se me shum se 5 minuta nuk duhet te vonohesh per ta gjet se me vfar avioni dhe destinacionin qe do shkosh , po te jesh ne aeroportin e norvegjis nje rregull i pa par e mora shembull se kam shkuar kurse ketu rrumpalla komplet esjt per te ardh keq se shum reklam por asnje sherbim ,ven neper vende pune njerezit me mik dhe injorant me diploma te blera , kjo ndodh ne aeroport , ne institucione dhe kudo me njerez te paaft.

                          1. T
                            Taulant

                            Po pse mor frymore jeni kaq negativist. Krahasoheni gjendjen dhe cmimet e fluturimeve qofte edhe nje vit me pare dhe tani! Fluturimet nga Rinasi jane trefishuar , po ashtu edhe destinacionet, por me kryesorja cmimet shume te lira te biletave. Valle kaq qorra te jeni qe nuk shikoni ndryshimin? Po shpellari, shpellar ngelet sido dhe kudo qa cosh!

                            Lini një Përgjigje