Rehabilitimi i të kthyerve nga “Kampet e Ferrit” në Siri

14 Qershor 2022, 15:46Sociale TEMA

Rehabilitimi i të kthyerve nga “Kampet e Ferrit” në Siri

Rreth 40 gra dhe fëmijë shqiptarë të riatdhesuar kryesisht nga kampi i Al-Hol në Siri janë nënshtruar një procesi rehabilitimi, për të qenë pjesë e jetës sociale dhe ekonomike të vendit.


Sfidat e shoqërisë civile kanë qenë të mëdha, por rezultatet kanë qenë të frytshme. Në ambientet e bashkisë së Tiranës, aktorët pjesëmarrës në këtë proces ndan eksperiencat dhe detyrat e tyre të ardhshme për këtë mision jo të lehtë.

Procesi i rehabilitimit ka përfshirë dhe deradikalizimin e grave. Procesin e riintegrimit të shqiptarëve të kthyer nga lufta në Siri e sheh me optimizëm edhe Sefano Monservisi, kryetar i Fondit Global të Angazhimit të Komunitetit dhe Qëndresës.


“E veçanta e Shqipërisë është se ka një numër të vogël të personave që po trajtohen për tu ri-integruar. janë rreth 40-45 persona, por njëkohësisht mund të themi që Shqipëria është kthyer në model në Ballkanin Perëndimor pasi po e trajton rehabilitimin dhe ri-integrimin në nivel kombëtar, vendor dhe gjithashtu në rrafshin e shoqërisë civile”, tha Stefano Monservisi.

Mbi 100 qytetarë shqiptarë u larguan drejt Sirisë në vitet 2012-2014 dhe u bënë pjesë e konfliktit të armatosur, fillimisht përkrah frontit Al-Nusra të Al-Qaedës dhe më pas në organizatën terroriste ISIS. Mes tyre ishin edhe mbi 13 gra dhe 31 fëmijë.  Në fundin e muajit të shkuar u riatdhesuan 4 gra dhe 9 fëmijë të tjerë nga kampet në Siri.

Lini një Përgjigje