Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet për produktet ushqimore bazë.
Në vendim thuhet se, 1kg miell duhet t’i ofrohen konsumatorit familjar në markete me çmime jo më të larta se 90 lekë.
Ndërkohë për orizin kokërrgjatë është përcaktuar një çmim tavan prej 101 lekë/kg, kurse për sheqerin çmimi është 104 lekë/kg.
Për vajin e lulediellit, Bordi thotë se për shkak se operatorë të ndryshëm kanë diferenca të ndjeshme në çmimet e blerjes në import, nuk ka aplikuar çmim tavan.
Nga ana tjetër është përcaktuar se marzhi tavan i tregtimit të shitjes me shumicë të vajit të lulediellit nga importuesi është 35 lekë/litër mbi koston e importit dhe detyrimet e paguara në doganë.
Bord Transparence ..........aha behet fjala per ushqime....lol
Shumë mirë z.Rama, që vazhdon e mbron shqiptarët.Por një pyetje kisha, mirë me orizin kokërr gjatë,por me orizerat e tjerë di gjë?Jo për gjë,po ky i gjati,ka tre luaj që është zhdukur pa lënë gjurmë.